Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar gjendjen aktuale të opozitës, gjatë një interviste në studion e “News24”.
Çollaku e përshkroi situatën brenda opozitës si të paqartë dhe të mbërthyer në krizat e brendshme, duke theksuar se, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, krizat e reja duket se po trokasin.
“Ka një konsensus të gjerë, jo vetëm mes drejtuesve dhe deputetëve, por edhe mes militantëve e simpatizantëve, se në këtë gjendje PD nuk mund të fitojë më. Ne kemi nevojë për një reformim të thellë të opozitës në tërësi,” u shpreh ai.
Ai theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në konceptin dhe strukturën e PD-së, duke rikujtuar se partia duhet të rikthehet tek baza e saj si një forcë politike e elitave, pluralizmit dhe mendimit ndryshe.
“Sa herë që PD ka përjashtuar ata me mendim ndryshe, ka humbur thellë. ADN-ja e PD-së është hapja, përfshirja dhe liria për të kritikuar, madje edhe liderin. Sëmundja që po e gërryen sot është kthimi në një model të Partisë së Punës, gjë që është mohim i vetvetes,” theksoi Çollaku.
Në lidhje me aksionin opozitar, ai theksoi se nuk është për djegien e mandateve, por mbështet idenë e bllokimit të tyre si një mjet presioni për krijimin e një qeverie teknike.
“Djegia e mandateve nuk ka më asnjë efekt. Seanca mbyllet dhe Edi Rama miraton ligje për 3 minuta. Bllokimi i mandateve, deri në krijimin e një qeverie teknike, mund të jetë një rrugë që ia vlen të shqyrtohet,” tha ai, duke shtuar se PD duhet të konsolidojë kontaktin me qytetarët dhe të dalë nga “flluska e realiteteve virtuale”.
Ju i bini rrotull dhe nuk thoni dot ate qe eshte thelbesore. Sa te jete ne krye te PD Baba bufi nuk mund te fitoni, kete e kupton dhe nje femije i vogel dhe ska nevoje per shime mend.
Or Çollak ! Je bërë i bezdishëm që çdo ditë një avaz ke , rinovim dhe hapje të partisë ! Po nga kush pret ti bëjë këto gjëra zotëria jote ? Ti asnjëherë nuk i ke rënë problemit në kokë , po i vjen vëdallë .Po ta mbajti suma , deklaro që Sali Berisha dhe gjithë tarafi i tij , në bazë të statutit të partisë , për rezultate shumë të dobëta në zgjedhje , duhet të japë dorheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti . Me që e ke shumë merak dhe thua që baza e partisë e kërkon një gjë të tillë , bëhu ti i pari organizator për ndryshimin e kërkuar .
Ngele jashte haurit non grates tani hani mut perpara skishit bythe tani eshte vone ta reformoni kete organizate terroriste
Me kokelope si Collaku nuk shkohet as deri ne hale, jo te fitohet. Sa per PD, ajo ka dek perfundimisht. Sekti i saj jane turpi i botes. Te keqinjte e gjithe kategorive jane mbledhur ne PD e Sali germadhes.
ADN e PDD eshte hapja thote ky teveqeli.Kur eshte hapur PD?Dhe ne 2005 qe krijoi gopin ,asnje nga gopistat nuk ngeli.Ligjeroe drejt.Saliu duhet te iki dhe PD duhet rikrijuar nga e para.Foli me ze te larte Saliut :IK SALI.Vetem Enveri ndejti ne krye te partise deri sa vdiq.I dyti do jet Saliu
MBlidhen me ndjen, o Cokallu. Pa u distancuar nga Salinjte qe Kane kapur PD nga gryka, pa u distancuar nga krimet e PD nga viti 1991 deri sot dhe pa I kerkuar falje publike popullit per keto krime, PD nuk vjen me ne Pushtet. Eshte Parti e shkaterrimin, grushtin te shtetit, luftes veriu kunder jugut, gerdeci ,21 janarit, piramidale, genjeshtres dhe mashtrimin. Nuk ka SHBA dhe Europe qe ju ndihmoni, si ne 1997, ne 2005.
PD e Sali tradhëtarit nuk ka nevojë për reformim por të shkojë në ferr me gjithë deputetë e antarësia që e ndjek Sali spinning!
O Collak, I vdekuri nuk ngjalle! Mos harxhoni karburant kot. Krijoni nje parti tjeter!
Shkoni more zuzare dhe ia thoni ne fytyre Berishes te largohet se e shkaterroi perfundimisht opoziten per interesa te ngushta private. Thuajani ore hapur ne seline e PD, seSaliu po bashkepunon me Ramen. Thuajani opinionit kete gje, ndryshe Berisha do tu marri zvarre juve ne landfillin e sharres. Apo beni gam gam qe me ndihmen e berishes, tju hedhi rama ndonje kocke? Edhe doni te merreni me politike edhe nuk keni burreri e guxim, por interesaxhi mbetet.