“Beteja e Berishës, justifikimi i humbjes”, Meçe: Në Parlament do të hyjë me strategjinë e zhurmës

26 Gusht 2025, 13:54Politika TEMA
“Beteja e Berishës, justifikimi i humbjes”, Meçe:

Analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet më të fundit në opozitë, duke theksuar se strategjia politike e Sali Berishës është e përqendruar tek justifikimi i humbjes dhe prodhimi i zhurmës.

Sipas tij, Berisha nuk synon më fitoren, por ruajtjen e një ndikimi të vetëm personal në të djathtën shqiptare.

Meçe thekson në një intervistë për “News Line” në ABC News se opozita ka dështuar të paraqitet si një alternativë reale për qytetarët dhe se veprimet aktuale nuk i shërbejnë ndërtimit të një opozite funksionale, por vetëm tensionimit të qëllimshëm të skenës politike.

“Justifikimi i humbjes është e gjithë beteja e Berishës. Doktorit i intereson që të justifikojë humbjen. Ajo që është më kryesorja është e nesërmja se çfarë parlamenti do të kemi.

Strategjia e Berishës është që të prodhojë sa më shumë gjëra për të prodhuar një opozitë që nuk vjen vetëm nga Berisha. Situata politike është ‘pro-Rama’, ‘anti-Rama’, nuk ka anë tjetër. Pritshmëria më pozitive është që t’u jepet hapësirë këtyre partive që t’u jepet terren. Por, pse Berisha po krijon këto grupe?!

Berisha edhe kur nuk është në Parlament dhe e ke në televizor për gati 6 orë. Berisha e ka pasur gjithmonë të njëjtën strategji. Berisha e ka pasur gjithmonë të njëjtën strategji, çdo opozitë të re e ka neutralizuar për të qenë e vetmja frymë e djathtë në Shqipëri. Por, cila do të jetë strategjia e Berishës në parlament?! Unë mendoj se Berisha nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm se të bëjë rrëmujë në Parlament. Do të vazhdojnë që të kërkojnë komisione nga më absurdet.

Asnjëherë opozita nuk u ngrit në një perceptim që qytetari ta shihte si zgjidhjen e probleme të tij, ky ishte dhe shkaku që opozita nuk fitoi kurrë. PD asnjëherë nuk u prodhua si një alternativë zgjidhje. Kërkojnë të marrin fitoren në tavolinë, por nuk funksionon kështu. Duan të fitojnë nëpërmjet zhurmës. Farsa e Berishës ra dhe nuk ka qytetar në Shqipëri që ta besojë atë”, tha Meçe.

7 Komente

  1. F
    Frenk

    Po mo po ashtu është, por ka akoma gomar që i shkojnë mbrapa ketij përbindëshi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufiiiiiiiii ilaçet mos i harro

      Mos u béni te marré mendesh , nese Bufi pranone zgjedhjet ka pranuar humbjen , nese pranone humbjen duhet te largohet sipas statusit....per te qendruar ivfut nje genjeshter , u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest madheshtore dhe Vrenozet e PD e hane ...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sigurimsi mece mecaj

        Ky eshte njelloj si Berisha, ky mece mecaj apo sali salihi... Spiun sigurimsa bytheqire.... Pse nuk ke bythe ti kerkosh qerimin nga PD Sali sigurimso agjentit? Se te nxjerr dosjen origjinale ai, se ia ka dhene ramizi te gjitha dhe i keqperdor....!!! Ik o mece lepiji bythen sales e bolet rames... Skile sigurimi...

        Përgjigjjuni
        1. U
          UNE

          Farsë pa farzë, pa qi nanen Shiqere unë i besoj gjigandit rracë-qirë Viçikadolas-Pukjan-Kosvar që ju qi Shiqerja në arë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lulëzimit që fle gjumë .

            Strategjinë dhe taktikën që po përdor Saliu , për të arritur atë që kërkon , vetëm budallenjtë që e ndjekin nuk e kuptojnë ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë . Megjithatë i paçin hajrin , 16 vjet në opozitë u a ka siguruar dhe po vazhdoi kështu edhe 2029 e kanë të garantuar . Manovra e Saliut për të mos njohur zgjedhjet , bëhet vetëm për të mos dorëzuar karriken e kryetarit , sipas rregullit që ka vendosur vetë . Po si përherë ky lugat , bën si i leverdis me rregullat e partisë , pasi e ka pronë private dhe nuk ka forcë që ta kundërshtojë kush . Grupi i deputetëve dhe kryesia e partisë janë garda mbrojtëse e tij .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli nuk flinte por

              Lulin e vinin ne gjume.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Toni

              Toni montana( al pacino)thoshte; komuniset i vras pa leke... (su arrite nje gje e tille) te pakten shqiptaret e denojne( shumica) duke mos i dhene voten ketije skarafaxhiii..!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje