10 muaj në qeli, Meta i sigurt në pafajësi – Avokati: S’pranon gjykim të shkurtuar

27 Gusht 2025, 14:57Politika TEMA
10 muaj në qeli, Meta i sigurt në pafajësi – Avokati:

10 muaj në qeli, por Ilir Meta është i sigurt në pafajësi. Presidenti i PL nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar, për të ulur disa vite burg, në rast të një dënimi për akuzat e ngritura nga SPAK.

“Nuk do të pranojmë gjykim të shkurtuar, s’është në interesin tonë. Do të zhvillohet gjyq i zakonshëm.”

Avokati Cakrani sqaroi se Meta do të jetë i vetëm përballë dëshmitarëve në gjyq, pasi dhe me ish-bashkëshorten e tij s’ka asnjë kthim pas.

“Ilir Meta do të jetë në sallë përballë dëshmitarëve, do i shohë në sy. Do i shihni dhe çfarë dëshmitarët do të dëshmojnë kundër Metës, që të dëgjojë dhe SPAK. Meta nuk mban përgjegjësi për ish-bashkëshorten dhe kushërinjtë e saj. Karta ka qenë e saj, Meta nuk ka patur asnjë dijeni.”

Ndërkohë që Meta siguroi se nuk ka dëshmitarë për të intimuduar, me gojën e Tedi Blushit nuk e kurseu të parin, Endrit Braimllarin.

“Nuk ka asnjë dëshmitar sot pjesë e PL që të fajësojë Metën. Ata janë pengje të Ramës dhe Altin Dumanit. Njëri hyri në SPAK si dëshmitar, e doli me teser të PS. Pra është dëshmitar i intimiduar nga Dumani.”

Tashmë që e siguroi falë Berishës një grup parlamentar, Blushi paralajmëroi se do e sjellë Metën nga qelia në Kuvend.

“Unë ju garantoj se zëri i Ilir Metës do të jetë në parlamentin e ri, dhe pse jo fizikisht.”

4 Komente

  1. P
    Peshkatari Currila

    O jurite te shoqates se avokatise a mund te me shpjegoni a eshte ligjore dalja enj avokati ne konferece per shtyp bashke me partine Lesh e Li pra lidhin mbrojtje juridike me politiken po cfar avokati je ti mor qe me shume flet politikesht se sa juridikisht mbroje per akuzen jo per politiken prandaj mendoj qe duhet te dilni e te thoni eshkelje ligji apo jo NDERIME

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

      aty te rije hajduti. like floriri. te kalbet ne burk trimi. i maleve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mona

        Në fakt ky bibilushi i Likes ta ha atë që nuk thuhet , pa dalë fare nga zorra .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Po edhe femija pa lindur e di sa vjedhje , vrasje e mekate renondojne mbi like hajnin!! KUR GOMARI ISHTE DUKE NGORDHUR I DUKEJ SIKUR ISHTE NE ENDER!! Ti duhet te dalesh nga burgu ne 2050 , po qe se do dalesh! Dhe jo vetem ti por shume shume politiqene si ti.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje