Ylli Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të ligj, të korruptuar, mafiozë, oligarkë, borgjezë. Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe...

26 Gusht 2025, 17:25Politika TEMA
Ylli Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të ligj, të

Ylli Manjani thotë se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Por sipas tij, me këtë opozitë, kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Problemi është ç'do bëhet, jo kush do e bëjë!

*****

Shumë muaj më parë se të fillonte fushata zgjedhore, fushatë i thënçin, shpreha pikpamjen se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Kisha e kam parasysh një të djathtë që:

1. Ti lërë më shumë para në xhep njerëzve, veçanërisht sipërmarrëave.

2. Të marrë nën mbrojtje të fortë ligjore e shtetërore çdo mbajtës të një NIPTI.

3.  Të shpallë Shqipërinë një zonë të lirë investimi.

4. Të krijojë një ekonomi të matshme strikt mbi baza prodhimi dhe jo thjesht konsumi.

5. Të marrë nën mbrotje të shenjtën pronë private.

6. Të vendosë paprekshmërinë e lirive dhe të drejtave themelore.

7. Të ndërtojë një shtet shërbëtor dhe me pushtete të ndara.

Shkurt na duhet një qeverisje që të bazojë shtetin e fortë mbi shqiptarin e fortë, të pasur, të lirë e me dinjitet.

Për fat të keq e djathta jonë e ka humbur këtë kurs politik dhe ideologjik. Ajo sheh vetëm shqiptarë të ligj, të korruptuar, mafiozë, oligarkë, borgjezë.

Ndërkohë e majta vijon të qeverisë, në habitatin e saj të taksave të larta, të marrjes së parave njerëzve e biznesve, të mbrotjes së publikes mbi çdo pronë private, të sanksioneve të rrepta në vend të masave efektive...

Por ne kemi nevojë për të djathtën, jo detyrimisht për atë që në Shqipëri vetquhet e djathtë.

Nejse, kur mendoj se e vetëquajtura e djathtë ndërpreu fushatën për t'i uruar paradhënie ditëlindjen shefes së kabinetit të Trumpit si qokë për LaCivitën, them se meritojmë këtë qeverisje që kemi.

Por që kemi nevojë për një koncept politik e qeverisës të djathtë, kemi që çke me të. Mbetet që të ndryshojë kurs politik Rama, se s’ka gjë tjetër vërdallë...”, shkruan Manjani.

11 Komente

  1. L
    Likja

    Gjynah që ka shkuar dëm , një qeros si puna e këtij Manjanit !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Po kta mutër, ë? Po nëse nuk të pëlqen Manjani, shko lexo Pim Qekën, Fred Lelën, Bled Kokën dhe kënaquni...... . Tani, o Ylli, nuk e kuptoj pse nuk do një të djathtë, me Shqipëria një euro!? Dhe pronën e shënjtë e shënjtërojnë shokët e Xenit dhe ndonjë si anëtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, serbi Damir Fazlliç...... Si u tha socialistëve Berisha në parlament?....--- Qepeni, se ua solla Fazlliçin këtu në parlament!..... - Naa pordhët socialistat, nga shtatë?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E djathta = komunisto spiunet

        O Manja, Rama eshte i djathte, prandaj nuk ka vend per tjeter te djathen ne Albani. Emri i te djathtex u keqperdor nga komunistet dhe spiunet e sigurimit. Ka mbaruar ajo pune!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          "Likja". Manjani është kush është dhe mua kurrë nuk më ka pëlqyer por këtu ka të drejtë, jepi hakun.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          O bo bo o Ylli Manjani. Po tani ku do futesh nga Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Do te te shpallim te shitur tek Rama. Që nuk pjerdh per Saliun kete e dimë, por Andi Bushati dhe Lubonja janë te rrezikshëm. Qysh e more guximin dhe u shave njeriun qe u paguan rrogat? Qysh ta nxori goja gjithë ate llaf ta quash opozitën e Saliut "gjoja te djathtë"? Por ata katunarë qe mban Saliu nga mbrapa që kujtojne se janë antikomunistë? Qysh ta nxori goja t'u thuash qe janë bërë me Partine Komunistë Nr 2?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            PD me ne krye Saliun shef veten ne pasqyre dhe i duket se te gjithe jane si ata, te ndryre.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi

              Shqiperia hyne pak a shume tek 60 vendet myslimane...ke pare ti ndonje nga vende (myslimane) te jrte nje vend i tille Demokrat qe te jete Shqiperia....jo jo jo jo......atehere pse lodhemi...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tinto Brass

                Ka dhe bythqira si puna jote qe i shohin te PD

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Universi shpresa ime

                  Vetëm të djadht nuk ka në politikën shqiptare. Hahahaha. Ujku ujku. Çakalli bën kërdin

                  Përgjigjjuni
                  1. Çohu diktator nga varri se ka ardhur Pilinçi

                    O Ylli oI lajthitur po hyne ne grupin e Pilinçit Berrishes .....com. E djathta ngre taksat e majta ul taksat si parim...... Nuk ka te djathte Shqiperia eshte difekt historik eshte pasi kemi kaluar nga rendi feudal ne nje rend pseudo komunizem enverist , kur duhesh qe nga rendi feudal te kalonim ne rendin borgjeze ku krijohesh nje grupim te pasurish te cilet trashegonin kulturen e prônes religion..... Me i pasuri ne Shqiperi ka qene Beu qe posedonte disa toka moçalore dhe i thoshte fshatarit , puno token dhe me jep mua nje pjese grure veze qumeshtin mishe..... Nuk e kane shqiptaret kulturen e prônes . - Te rroje diktatori qe beri shtete shqiptar qe thau keneta qe sot po shfrytezohen per plazhe, eshte mérite e tij . - Te rroje diktatori qe ndertoje hidrocentrale sexsot keni drita . - Te rroje diktatori qe sot keni spitale se vdisnin njerzit nga morri kuq pasi nuk kishin sapune te laheshin . - Te rroje diktatori qe ndertoje université se nuk kishit shkolla. - Te rroje diktatori e mori Shqiperin me 800 mije banore dhe e la 3 milione. - Te rroje diktatori qe ndertoje ushtri polici gjykate uzina fabrika rruge hekurudha. - Diktatori per 40 vjet ndertoje gjitheçka ndersa keta per 35 vjet shkateruan gjitheçka . - Mos me merni per Enveriste pasi kam qene i persekutuar i rregjimit por nese do themi te verteten diktatori ka bere per Shqiperine me shume se te gjithe politika et se nga krijimi shtetit. - Krahasoni sot femijet e diktatorit dhe femijet e Berrishes .....une nuk kam lexuar qe femijet e diktatoreve te kene qene te varfer. - Shqiperin e beri diktatori Hoxha dhe e shkateroje ( demokrati ) Berrisha.... - Te vrasesh njerez ne boulevard dhe te mos denohesh haaaaa çohu diktator nga varri .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Muzaka i Ri

                      Po këta palaço e paten qeverisjen dhe ja dhane Shqiperinë 1 Euro Fazlliçit. Kurumit, e dreqit me të birë. Apo e djathta e ka politike që nga 1939 më mirë të të q....jë i huaji se i vendit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje