Përfundon mbledhja e PS/ Nga fokusi te integrimi europian dhe siguria ushqimore, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

27 Prill 2026, 14:55Politika TEMA
Përfundon mbledhja e PS/ Nga fokusi te integrimi europian dhe siguria

Në mbledhjen e zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë për deputetët dhe ministrat socialist. Burime për Top News bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim më të madh në terren dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Në fokus ka qenë dhe integrimi në Bashkimin Europian, ku Rama ka kërkuar komunikim aktiv për këtë proces. Të tjera porosi ishin ato për forcimin e prezencës në rrjetet sociale, siguria ushqimore dhe rienergjizimi i strukturave të PS, duke kërkuar një rol më aktiv i anëtarësisë për objektivat politike dhe integruese.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    Hajdut familjarisht !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Byth,byth o NASTRADNIKE…!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Ish kryeministri Berisha, akuzoj se Taulant Balla ka urrdhēruar vrasje (para 10 ditēve ,nga takimi me tē huajt dhe nga zyra tijē), .Pērse kryetari grupit parlamentar i PS-sē nuk bēn kallzim pēr shpifje nē prokurori, apo Berisha thotē tē vērtetēn?.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje