Një nga kandidatët për të drejtuar degën e PD-së në Gjirokastër, Armando Rabi, është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike.
Në një postim të gjatë në Facebook, Rabi shkruan se në PD-në e Gjirokastrës gara nuk lejohet dhe, akoma më keq, seksionet dhe strukturat nuk ekzistojnë.
“Dhe kur kjo u tha hapur, në sy të të gjithëve, prapë u tentua të mbahej gjithçka siç është. Jo për demokratët, por për interesa personale. Jo për Partinë, por për pazare. Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj. Nuk mund të hesht kur më kërkohet të hesht. Nuk mund të mbyll sytë kur shoh padrejtësi. Nuk mund të bëj kompromis me ndërgjegjen time”, thekson ai.
Po ashtu, Rabi hedh akuza se e kanë kthyer Partinë Demokratike në pronën e tyre.
Postimi i Armando Rabit:
Të dashur demokratë. Sot po ju drejtohem me një vendim të vështirë, por të ndershëm: Kam vendosur të tërhiqem nga gara për kryetar të PD, dega Gjirokastër.
Ky nuk është një vendim që e mora vetëm.
Është një vendim që lindi nga bisedat me ju, nga mesazhet tuaja, motivuese, nga zhgënjimi që ndjeva çdo ditë që nga momenti kur shpalla kandidaturën time, nga drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër.
Shumë prej jush më thatë:
“Nuk do të ketë zgjedhje. Të kot e ke” Dhe fatkeqësisht, kjo doli e vërtetë.
Jo sepse demokratët nuk i duan zgjedhjet, por sepse disa nuk i duan demokratët.
Unë shkova, trokita, kërkova vetëm një gjë të thjeshtë: Të respektohet statuti, dhe të ketë garë të ndershme.
Pas shumë përpjekjesh, gara u hap…
por jo për të qenë e lirë, por për t’u kapur, për t’u manipuluar, për t’u mbytur nga intrigat dhe propaganda…
Dhe më e rënda? Në kryesi u tha hapur nga deputeti:
Nëse Armando është në garë me këtë ish kryetar, e ka të fituar.
Atëherë unë po ju pyes: ku ishte problemi nëse unë fitoja?
Kujt i prishte punë një fitore e ndershme?
Pse duhej të ndalej kjo garë që në fillim?
E vërteta është e hidhur: PD në Gjirokastër sot nuk është ajo që njohim.
Strukturat janë vetëm në letër.
Seksionet nuk ekzistojnë.
Demokratët nuk dëgjohen. Për vite me radhë nuk ka pasur zë, nuk ka pasur qëndresë, nuk ka pasur opozitë reale.
Dhe kur kjo u tha hapur, në sy të të gjithëve, prapë u tentua të mbahej gjithçka siç është. Jo për demokratët, por për interesa personale.
Jo për Partinë, por për pazare.
Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj.
Nuk mund të hesht kur më kërkohet të hesht.
Nuk mund të mbyll sytë kur shoh padrejtësi.
Nuk mund të bëj kompromis me ndërgjegjen time.
Unë jam një demokrat si ju. Vij nga një familje që ka dhënë 35 vite për këtë parti, pa kërkuar asgjë në këmbim.
Kam qëndruar çdo ditë në opozitë, jo vetëm në kohë zgjedhjesh. Kam folur kur duhej të flitej, edhe kur më thanë të hesht.
Sot po largohem nga një garë e deformuar, por nuk po largohem nga ju.
Do të jem mes jush, krah jush, si gjithmonë.
Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt.
Ajo është e demokratëve të ndershëm.
Dhe zëri i tyre nuk shuhet. Sado që përpiqen.
Mbajeni partinë si pronë tuajën…por dijeni një gjë: zërin e demokratëve nuk do ta shuani dot kurrë.
