Arlind Qori për Gazën: Turp për Shqipërinë që abstenoi në OKB

28 Gusht 2025, 10:41Politika TEMA
Arlind Qori për Gazën: Turp për Shqipërinë që

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka folur për situatën në Gaza. Në një intervistë në podcast, Qori e konsideron të turpshme abstenimin e Shqipërisë në OKB për rezolutën që kërkonte armëpushim në Palestinë. 

Në një kohë që në Gaza, thotë Qori, vazhdon masakra, sakrifikimi i të pafajshmëve, askush nuk do t’ia dijë, bota dhe njerëzimi po bëhen cinikë. Vota e Shqipërisë në OKB do ishte një votë për dinjitet.

“Ndërkohë që në Gaza po vazhdon masakra dhe shfarosja e civilëve, Shqipëria abstenon. Kjo është turpëruese. Vota në OKB ishte një votë për njerëzimin, për jetën, për dinjitetin – dhe Shqipëria vendosi të mos e jepte,” tha Qori.

Ai e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahut si “ultraekstremiste, ultrashoviniste dhe raciste”, duke theksuar se ajo po përpiqet të shfarosë një popull të tërë, të përzërë dhe të kolonizojë territore palestineze në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar. “Bota dhe njerëzimi po bëhen cinikë. Askush nuk do t’ia dijë për palestinezët,” shtoi ai.

Duke iu referuar një analize të publikuar nga “The Guardian”, Qori nënvizoi se 83% e të vrarëve në Gaza janë civilë. Ai përmendi gjithashtu se organizata si Amnesty International e kanë cilësuar situatën si gjenocid, ndërsa gjykatat ndërkombëtare janë në proces shqyrtimi për ta njohur zyrtarisht si të tillë.

Qori përmendi edhe një episod nga marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Netanyahu, ku ky i fundit kishte mohuar urinë në Gaza, ndërsa Trump i kishte kundërshtuar deklaratat duke thënë se ekzistojnë prova që vërtetojnë të kundërtën. “Uria nuk shtiret,” theksoi Qori.

Ai pranoi se Hamasi është një organizatë terroriste, por theksoi se nuk mund të justifikohet masakrimi i popullsisë civile në emër të luftës kundër terrorizmit. “Të zhdukësh një popull për të zhdukur Hamasin është krim kundër njerëzimit. Është gjenocid.”

Në përfundim, Qori theksoi se shqiptarët mund të mos kenë ndikim direkt në konfliktin në Lindjen e Mesme, por kanë mundësinë të mbajnë qëndrim me dinjitet. “Armëpushimi është i vetmi hap drejt lirimit të pengjeve, ndalimit të gjenocidit dhe fillimit të një procesi politik. Çdo popull ka të drejtën për një shtet – edhe palestinezët.”

“Palestina është braktisur nga të gjithë – edhe nga vendet arabe. Një popull po sakrifikohet përpara syve të botës dhe bota po hesht,” përfundoi Qori.

10 Komente

  1. A
    Ana

    Ore nese une te lajmeroj te largohesh nga kjo zone se do sperkase dhe dizinfektoje teritorin, por ti qendron dhe pastaj helmohesh dhe cof, fajin kush e ka?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fillo të gatuash

      Idiote. Kush ka të drejtë t'i kërkojë një populli të largohet nga vatra e tij?! merru me ndonjë punë tjetër dhe lëre politikën se nuk është për ty.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Na mbyten budallenjte

      Pse turpe o Idiot , politika eshte arte nuk eshte émotions.....

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Jaho

        Ne 7 tetor 2023 Terroristeve te Hamasit (te mbeshtetur nga 99% e palestinezeve) ju duk vetja ma te fortit ne bote dhe kryen nje masakre te tmerrshme ndaj civileve iszraeliene (vajza, femije, gra shtatzane etj etj). Ja pra kur te kruhet bytha....!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Si në kopshtin zoologjik

          Izraeli i kishte mbyllur 2.2 milionë palestinezët në një geto, sa një e nëntëdhjeta e Shqipërisë. I kishte bllokuar nga deti, toka dhe ajri, sikur të ishin në një kopësht zoologjik. Prandaj 99 për qind e palestinezëve, siç shkruan ky më sipër, ngritën krye. Tani Izraeli, i mbështetur nga lobi çifut në Amerikë, po përpiqet t'i shfarosë tërësisht. Siç veproi Hitleri me çifutët. Ndryshe Qori mbetet politikani më i drejtë në vend.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putini

            Po mire o kar me zile! Po per murin ne jug te Gazes fajin Izraeli e ka? Mutrin e Gazes nuk i do askush ne boten arabe, i shmangin si murtaja!

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zot na fal cfare ke krijuar ! Zagare te Vampirit

            Fillove fushaten me politike nderkombetare !?

            Përgjigjjuni
            1. L
              Llogjika e politikes

              Arlind mos u be qorr, politika nuk funksionon ashtu. Ti ke shume te drejte me llogjiken, por , mos harro qe edhe ato palestinez benin tubime ne mes te beogradit duke thene kosova eshte serbi, ku eshte llogjika e palestines ketu? Ne edhe mund te ishim pro palestines por mos harro qe Izraeli mer shenime dhe me kete edhe USA , dhe kur ne te ardhmen do te na duhet vota e tyre dhe ato do na kijtojne si votuam. Kjo pune votohet me interes dhe jo me drejtsi Arlind. Me gjithe armiqte qe kemi pa Izrael dhe USA shkojme per lesh, sado qe me vjen keq per viktimat.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Putini

                Si te dallosh uoket (sorosistet): jane te gjithe ne mbrojtje te islamikeve! Si ka mundesi ky pleh nuk ben thirrje per lirimin e pengjeve. Nese duan vertet fundin e luftes, zgjidhja eshte thjeshte: lirimi i pengjeve. Po keta maskarenj qe urrenje Perendimin duan shkaterrimin e Izraelit!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Triumfi

                  O ti me pseudonimin “Putin” përse të duket Arlindi kundër Perëndimit pse tregon që në të vrarët , sipas raportit të OKB, nuk besoj se është kundër Perëndimit OKB, 83% janë civil. Pse Izraeli në këtë rast nuk po arrin dot të kap liderët e Hamasit, duhet të vriten gra, fëmij , pleqë e plaka. Apo duhet të vriten gazetarë të cilët për të treguar me fakte se çfarë ndodh në Gaza, punojnë në mes të luftës? Prandaj unë bashkohem me Arlindin, lufta duhet të pushoj duke ndërhyrë OKB, apo dhe ata bpll të marrin donacipne dhe nha këto rtoga të majme, dhe të tjerët avash avash do të mësohen me luftën. Po sikur neser ti ndodh kjo gjë Shqipëris?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje