Spiropali letër mirënjohjeje për Presidentin Zelensky: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë krah Ukrainës

25 Gusht 2025, 19:42Politika TEMA
Spiropali letër mirënjohjeje për Presidentin Zelensky:

Në një letër drejtuar kreut të shtetit ukrainas, Spiropali thekson se ky vlerësim është një shenjë respekti ndaj qëndrimit të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës në një kohë të vështirë.

“Ky qëndrim buron nga zemra e çdo qytetari shqiptar, nga besimi ynë tek liria, dinjiteti dhe e drejta e një kombi për të jetuar i pavarur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tij,” shkruan Spiropali.

Ajo rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe të gjithë aleatët demokratikë, në përpjekjet për ndalimin e luftës dhe arritjen e paqes.

“Uroj dhe besoj vendosmërisht se shumë shpejt do të festojmë fitoren e plotë të Ukrainës ndaj agresorit,” përmbyll ajo mesazhin për Zelensky.

Nëpërmjet letrës së postuar në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “e përjetova me mirënjohje dhe emocion nderin e lartë të “Urdhrit Shën Olga, Klasi i Parë, që është akorduar nga Shkëlqesia Juaj, Ditën e Pavarësisë së Ukrainës”.

“Ky vlerësim në emrin tim është mbi të gjitha shenjë respekti për kontributin dhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë krah Ukrainës në këtë kohë të vështirë”.

“Populli shqiptar, Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë kanë qenë dhe mbeten të bashkuar e të vendosur në mbështetje të Ukrainës. Ky qëndrim buron nga zemra e çdo qytetari shqiptar, nga besimi ynë tek liria, dinjiteti dhe e drejta e një kombi për të jetuar i pavarur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tij”, shkruan Spiropali.

Gjithash Spiropali shkruan se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një zë i qartë e i fuqishëm në mbrojtje të parimeve dhe vlerave demokratike euroatlantike.

“Ne do të vijojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, ashtu si deri tani. Do të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Presidentit të SHBA-së, udhëheqësve europianë, NATO-s dhe botës demokratike për ndalimin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë”, shkruan Spiropali.

“Ju falënderoj për nderin e jashtëzakonshëm. Uroj dhe besoj vendosmërisht se shumë shpejt do të festojmë fitoren e plotë të Ukrainës ndaj agresorit”, e përmbyll reagimin kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

3 Komente

  1. D
    Diaspora

    Ty do te te dergojme ne lufte per mbrojtjen e Ukraines. Lere Shqiperine ne hallet e veta e plaget e veta qe ja shkaktuat ju te pa din e iman!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një banor I Tiranës

      Cilat janë plagët e Shqipërisë , more rrotë kari ? Kanë lojtur nga mendtë 12 milion turistë , që vizitojnë një "vënd me plagë " , sipas kokës tënde bosh ? Rri atje ku je e mos e sill kokën më në Shqipëri . Legen .

      Përgjigjjuni
    2. U
      Universi shpresa ime

      Trista me çanta shpine. 7 euro pilaf me Mish ndaj vijn.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje