Edvin Kulluri, në një shkrim në rrjetet sociale, kujton se prej shkurtit, kur u arrestua Erion Veliaj, Tirana është një qytet i braktisur.
Sipas tij, Ramës i intereson kjo gjëndje, por edhe vetë Sali Berishës.
“Por sikur të ishte vetëm mazhoranca e vendosur për të lënë Tiranën pa qeverisje, do ishte gjysma e së keqes.
Opozita vetë, një herë në dy tre javë nxjerr ndonjërin nga anëtarët e këshillit bashkiak që të hedhë ndonjë fjalë nëpër tym për detyrimin ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve.
I vetmi që e ngre zërin më shumë se të tjerët është Këllici që mendon se do e rikandidojë kush përballë dikujt tjetër e jo Veliajt. Duke harruar që edhe me Veliajn në burg, ai bashkë më shokët e tij të listës së mbyllur, humbën në Tiranë më keq se në zgjedhjet për bashkinë.
Megjithatë ëndrrat falas janë, ndaj mirë bën që kujtohet ndonjëherë edhe për zgjedhjet për bashkinë. Sa të përbetohet në versionin tironc autokton te Flamurit për revolucionin e shtatorit, më mirë që flet për këtë punë.
Por duke ditur se asnjë në PD nuk bën asgjë seriozisht pa urdhër nga lart, ai që e ka shitur bashkinë në duart e Ramës realisht është vetë Berisha. Mesa duket një humbje tjetër nuk e mban dot. Dy janë pak, tre janë shumë.
Ndaj nën tingujt e stonuar të këngës “ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, as e përmend fare cështjen e zgjedhjeve të pambajtura. Le te humbe pas 2 vitesh, por jo tani! Se mbase harrohet prapë humbja e radhës! Me nje elektorat sklerotik, kjo është harresa më e embël”, shkruan Kulluri.
“Në këto kushte përvec problemit që sjellë në vetvete shkelja e ligjit, halli më i madh është se nuk kujt ti kërkosh llogari sot në kryeqytet.
Rama ka deleguar nja 4 nënkryetarë që nuk I ka votuar askush për të drejtuar punët e qytetit, ndërsa Veliaj mund të thotë “qe baba durët, folni me sulltonin”!
Në këtë pikë ku ka arritur puna, kryeqyteti I Shqipërisë vlen sa një katund I humbur socialist. Atje të paktën kishte ndonjë sekretar partie apo kryetar koperativë që tundte ndonjë medalje “nderi I punës socialiste” apo ndonjë medalje trimërie nga lufta nacional-clirimtare.
Këta nënkryetarët që bëjnë si kryetarë sot ne Tirane, as kanë bërë ndonjë punë të dalluar e as kanë shkrepur ndonjë armë në lufte!
Ndaj të gjithë ata që kanë përgjegjësi për Tiranën e ndërkohë e kanë lënë atë pa bashki, nuk është se e urrejnë qytetin. Thjeshtë nuk u duhet e nuk e duan më shumë se llogaritë e tyre të pushtetit”, vijon ai.
O Kulluar analysts...po me cfare te kandidoje pd tani? Pd ka mbaruar. Apo te dali 8 me 2.
Në fakt Kulluri , si sekretar i përgjithshëm i M. Mbrojtjes për një periudhë të shkurtër , mburet sikur ka bërë namin e ka shkrepur gjithë bataretë e armëve të ushtrisë . Me daljet e fundit nëpër ekranet televizive dhe analizat e tij mediokre , i ka hypur vetja në qejf dhe hiqet sikur është ndonjë kuadër me vlera dhe i braktisur nga politika shqiptare . Ky është nga ata tipa që përcaktohen si “trupi fyell e mendja në diell” . Nuk i njoh n/kryetarët e rinj të bashkisë Tiranë që nuk i pëiqekan Kallam kusurit , po besoj se janë të rinj dhe me ego për tu promovuar në detyra të rëndësishme .
Po po te rinj e me vlera jane. Pyet se te thone....
Nuk do shume mend qe kane marreveshje te ndyra , kujtojne se populli ha bar, nderkohe ky zagari llap si qen gjithe diten e nuk futet ne burg per gjithe poshtersite qe ka bere ne 30 vite, Erion Veliaj rri ne burg, turp qe ky vend ska arritur akoma te kete drejtesi sic duhet e te funksionoje taman si shtet ligjor i konsoliduar. Spaku qe u ngrit per drejtesi po punon si "Ka ligj po ka dhe Maliq"
Ketij Kullurit ne fakt me mire kysurit,i ka ngele mendja qe edhe ky ka qene nje kater vjecar ne nje post drejtues si sekretar i pergjithshem ne ministrine e mbrojtjes me Ben Imamin minister ( 2009-2014 ) dhe i duket sikur c'fare ka qene ! Te tjeret kane qene ministra dhe as qe e permendin fare.Problemi eshte se ky koqe ka filluar dhe jep mend ( ne fakt na can trapin )per cdo gje !!
Zoterinj komentues,u shikoj me shume inatecinj te Z.Kulluri se komentues te faktit.Dikur paska qene edhe Ai ne pushtet.Kjo nuk e denon qe Ai te mos thote mendimin e tij si qytetar i Tiranes. Komentoni problemin qe ngre dhe jo kush ka qene.
O Kuluri ! Pse vetem Tiranen ,gjithe Shqiperine . Keshtu eshte marveshja e perbashket . Berisha, si kal i ngordhur, ja ka lene Rames ne dore te beje c'te doje . Kaq nuk kuptoni o de....
" Zbulimi I madh ! " Patenta , sigurisht , e Kullurit nga Dukati . Kullur , vetem 8 Janarin shiko dhe , si dukaqot I mencur , na thuaj se kush e mbronte S. Berishen ate dite , kur ai , hapur , diten per diell , ne krye te nje bande vrasesish sulmoi per te vrare Njerez ( apo sic tha vete ato dite ' Do te merret me tururu e me perkedheli L. Bashen ..." ) ?! Kush e mbrojti , kush s mbylli ne gazerme policine ?! Kullur , ke pare ti me ndonje vend te Botes se lire qe policia te beje sehir se si do te vriten Njerez ? ( SPAK edhe per kete kriminelin Berisha duhet ta rras thelle ne galera ...!? ) Dukaqot , ata Kane qene dhe Jane bashke , ndersa ne , nuk e di c'do te hame , kur te mbarohet bari . PS . Saliut nje dore , per fitoren madheshtore , ia dhane edhe Kulluri , edhe Alibeu , edhe ai nga Lazarati ....
Makthet me Ramen qe sheh Salehu çdo nate, i shfryn para kamerave çdo dite.
" Per gjynah " , e ke gabim , mor bir , Salehu nuk shikon kurrefare makthi , ai eshte fitimtar , komod dhe shume rehat ne kete epilogun e rruhes se vete .
Po gradacelat tek lulishtja e teqese si do ti ndertoje zen krokodili I saliut , mund te ma thote dikush????!!