Trap-ojen e njof mirë, sepse kam punuar si oficer në ushtri për gati 18 vite. Në Trapojë e kanë nji proverb " plaka e mbylli deren me shul, pasi kreu punë dhe doli jashtë qirsi i sajë ", që llogjikisht,dera mbyllet kur të vjen qirsi në shtepi, për të mos hyrë kush pa trokitur dhe ta gjejë plaken me këmbë perpjetë. Edhe ti, Armando Rab plaka, po e mbyll deren me shul, pasi u qive nga Sali tradhetari për gati 30 vite. Ti ore legen, nuk ke ardhur nga hëna, qê ta shikosh dhe ta kuptosh sot, që Pe-De-rastia Shqiptare ka qënë dhe është pronë private me tapi e Sali Shiqere UDB-ashit, i cili bën çtë dojë me mallin e vet, e shet, e blen, e bën trok, e dhien, e pshurrë si të dojë ai vetë. °Pra ti, Armand Cjapi, siç tëshkrova më lart, po e mbyll deren pasi të ka qirë kopili i Shiqeres që 30 vite.
Banaliteti I "Skrapaliut " nuk e pranon dinamiken e ndryshimit , nje e drejte e shenjte kjo qe identifikon njeriun e lire qe nuk e ngrys jeten ne kafazin e bindjeve , qe per dreq , sipas moralit komunisto - berishist, konsiderohet mekat , tradheti . " Sktapali " , pa kete lloj dinamike , nuk do te ekzistonte Ajo sentenca : " Me mire vone , se kurre " "' Sktapali " edhe une qe te Bera moral ty , ne nje vale me ty jam . Te gjithe keta qe I mundesuan Berishes kthimin si pushtues ne krye te PD-se , pavaresisht sec thone e c'bejne sot , nuk me krijojne ndonje ndiesi pozitive . Megjithate , me mire vone se kurre . Berishizmi eshte nje e keqje e madhe , Jo vetem per opoziten , prandaj stigmatizimin , braktisja duhet te jene te mirepritur .
Tamam ja ka thene skraparlliu tani pas35vitesh e njojten këta nongraden,apo tani nuk ka me placke per t'u ndarë dhe rrëmbyer dhe s'ja vlen barra qirane
Dikush duhet t'u thotë kandidatëve partiak për kryetar degë se nuk kini gjë në dorë,as ju pyet njeri dhe as pushtet mbi kandidatët për deputet ndaj mos e merrni kaq seriozisht. Mbi të gjitha, jeni thjesht vegla për të mbledhur vota dhe asgjë më tepër. Më e shumta që keni në dorë, është të vidhni ndonjë fond...asgjë tjetër.
Po bëhen si shumë demokratët që kanë reflektuar edhe pse me dekada vonesë për një situatë anormale në gjirin e PD. Si një komentues më lartë edhe unë e konsideroj hap pozitiv të ktij zotërisë që jep dorëheqje. Poështë e vëtretë proverba më mirë von se kurrë por lind një pyetje që ai trapajani edhe pse e ka basarduar dhe teprua me atë komentin e tij por ka të drejtë në atë që thotë :"":ku ishe ti zotëri për 35 vjet që i ke mbajtë kapistrën e kalit të Saliut """ ??? Se nuk mundet të presësh kaq gjatë se kohëzgjatja e mbajtjes së gojës mbyllur fillon e të merrë goja erë të keqe Dhe ja pasoja . PD është bërë pronë e Saliut dhe e ruan me ca bandit që lozin rolin e qënit të kopesë .Sidoqoftë ju hodhët një hap por a të pasojnë ata pak demokrat të çorjentuar që kanë ngelur ? Po ju keni deputet si Tritani që është bërë i beleci i fshatit tim që kur u plak lihete dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë për ti kujtuar të zotët e shtëpisë ti jepnin për të ngrënë Por me një ndryshim se ky leh në podiumet e Parlamentit për të kujtuar Saliun që ta lërë në listë e mbyllur të deputetit deri sa të ketë frymë Po ky more i revoltuar a ka ndonjë peshë në vendimarjen e strukturave të PD nëse ato ekzistojnë ?????Nuk besoj sepse çorba gatuhetnë qëndër . Frymëmarrja e PD bëhet vetëm nga gurmazi i Saliut dhe të paktën sa të jetë gjallë ky dallkauk politikani kjo situatë do të vazhdojë në këtë mini parti. Për hajër ju daltë veprimi që keni ndërrmarë?!!!