Dhuna politike, përbindëshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

26 Prill 2026, 19:31Politika TEMA

 

Dhuna politike, përbindëshi që rrezikon edhe

Nga Ylli Pata

Shkrehja e armës së Cole Thomas Allen në hotelin Hilton në Washington D.C, aty ku ndodhej kupola drejtuese e Shtëpisë së Bardhë, me në krye Presidentin Donald Trump, është vetëm një episod i një dhune politike që ka përfshirë SHBA që prej vitit 2016.

Kur Trump fitoi papritur ndaj Hillary Clinton-it, situata isht tejet e acaruar, edhe prej gjuhës së ashëpr të miliarderit nga New York-u, e në veçanti bazës së tij radikale të MAGA që akuzonte kundërshtarët për pedofili dhe rrëmbim fëmijësh.

Sapo la detyrën në përfundim të mandatit të tij të dytë, Barack Obama, në një fjalimi publik, u bëri thirrje bazës demokrate të qetësoheshin dhe të pranonin Trump si Presidentin e tyre.

Por në realitet, shumica e Partisë Demokratike Amerikane ndoqi një tjetër linjë, e cila u kthye në strategji politike. Ata mendonin se nxitja dh ushqimi i grupeve radikale të majta dhe ekstremiste, mund të rriste bazën e votuesve demokratë. Një ndjenjë që ishte kthyer në armë politike; delegjitimimi i presdentit të zgjedhur.

Akt dhe fakt që nisi mëë shumë se një dekadë e gjysmë më parë, kur në vitin 2000, Al Gore humbi presidencën për një grusht votash të zgjdhësve të Floridas.

Pas mbylljes së numërimit në Florida, Al Gore telefonoi Bushin e ri për t’i uruar fitoren dhe më pas u kërkoi mbështësve të njihnin presidentin e ri. Që nuk u ndoq nga shumica e bazës demokrate, nga e cila u farkëtua fitorja e Barack Obama-s në zgjedhjet e 2008-s.

E cila mbolli shpresë të madhe te njëri krah politik, sidomos pjesa e diskriminuar dikur, ku asaj u mbush mendja që nuk mund të marrin vetëm dy mandate, por edhe më shumë, çka solli efektin e kundërt, ku gjithmonë çdo veprim ka reagimin apo reaksionin e tij.

Republikanët gjetën Donald Trump me ekuipazin e tij të strategëve, që shkoi në zemër të gjithë grupeve radikale për t’i kthyer ata në një masë në realpolitikë, me një bombë atomike të verbit politik, ku akuzat e shpifjet ju ngjeshën “përbindshit” magjik tëë rrjeteve sociale, që shkaktuan intakoksikimin masiv të mjedisit politik në të gjithë botën, duke faktorizuar në radhë të parë “Kuajt e egër” që dhunën politike e kthyen në instrument.

Siç ndodh gjithmone: çtë mbjellësh do korrësh, tashmë  kjo mënyrë është kthyer në boomerang, ku konfrontimi e jo përballja është çelësi i fitores.

Kjo mënyrë u përhap si vaji në lakra edhe në Europë, ku kauzat radikale po nxjerrin në krye “shpëtimtarë” demagogë që premtojnë revolucione e mrekullira.

Për tu qetësuar e rehatohet kjo dalldi, mjedisi politik duhet të presë evolimin e ekstremistëve dhe daljen e atyre që guxojnë të dalin në mejdan të betejës politike me argumente dhe përballje.

Në këtë mjedis që ndikon dhe do të ndikojë gjithmonë në “fshatin” tonë, i cili merr e jep nga kjo botë globale, nga të mirat e deri tek çdo budallallëk që scrollohet në rrjete, shqetësimi është se një dominim apo zgjerim i dhunës politike mund të na rrezikojë edhe më shumë.

E përgjigja që natyrisht kanë disa vjen e menjëhershme në formën e një pyetje retorike: Më shumë se kaq? Shqipëria që nga rrëzimi i komunizmit u përzhit egërsisht nga dhuna politika, sa aroma e athët e barutit të 1997-s në çdo qendër të banuar shqiptaret shkatërroi gjenerata dhe lemerisi botën.

Ajo traumë krijoi një “jastëk social” që specialistët e sndazve e quajnë “elektorati gri”, i cili deri tani pas 1997 ka qenë determinant në amortizimin e mjedisit.

Por jastëkut, siç ndodh herë pas here mund t’i hiqen puplat, në fillim si për lojë deri sa shejtanët duan të dalin nga shishja. Aktalisht shejtanët e lemerisë, duan të hyjnë në shishen për tu rizjedhur përsëri…

TemA

 

32 Komente

  1. T
    Tirana#

    Nuk ka dhunë politike në Shqipëri. Të gjithë ata që qeverisin prej 35 vjetësh janë prostituta të UDBsë dhe Asfalisë. Ka dhunë hajdutësh, që prostituojnë me të njëjtët qen antishqiptarë, por nxjerrin e sytë e njeri tjetrit kur vjen puna për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët dhe Shqipërinë

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      O pate, ke te drejte . Te mengjrit e kane dhunen ne gjak. Por kjo nuk eshte me e keqja , me e keqja eshte se te mengjrit per dhunen dhe vrasjet qe bejne vete fajsojne te tjeret. Po ti shtosh pastaj propaganden 2 lekshe te tipit pata, ngelesh pa fjale.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A mund te quhet kom sali i djathte?!!!!

        Sa te jete komunisti me i ndyre sali vuku,ju plehrat e tij sigurimsa qe vetquheni te djathte(qe nuk dini kuptimin e te djathtes)do vrisni e di digjni cdo gje si naziskinet kur moren pushtetin me dhune

        Përgjigjjuni
    2. d
      dfv

      Ketu nuk ka asnje rrezik sepse gjithe frustrimin e shfryn emigrimi qe sherben si valvol i uljes se tensioneve. E vetmja mundesi qe duket shume e larget eshte qe e majta te bjere nga pushteti dhe atehere ata te mesuar me privilegje dhe korrupsion, nese i humasin ato kthehen ne forca radikale sic bene ne 97-en. Pot gjithenje nese, sepse opozita duket se ka shkuar per lesh.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Me te vertet?? E cila eshte e majta dhe e djathta ne Shqiperi?

        Përgjigjjuni
      2. O
        Oficeri i artilerise

        Te jesh i sigurt o gazetar se ketej nga anet tone nuk bie rrufeja ne hale. Keshtuqe politiqenet tane mund te rrine te qete se nuk i gjen gje edhe pas skandaleve te ububushme.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          A ka kush mi sqaron fjalët:verbi politik,intakoksikim,përzhit,dhe scrollohet në rrjete!Jam shqiptar por këto fjalë "shqipe"nuk po i kuptoj!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vëzhguesi

            Verbi politik = ligjërim politik ose gjuhë politike. Intoksikim = helmim ose dezinformim, sipas kontekstit. Përzhit = djeg ose përvëlon. Scrollohet = shfleton psh rrjetet sociale.

            Përgjigjjuni
            1. Kutuzovi

              Tetovari 2 ke te drejte. Asnje nuk e kupton e as e deshifron dot. Gazetari e ka shkruar qe t'a kuptoi ai vete.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veshet dhe syte

                Perzhit eshte shqip, te tjerat jane barera te keqia, te huaj,dhunues te gjuhes. Vetem nje globe njemije euro per cdo dhunim te shqipes nga mjetet e informimit mud t’a ndalonte masakren qe po ndodh.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  G

                  Gjuha shqipe po vdes ngadalë me fjalë të huazuara per tu dukur modern apo i zgjuar! Edhe pse kam 12 vite shkollë në Shqipëri 82-94 sot kam shumë veshtirësi në shumë fjalë Dje ishte një lajm "sherbimi penitenciar" po të mos flasësh italisht duhet hapur Google

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kendveshtrim tjeter

                  Dhuna politike nuk rrezikon fare SHQIPERINE, por e keqja ketu eshte se kjo nuk po rrezikon kete Pushtet fund e krye te korruptuar qe do ta meritonte plumbin ballit nga i pari ne kryeministri e deri te ai fare Lali ne qeli.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    blogmenet e fshatit

                    mos hiq paralelizma kot e Ylli. Ku shqiperia e ku Ameriqia. Po perpiqesh te krahasosh dy gjera qe skane fare lidhje me njera tjetren

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patoku

                      Eshte meraku i madh i Pates se mos del dhe ketej nga anet tona ndonje qe te qelloje me arme ne ndonje salle ndersa Rama shpjegon ato "Paqetat e maleve"...

                      Përgjigjjuni
                      1. 威樂

                        fifa

                        Përgjigjjuni
                        1. 威樂

                          Political violence is never a solution—it only deepens divisions. 威樂

                          Përgjigjjuni
                          1. 威樂

                            Calling it a “monster” feels accurate, because once it starts, it’s hard to control. 威樂

                            Përgjigjjuni
                            1. 威樂

                              This is a serious issue that goes beyond politics and affects society as a whole. 威樂

                              Përgjigjjuni
                              1. 威樂

                                Violence in politics is a sign that dialogue has failed. 威樂娛樂

                                Përgjigjjuni
                                1. 威樂

                                  No democracy can thrive if violence becomes normalized.威樂

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 戰神呂布技巧

                                    This should be a wake-up call for everyone involved in politics. 戰神呂布技巧

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 威樂娛樂城登入

                                      Political disagreements should be resolved through debate, not aggression. 威樂娛樂城登入

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 威樂娛樂城出金

                                        Once violence enters politics, trust in institutions starts to collapse. 威樂娛樂城出金

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 威樂娛樂城登入

                                          This is not just a political problem—it’s a societal one. 威樂娛樂城登入

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 魔龍傳奇玩法

                                            Leaders should be setting examples, not encouraging hostility. 魔龍傳奇玩法

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 娛樂城

                                              The long-term damage of political violence is often underestimated. 娛樂城

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 娛樂城評價

                                                Strong democracies rely on discussion, not confrontation.娛樂城評價

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 3
                                                  3A

                                                  It’s concerning to see how quickly tensions can escalate into violence. 3A

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 3
                                                    3a娛樂城app下載

                                                    If this continues, it risks affecting future generations as well.3a娛樂城app下載

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. f
                                                      fifa

                                                      Respectful disagreement is the foundation of any healthy political system.fifa

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Dire Straits //////////

                                                        O kinez tē qift qeni Saliut nonēn mu nē pidh. Po ne jemi Shqiptar apo tani duhet tē mēsoim dhe kinezçe. O ju qift gomari ça ju mban dera o derra.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mia

                                                          Good article! by 威樂娛樂

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje