Nga opozita në pushtet! Demokratët që iu bashkuan socialistëve në Vlorë, Deromemaj hapi rrugën e “eksodit blu”

24 Gusht 2025, 20:33Politika TEMA

Nga opozita në pushtet! Demokratët që iu bashkuan

Largimi i Genc Deromemajt nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij në krye të Kadastrës së Vlorës bëri jo pak bujë.

Ish-kreu u degës së PD-së në Vlorë dhe pjesë e subjektit opozitar që prej vitit 2002, braktisi partinë e tij për postin drejtues në Kadastër, që iu besua pak javë më parë.

Por, një hulumtim i Top Channel zbulon se rrjedhjet nga Partia Demokratike e Vlorës janë të shumta. Figura të larta të PD-së, me kontribut të gjatë në parti, tashmë kanë ikur.

Zamira Sinaj, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës gjatë kohës kur ky subjekt ishte në pushtet, tashmë është bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur edhe deputete në parlamentin e ardhshëm. Për më tepër Sinaj më 11 Maj ishte në listën e sigurt të PS-së.

Edhe shumë emra të tjerë, që kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike, sot janë bërë pjesë e administratës publike, të drejtuar nga socialistët. Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës, Klea Lalo, vjen nga radhët e demokratëve, ashtu si edhe tre këshilltarët e kryebashkiakut socialist, Ermal Dredha: Sokol Kuçi, Erdet Mandi dhe Saimir Haxhiu. Po ashtu, Spitali i Vlorës drejtohet nga një ish-demokrate, Julinda Çuni, ndërsa Tatimet nga Bled Taushani, dikur pjesë e strukturave të PD-së.

Për kreun e Partisë Demokratike në Vlorë, Hysni Sharra, emërimi i demokratëve në poste drejtuese ka qenë zgjedhje e vetë atyre.

Rrjedhjet nga Partia Demokratike u komentuan dhe nga ish-kreu i degës së Vlorës, kandidat në listat e mbyllura më 11 Maj, por që nuk mundi të fitonte mandat, Atird Hoxha, i cili i sheh ikjet si plan të Ramës për të dobësuar PD-në.

Vlora njihet si një bastion i majtë, që në çdo cikël zgjedhor ja ka besuar qeverisjen Partisë Socialiste.

Demokratët që morën poste drejtuese në Vlorë

Genc Deromemaj – Drejtor i Kadastrës

Zamira Sinaj – Deputete e PS

Klea Lalo – Nënkryetare e Bashkisë Vlorë

Kozma Mali – Drejtor i Financave në Bashki

Sokol Kuçi – Këshilltar i Kryetarit

Erdet Mandi – Këshilltar i Kryetarit

Saimir Haxhiu – Këshilltar i Kryetarit

Bled Taushani – Drejtor i Tatimeve

Julinda Çuni – Drejtoreshë e Spitalit

17 Komente

  1. M
    Munika

    Bravo ju qofte! PD eshte partri e marre peng e mè qe kufoma nuk e leshon, I duhet bere muti. Kjo duhet te ndidhe edhe ne Tirane, ndryshe nuk hiqen pengmarresit.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrataxhiu revolucionar, djeg goma e ha bar

      Shqiperia ka me rendesi se partite e partickat familjare apo klanore. Shqiperia ka objektiv BE ne, dhe duhet te jemi te GJITHE BASHKE e te kontribuojme te gjithe. Ka edhe KUSHTE te qarta nga BE, pikerisht per kete. Te rrijne e ti sherbejne nje partie te UZURPUAR, te privatizuar nga familje NON GRATA, per qellime CINIKE, apo t'i bashkohen kauzes se te gjithe shqiptareve me objektiv te qarte... Shqiperia ne BE me 2030?! KJO ESHTE CESHTJA, ky eshte THELBI. Koha ecen me shpejt se revolucioni FANTAZEM i PD, qe rri larg ne horizont, por largohet sa here i afrohemi. Shkoi per SKRAP Lsi, po shkon edhe Pd. Pa opozite Shqiperine e lane kryetaret mafioze kapoklan, qe pasuruan vetem familjet e tyre e klanet qe u sherbejne e lepihen si VEMJE. Ne keto kushte, hyrja ne BE eshte thjesht nje mrekulli per Shqiperine.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zabiti

      E bëri mut Rama PD-në . Në të sëmës po venë të gjithë demokarët .

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        S diskutohet njerez pa dinjitet dhe karakter ,keshtu jane ne shtepi dhe ne jete ,e dinin qe me Berishen as kishen per te ardhe ndonjehere ne pushtet dhe thane hajde te vjedhim dhe ne se po vjedh gjithe rilindja .Dhe kete ender ju a ploteson me se miri Rahmut haleja

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kasapi

          Haleja e pidhit të satëme , mut me yje .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            E turpshme!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Alfred

            Ky eshte tregues se "fara" demokrate ne Vlore eshte e modifikuar gjenetikisht! Fara e vertete demokrate nuk mbin ne ate truall! Atje ka vetem sllavo-komuniste!!! Dhe mercenare ne PD!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laura

              Per cilen opozite flisni? Flisni per militante me mire.Shpresojme qe se shpejti te flitet per punesim te profesionistave e qytetareve te mire e te ndershem e jo me permilitante. Ka gati nje vit qe ndjek podkastin e zotit kryeminister. Me qelloi re shoh dhe grupin e te rinjve te Vlores. Me kishte marre malli te degjoja thwksin Vlonjat dhe ai djali i ftuar me kenaqi kur fliste.. mund te thoshte c’te donte, une kenaqesha me theksin. Me sa mvaj mend, nje goce u mburr me partizanet e familjes.dhe qe ishte familje komuniste. Foli dhe nje goce e bukur dhe e fisme, me cuditi pse valle kjo vajze e hijshme merrej me pilitike. Uroj me te miren per qytetin tim te dashur!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Socialistet qe luftojne per PS

                "Ç'vete e ç'vjen ne shtepine tënë, kush punon e kush merr gjënë"Te na rrojeRama me demokratetdhe socialistet te hane mutin qe gatuan Rama.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora

                  Te fitoj meritokracia , jo balerinet qe ka zgjedhur Z.Vullnet, Çuçi e muçi

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vazhdon epopeja e hajduteve

                    Ne nje vend normal, ata qe drejtojne kadastren dhe tatimet jane nepunes civile, te thinjur duke punuar ne administrate, qe i kane ngjitur shkallet e karrieres ne menyre graduale, njerez te papolitizuar dhe me reputacion te padiskutueshem. Njerez qe enderrojne pensionin special te nepunesit, jo valixhen e rradhes. Njerez qe nuk kane numra gangsterresh ne telefon. Sa kohe para se te prangosen edhe keta këndezat e PD-se?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lezhjani

                      Sllavo komunistet jane ne pd e Shkodres me shumice bile u eshte bere gjoksi me grope

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vlonjati

                        Tani jane kendezet e PS dhe vazhdojne epopene ! PS kishte shume nevoje per te blere ca " demokrate" .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Libraria

                          E beri biznes E. Rama politiken. Keta jane jane tregetar ambulant, Rama eshte biznesi i madh.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje ish...

                            Ata te tjeret edhe I njoh , edhe s'i njoh ... Vec babane e Saimir Haxhiut , Mexhitin e njoh mire , sepse me Mexhitin Kam luajtur futboll me te rinjte e Flamurtarit , sepse Napolonin , vellane e Mexitit , e Kam patur Shok klase ne pedagogjikes , sepse kushetinjte pare te Mexhitit , Mimin dhe Fitim Mustafaraj , djalin e halles se Mexhitit , Ferit Tefat Shaska e Kam patur Shok qe nga Demonia . U zgjata pak ... , sepse Doha te thosha se , per mua , KY lloj pragmatizmi , te bashkohesh per cfare do lloj interesi me linjen , me zgjatimet apo bijet e eterve qe te Kane percudnuar te paret e tu , nuk eshte e lehte per t'u kuptuar... Megjithate them se Mexhiti , ne nje bisede imagjinare , do te me thoshte : cili eshte ndryshimi midis ketyre paleve ? Mos Valle sekretari I PP-se , egersira komuniste , Sali Berisha , eshte me I mire ?! Dhe une , I shpartalluar , do te ngrija duart lart ...!

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari

                              Vërtet për të rregulluar punët e kadastrës po shkojnë këta?!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Laura

                                Per Alfred Vlora eshte e bekuar nga perendia! Mos fol oer gjera qe nuk njeh dhe kupton. Une shpresoj qe keta te rinj te jene re denje per punen qe do zhvillojne. Shpresoj qe Vlora te behwt perseri Vlora e patrioteve dhe burrave trima e jo atyre qe na kapardisen me ofiqe koti.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje