Për gati dy vite Adriatik Lapaj erdhi vërdallë Shqipërisë duke promovuar garën. Edhe në zgjedhjet e 11 Majit ai promovoi skemën e familjarëve si garanci që mandatin do ta merrte lista e hapur. Madje edhe kur nisi konflikti me Endrit Shabanin, argumenti i Lapajt ishte se lufta e tij ishte për parimet. Ai zotohej se nuk po luftonte për mandatin e tij, por për listën e hapur.
Mirëpo sot ai i suprizoi të gjithë dhe i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që mandati të mos i shkonte listës së hapur, por t’ia jepte motrës së tij Kleana Xhuveli, e cila ishte futur në listën e mbyllur si garanci.
Pyetja tani shtrohet: Me çfarë guximi Lapaj i kërkoi Kolegjit që t’ia kalonte mandatin motrës së tij, ndërkohe që votuesit nuk kanë votuar për të, por për kandidatët e listës së hapur?
Kjo është hera e dytë në keto zgjedhje që Lapaj dredhon nga ajo që ka premtuar publikisht. Publiku ende i ka të freskëta zotimet e tij se po të merrnin një mandat ai do të jepte dorëheqjen, pasi ai nuk po luftonte për një karrige deputeti…
Tani mbetet për t’u sqaruar nëse ai i ka gënjyer votuesit me vetëdije, duke ndjekur modelin e Sali Berishës, apo dikush po sillet si pronar i mandatit të tij dhe po e pengon të mbajë premtimet?/ Nga Ardit Rada
Akoma merreni me këtë llapaqen, me këtë njeri të paskrupullt dhe tashmë të harruar.
Tiku , i partisë anonime , është nga ata tipa që të parët tanë i kishin etiketuar me shprehjen “shtati fyell e mendja në diell” . Me veprimet që po bën tani që ju dogj filmi , tregon se është një populist karagjoz i stisur , (fjalë që Tiku e kupton) po nuk e di se nga kush . Përvoja e zanatit të tij së tij si avokat sekser , ka bërë që të punojë gjithnjë për vete , nuk njeh punën në komunitet e aq më pak në parti politike , prandaj i doli boja shpejt dhe mos mundohet të merret më me këtë zanat , se pësoi një dështim spektakolar .
E kuptoni ju apo jo?! Tik Llapaqeni Saliut nuk ka asnje ndryshim nga ai,kopja me e shemtuar e gerdalles politike te Vicidolit.
U ! Je i sakte.