Debati për mandatin e Lapajt, përfaqësuesja e KQZ në Kolegj: Dorëheqjet shqyrtohen nga Kuvendi, jo nga Komisioni
25 Gusht 2025, 16:57PolitikaTEMA
Pavlina Docaj, përfaqësuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kolegj, ka sqaruar sot se vendimmarrja për dorëheqjet e deputetëve nuk është kompetencë e KQZ-së, por e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas saj, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ishte kërkuar që mandati i deputetit të kalonte te Adriatik Lapaj. Por, siç u shpreh Docaj, deklaratat e dorëheqjes rezultojnë të pavlefshme dhe rrjedhimisht mandati duhet t’i kalojë kandidates Ana Dajko.
“Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS, dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin, të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vendi i saj të plotësohet sipas radhës së listës,” deklaroi Docaj.
Shume , shume 40 deputete duhen ne Kuvendin e Shqiperise, te tjeret jane per te mare rrogat e majme dhe per te vjedhur. Edhe kjo sharabajka e llap llapes do mesohet si gatuhet ne tension.
Shume , shume 40 deputete duhen ne Kuvendin e Shqiperise, te tjeret jane per te mare rrogat e majme dhe per te vjedhur. Edhe kjo sharabajka e llap llapes do mesohet si gatuhet ne tension.