Roland Bejko: Qëllimi i Berishës, të nxjerrë nga funksioni parlamentin

27 Gusht 2025, 13:34Politika TEMA
Roland Bejko: Qëllimi i Berishës, të nxjerrë nga funksioni

Analisti Roland Bejko, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke u ndalur te lëvizjet strategjike të Sali Berishës.

Sipas tij, ish-kryeministri po shfrytëzon hapësirat ligjore për të krijuar sa më shumë grupe parlamentare që do ta përfaqësojnë në Kuvend, një veprim që e cilëson si pragmatist dhe të menduar mirë.

Bejko tha në emisionin “News Line” në ABC News se kjo “shumicë artificiale” në Parlament do të përdoret nga Berisha si instrument në përballjen me drejtësinë, duke synuar edhe bllokimin e punës parlamentare.

Në të njëjtën kohë, analisti thekson se kryeministri Edi Rama, duke pasur një mazhorancë absolute, ka luksin për të ndërmarrë politika radikale gjatë mandatit të tij të katërt.

“Berisha ka bërë një lëvizje pragmatiste, në hapësirat që ka krijuar ligji, sepse Berishës i nevojitet që të përfaqësohet në Parlament me sa më shumë zëra. Nga njëra anë është një lëvizje e zgjuar e Berishës sepse do të ketë më shumë grupe parlamentare që do të përfaqësohen nga ai.

Berisha do të përfitojë nga shumësia e grupeve, në përballjet e tij me drejtësinë. Do që të maksimizojë, në një vizion optik, numrin që ka. Berisha është një lojtar i vjetër. Ai e ka strategjinë e gjatë, në ADN-në e tij ai ka luftën.

Berisha do të mundohet që ta nxjerrë nga funksioni parlamentin, për të bllokuar punën, komisionet e shumë të tjera. Parlamenti nuk ka për të qenë një institucion serioz. Berisha kërkon që të rregullojë raportin me historinë.

Rama e ka luksin ka një mazhorancë absolute, që të bëjë sukses në mandatin e katërt duhet që të bëjë politika radikale. Rama ka krijuar inxhinierinë e votës”, tha analisti Bejko.

5 Komente

  1. B
    Bashkpunëtori yt , Vasili

    Bejko ! Do të thuash diçka po je kondravers me veten tate . Një herë thua që Saliu do të bllokojë parlamentin , pastaj thua që Rama i ka numrat për të bërë çfar do me ligjet . Thua që non grata do të shtojë grupet , po të gjithë një melodi kanë , shton grupet po numurat nuk i shton dot . Çfardo të bëjë ai nuk i shpëton krimeve që ka bërë dhe burgut . Vetëm një gjë mund të bëjë Saliziu , ta bëjë në brekë . I plotson të gjitha kushtet , moshën e ka , mentë e takati e kanë lënë . Bejko , si lazo që je , nuk je pa mend , po shiko se ku do të ankorohesh për të ardhmen !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhender Serbie

      Bufiiiiiiiii eshte qesharake , mosha , semundja psiqike , krimet , i marre si i pandehur ,burgu qe i qendrone ne koke 24/24 .....ketij njeriu i dalin ne ender viktimat..

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,

        Vetem ne Shqiperi te ashtuquajturit opozitare i bejne opozite vetem opozites dhe jo pushtetit

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Rama duhet ti pergjigjet duke krijuar dyfishin e grupeve te tij dhe pastaj le te haje mut kufoma non grata.

          Përgjigjjuni
          1. o
            or taj...

            Po ik ore koke-duce se ja shpife miletit, nga "themelues" i PD jo ne Tirane, por........ ne Sokakun e te Marreve ne Gjirokaster, nga pordh-litikan, nga kandidat per kryekar bashkie na dole haleist, pizeveng dhe sumce.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje