Rama: Ka gjykatës që kanë dhënë vendime të 'ububushme' në favor të zjarrvënësve, do ti vendosim para përgjegjësisë

27 Gusht 2025, 11:30Politika TEMA
Rama: Ka gjykatës që kanë dhënë vendime të

Në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, kryeministri Edi Rama u ndal me kritika ndaj gjyqtarëve e prokurorëve në lidhje me vendimet dhe hetimet për personat zjarrvënës.

Rama bëri të ditur se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që t’u përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit rastet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë vendime në favor të zjarrvënësve.

”….Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret.

Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve.

I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi.

Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik“, tha Rama.

23 Komente

  1. K
    Kot e ke o Ed Rama

    Shto aty neliste eshe Bani o Ed Rama, po ta mbajti suma, kuptohet.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik dorezoje u be pa lezet

      Dhe keto po vazhdojne ngrenien e frutave prapa shpines,po per cfare del aty ti mor?U bere si emir Kuvajtit te gjithe gjoja kane faj shoket e tu,ministrat,grate dhe ish grate,kryetaret e bashkive me stafet e tyre,inspektoriatet,gjykatesit,prokuroret,populli,biznesi.Kjo eshte thjesht shperfytyrim dhe shpifesi,lere fare kete zanat dorezo celsat dhe ik shijo ato qe ke nxjerr $ me M3

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cuku

      Eshte mbush Drejtesia me Olcin e Dadove dhe Erjonin e Baneve Tani te erdhen dhe ne Kuvend Gjin Gjoni dhe Ndoji plus Fate Gerdecin dhe Gazore Bardhore. ...... Mire ben qe reagon po shif dhe denimet e S.Tahirit. .Gellcit. .Bqes. .Kokes etj qe po bejne burg se do Berisha .......po te vjen radha dhe ty avash avash. .........dhe drejton Zen Sypeshkaqeni dhe Gita Shimpazeja (si burre me vegla gruaje )..........te rrofshin votat qe te jep populli

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salih

        ...dhe te njèjtit Mender gjykates, prokurore, avokatè, po bèjnè te njejten gjè, por ti nuk mundesh t'i shohesh dhe maresh vesh...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durresi

          Drejtesia e re me keq se e vjetra u qame nga shiu dhe rame ne bresher

          Përgjigjjuni
          1. Çika

            Me gjithë se me vonesë por në këtë situatë alarmante për drejtësinë tonë ku është katandisur, një reagim i tillë është mjaftë i justifikuar ,paverësishtë nga kuja e kukuvajkave të korruptuara (të njëpjese jo të vogël) të sistemit të drejtësisë që përpiqen të ruajnë pozicionet e avancuara të tyre që i kanë përfituar nga një ligj mizerabël i miratuar nga reforma në drejtësi dhe që ju mbron krahët nën maskën e pavarësisë që ju garanton ky ligj anti dhenies të drejtësisë dhe të shfrytëzimit të hapsirës që ju jep ligji për të përfituar privilegje dhe para nga krimi i organizuar dhe që i mbulon velloja e zezë e një nusëeje që ka hyp në kal për të shkuar te burri por që e ka humbur virgjërinë që në derën e babës e në këtë rast këta jurist prokuror gjykatës janë bërë objekt i kurvërisë e që e kanë shitur nferin dhe progesionalizmin që kur i përzgjodhi Saliu për të bërë kursin e plepave për juridik dhe atje janë betua jo para kushtatutës së Shqipërisë por para Saliut dhe një pjesë para vajzës së Saliut që ju jep ëmsim në universitet. Z kryeministër mos u tërhiq nga presioni që bën media e Saliut Opozita që i shkon ujë në baçen e vetë , nga ca forume që mbrojnë gjoja pavarësinë e drejtësisë nga presioni i ekzekutivit etj Ama nëse ke fakte të pa kundërshtueshme që disa segmente të gjyqësorit kanë shkelë ligjin në mbrojte të interesit të shtetit dhe shoqërisë atëhere çoje deri nëfund këtë luftë parimore por duhet të jesh i bindur në fakte dhe në sigurinë juridike që të garanton detyra dhe funksioni në shërbim të popullit Opinioni është dhe do të jetë në anën e drejtësisë kur ju e bindëni me objektivitet . Ndryshe kjo e keqe që e ka zënë për gryke këtë popull do të thellohet. Pa asmë të voglin hezitim ju duhet të sqaroni popullin opinionin e përgjithshëm organizmat Evropiane trupin diplomatik dhe institucionet madhore të BE se pse dhe si duhet të ndërhyhet në disa ligje të reformës për ta futur në shinat e duhura . kurajo për të bërë mëtë mirën e mundëshme .

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              ---------------------------Edi--------------------------------------------""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" ------------------Kur e ke opoziten zjarrvënse------------- """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""-------------------------përfundon në zjarrfikës--------------

              Përgjigjjuni
              1. t
                tetovari2

                Argita e shpallur si "non grata" ,familjarisht,a ka të drejtë morale të japë ende mësim në fakultet?!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Ore duket sikur gjithe injorantet e vendit qenkan mbledh rreth temes se Meros. Nuk e besoja kur ma rekomandoi dikush per ta pare vete. Po çlidhje ka mesimdhenia e Argites me non graten or zoteri? Argita eshte nje nga nxeneset, studentet , juristet me te kualifikuara te Shqiperise. Po nese ka apo ke akuza kunder saj DREJTOHU NE PROKURORI, dhe pastaj rrjedhin gjerat. Po a jeni ne terezi o njerez qe ndikoheni nga propaganda njesoj si para 80 vjetesh?!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Avokat cecene

                    Edhe ti LUAN sa je nxehur me hajduten faqe djegur te saliut nongraten,apo je jambyth malltezi qe po ben avokatin e argites milionere me tru nen mesataren e nje njeriu normal

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xyz

                      Ore Tigër a je në terezu ti apo jo? Ti flet me standarted alla-shqiptarçe te restaruara nga regjimi i Salqiut dhe tani janë përhapur si zgjebje në çdo qelizë të Shqipërisë! Në perëndim nuk të punëson njeri në profesione të nivelit të tillë po pate punë me drjtësinë …

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Muli dogji karriket e parlamentit dhe doli pa lag

                    Ti mire ben qe falenderon ata qe luftuan zjarret,dhe ben mire qe kerkon ti denosh zjarrvenesit,por ata jane berishiste dhe gjytaret e saliut kerkojne sa me shume zjarre dhe jo ti denojne. E njeh mulin ti,ai qe dogji karriket e parlamentit dhe donte te digjte parlamentin me ndihmen e asaj dhjeputetes qe futi shishen e benzines ne vagine dhe hetusat ben sikur e hetuan... A e gjeti gje mulin qe na bente si i forte dhe te gjithe krenoheshin me kete neandertal,ky skishte nevoj per deshmitar se ishte direkt ne tv. Kur jeta djegin parlamentin nuk e kane per gje pyllin

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cuca

                      Në botë ka presidenca, ka gjysëm presidenca, ka republika, ka shtete fetare, ka shtete ushtarake dhe ka shtete me fatkeqsira natyrore, ose më mirë lëmë vetëm fjalën fatkeqsira natyrore. Për çfar i përket njerzëve me frymën demokratike liberale dhe perëndimore të këtij vëndi i intereson efektshmëria e këtyre fatkesive, tek pandemia efektshmëria ishte shum e lartë, tek tërmeti goxha i mirë, por tek zgjaret që kanë me vite? Këto nuk janë shpikjet e organizatave ndërkombëtare të emergjencave të drejtësive por zgjaret janë shpikjet e disa hajdutëve që mendojnë se do i shpërtoj drejtësisë ndërkombëtare, por drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtare vonon por nuk harron se kësaj rradhe çështja është shum e madhe dhe hajdutët nuk e përballojnë dotë, i bërën llogaritë gabim. Çështja është rregjistruar, tepsia është vënë arenës ndërkombëtare, gjyqet e llaktarshme janë përpara për tu gjykuar. Ky është një hap i rëndësishëm për tu futur në bashkimin Evropian, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër se rreforma në drejtësi! Priten muajt në vijim dosjet e bujshme!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Me bukur se ce ke thene nuk shkon …vetem mos te mbeten vetem ne te thena por dhe ne vepra ….jo per gje po andej nga anet e mia thone : nga te thena ne te bere , te ndan nje mal i tere ….te mos mbeten vetem ne fjale dhe fjalime bombastike qe te japin pershtypjen se do beni hatane …por me metodike dhe vedoshmeri ti tregoni vendin cdo kujti ….jo vetem atyre qe djegin pronen e perbashket …..por dhe plerave djathtas qe djegin karike ne parlament dhe vende publike , sjkaterojne cdo gje dhe prishin pronen e perbashket …kapeni Nul Moken dhe perdridhjani zverkun pa piken e meshires …Nallbatit po ashtu , 5 kujtoj nja 20 plera qe shkaterojne dhe ne i paguaj. .?? Dihen te gjithe , nuk fahihen kur veprojn pa u bere oershtypje ….bjeruni ne kok deri sa te japin shpirt …me 83 vende ne parlament nuk ka perendi tju bej dem ….e kuptuam , i kuptojme te gjitha , i lete te lire se ishin zgjedhjet , bukur , mbaruan zgjedhjet , u zgjodhet me maximumin e mundeshem …nuk do durojme dot me shtator dhe tetor e me pas te dhunshem se do kufoma Sali me planet e tij personale …bjeruni dhe stremberouni zverkun …..atehere dhe vetem atehere do tju besojme se jeni ne rruge te drejte dhe ato qe thoni i zbatoni …..

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E bardha-jeshile, e bardha- jeshile

                          O Mret, kane fillu me ta dhon’ t’skadume

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shefi 55

                            Z. Kryeminister! The qe zjarret jane te qellimshme . E vertete. Po a ke zbuluar nga ndonjeri se kush eshte qellimi dhe nga kush organizohen keta zjarrevenes? Ku i ke strukturat ?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Teo

                              Duhet te ikesh. Ps te zgjedhe dike tjeter.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Mbaroi pushimet krali (kali) i shqiperise.Tani do degjojme hingellimat

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  O popull dele...

                                  Von u zgjove o Edo !!E ka mor ferra uraten e ksi prallash nuk hecin mo ! Ku tja fillosh e ku dalesh !!Ske mo takat po te bin ........se te duhen edhe nja tre mandate per ta pastru kte hale sa te pjell ky komb rob te hajrit ! Jeni ul e bashk i keni gatu e ke bo sy qorr se skishe by-_rek BIO !!Gjith Havaja osht helmu e ska bir kurve per terezi mo QOFSHA GABU ISHALLA

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Buda

                                    Pushteti Gjyqesor ne Shqiperi ka dale jashte kontrollit te Kushtetutes, prandaj Presidenti, si garant i Kushtetutes duhet te pergjigjet perpara Kuvendit te Shqiperise per te gjitha veprat antiligjore te Prokuroreve dhe Gjykatesve qe po e bejne lemsh Shqiperine.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kluj

                                      Hera e pare qe e degjoj Ramen te perserise kaq shpesh refrenin, PUBLIKE,PUBLIKE,PUBLIKE, shpejt je kujtuar zoteri per PUBLIKEN, publikja aty ka qene diku e piste e zgjebosur dhe diku e bukur dhe e virgjer , Pikerisht athere kur diskutimit per PUBLIKEN i shtove edhe PRIVATEN nga pas , fillimisht me ato PPPrat qe te dolen te gjitha histori korrupsioni e me PAS me PIKEN E VOGEL dhe INVESTITORET STRATEGJIKE, apo ato stadiumet me kulla , apo kullat me stadiume , apo me ato propozimet e fundlegjislatures se kaluar ku Pasurite e shtetit ia kalon PRIVATIT gjoja me shkembim https://youtu.be/azRl8rMLolE, e shume si keto athere u pa qarte qe PUBLIKJA sikur nuk ishte me dhe aq PUBLIKE, sot te thuash po mbroj publiken eshte sa e pabesueshme aq edhe hipokrite , Je kujtuar vone mor mik E per me keq nje pjese e publikut ka marre valixhet dhe ka ikur se nuk don me e pa me ket shfaqje surrogato

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Gjithashtu kemi kry hajnin dhe zv e tija qe drejtojne qeverine dhe po bejne namin duke vjedhur buxhetin e shtetit me investimet me partneritet publik privat

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Ku i ke syzet e kuqe te Zahos?

                                          "Ububushme" kujt i ankohesh kjo eshte reforma ne drejtesi qe mburreshe se e kishe bere ti dhe Amerikanet kishin bere Noc Rrokun, por na doli qe Noc Rrokun e paske bete ti legen dhe hajdut dy metrosh.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje