Në Kolegjin Zgjedhor po mbahet seanca ku po shqyrtohet padia e Adriatik Lapajt ndaj KAS dhe KQZ-së, i cili kërkoi mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.
Por Lapaj ka ndryshuar mendje dhe tashmë nuk e kërkon mandatin për vete. Ai ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KQZ-së që mandati t’i jepet kushërirës së tij, Kleana Xhuveli dhe rrëzimin e vendimit të KAS-it, i cili e kaloi te e para në listë, Ana Dajko.
Në ankimimin e tij më 4 gusht në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj kërkonte që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve. Ai kërkonte gjithashtu mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend si dhe të kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli, të cilën KQZ-ja e shpalli fituese.
Sipas marrëveshjes paraprake të koalicionit, të gjithë emrat e listës së mbyllur do të dorëzonin mandatin dhe në Kuvend do të hynte më i votuari i listës së hapur. Por tërheqja e Kordhonit nga dorëheqja i bllokoi rrugën Lapajt për në parlament dhe solli përplasjen publike me Shabanin. Në këtë ngërç, kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli, e 4-ta në listë, po ashtu shpalli ambicien për të marrë mandatin.
Celibashi ia dha mandatin Xhuvelit, por KAS e riktheu te Ana Dajko, e para në listë.
Me vendimin që pritet të marrë Kolegji sot, pritet që t’i hapet rruga edhe certifikimit zyrtar të 11 majit.
Shkurt dhe sakte Adriatik Llapaj ka qene eshte e do te ngelet nje LL A P A Q E N .
Llapaqen po e po por nje dallkauk i pa shoq,ky maskara per para shet gjithe fisin
Rrofte politika e zagarve te salehut
Titull eshte me humor.Mos ja jepni tezez,po vajzes se tezes mandantit,ose e kunderta!?
Llapaqeni di vetëm të llapi. Së shpejti di të bëhet deputet i cjapit plak i vjetër mstufit serbo rus sali veçidolit.
Haaaa trap djale ......
Kush i dha vote ketij zagarit te familjes Non Grata ? a e shihni o njerez se kujt i dhate vote , nje mashtruesi vuri per kanditate deputeti babane mamane motren vellane bjerin kunatin texen gocen e tezes e tj . mos u merni me kete pis burre
hahaha.. delirantet keshtu perfundojne..
E ku ndryshon Llapa llapaqeni Saliut nga Pilinci? Askund!