E përjashtuan nga gara për kryetar të PD Korçë, reagon Bravaldi Xhafka: Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare

25 Prill 2026, 19:50Politika TEMA
E përjashtuan nga gara për kryetar të PD Korçë,

Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është përfshirë nga tensione dhe polemika, pasi nga lista e kandidatëve është përjashtuar Bravaldi Xhafka, aktualisht sekretar organizativ i degës.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e PD-së në qender, kryetari Sali Berisha dhe sekretari i pergjithshem, Flamur Noka

Zgjedhjet e parashikuara për neser (26 prill) tashme janë shtyre për më 3 Maj. 

Xhafka, i cili kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën, pretendon se përjashtimi është bërë për arsye fetare.

"Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë. Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat. Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka një plan, një platformë të vijë dhe të garojë siç funksionon në një parti demokratike. Ashtu kam vendosur dhe unë të zhvilloj, të kandidoj me idetë e mia, me vizionin tim dhe me platformën timë që mendoj që ishte një platformë fituese për demokratët e Korçës",- tha Xhafka.

"Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta",- shtoi ai.

Në gare tashme janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, te dy te besimit ortodoks. 

Ai hedh përgjegjësi direkte mbi drejtuesin politik të qarkut, Ivi Kaso, duke pretenduar se prej javësh ka pasur përpjekje për ta nxjerrë nga gara. Po keshtu akuzon dhe sekretarin e pergjithshem te PD-se, Flamur Noka.

"Kjo është një skemë e krijuar nga Ivi Kaso për të krijuar klanet e veta. Ai po lobon, ka një klan të vetin, po e mbështët, por besoj se nuk do t’ia dalë deri në fund të garës. Gjithsesi ai po përpiqet, dhe duke më eliminuar mua nga gara mendon se do të lulëzojë klani i tij që i shërben vetëm Niko Peleshit dhe askujt tjetër në Qarkun e Korçës. Edhe Flamur Noka nuk është jashtë kësaj loje. Me delikatesën e një politikani që ai mendon që është më ka komunikuar që do të respektojmë balancat fetare",- tha Xhafka.

Ndërkohë, burime brenda strukturave të PD-së në juglindje flasin për përçarje, edhe për shkak të ndikimit të Ervin Salianjit, pasi Xhafka shihet si mbështetës i tij.

"Unë mendoj që jo vetëm zoti Salianji për çdo njeri tjetër në Partinë Demokratike ka kontribute personale, ka kontribute familjare. Edhe unë vij nga një kontribut personal, vij nga një kontribut familjar. Në qytetin e Korçës, sidomos në këtë garë nuk ka lidhje zoti Salianji, është çështje idesh, është çështje mendimesh. Meqë më përmende zotin Salianji, unë e ka hasur dhe dëgjuar shpesh historinë e zotit Salianji. Unë padiskutim e kam pasur deputetin e Qarkut të Korçës për 8 vite me radhë. Sigurisht që atë e ka sjellë PD, e kanë sjellë drejtuesit e PD, dhe ne në Korçë kemi treguar mbështetjen maksimale, sikundër tregojmë për çdo deputet tjetër që vjen në qarkun tonë. Çështja Salianji i takon Salianjit për ato interesat e tij që është shfaqur së fundmi, por kurrësesi zoti Salianji nuk ka ndërhyrë në degën e Korçës, apo nëpërmjet meje, për të më vendosur mua kandidat apo dikë tjetër",- tha Xhafka.

20 Komente

  1. B
    Beu

    Te te perjashtoje plaku tregon qe ke akoma dinjitet.noka,Xhelali,balliu,janë të zgjedhurit e Berishës,ajka e PD.ata janë dhe komisionerët qe ju vlerësojnë intelektin qekeni ata ju vene dhe noten

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aba

      "Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta",- shtoi ai.- kush e kupton kete frymor te ma shpjegoje!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beksi

        Degjova qe do kandidonte Ilir vrenozi ne vendin tend

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktorr zhelali!

          Ti o Bravald duhet te jesh delfin i Lylbraves, ndaj duhen nderruar gjiith bravat se i madhi salipalla ka problem

          Përgjigjjuni
          1. K
            Korcari

            Sa shume me eshte bere qefi qe te kane perjashtuar . Po si nuk ju vjen turp qe delni e ankoheni kur ju u ka marre koka ere e pranoni te udhehiqeni nga nje plak 83 vjecar breket plot me mut kundermon era tre km larg e per sekretar te pergjithshen nje gomar si Noka e po si ky e shume me keq se ky te gjithe te tjeret qe gomari krye plak i quan qendrestare . Turp i madh , alamet djema te rinj e ju qin ne bythe nje qelbanik plak qe ka 35 vite i bie fyellit ne te njejten vrime e ju tani ankoheni .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nikua pe Korce

              Ky idioti ka thene qe e perjashtuan, se medemek ishte mysliman... a thua se PD-ja e Korces eshte e mbushur dhe drejtuar nga ortodokset, kur kreu i PD e ka emrin SALI!!! T'i vije turp ketij koke-buallit qe tenton te beje bez me percarje fetare, aq me teper ne qytetin e Korces. Turp edhe Babales qe i fryn koke-buallit nga mbrapa dhe turp te gjithe atyre qe per interesa te momentit politik, i fryjne percarjes fetare! TURP! TURP! TURP!

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeniçeri

                Nipi i Gim Xhafkes je ti mo mavri kandidat? Sa mire ta paskan bere!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buda

                  Konfirmimi se profecia e Salianjit u bë e vërtetë mund të gjendet te Gjoni 19:14-16: “Ishte dita e përgatitjes së Pashkës, rreth orës së gjashtë; dhe Pilati u tha Judenjve: “Ja Mbreti juaj!” Por ata bërtitën: “Largoje, largoje, kryqëzoje!” Pilati u tha atyre: “Ta kryqëzoj Mbretin tuaj?” Krerët e priftërinjve u përgjigjën: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Berishes.” Atëherë ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Salianjin dhe e kryqezuan.”

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    Hahaha c'fare krahasimi!!! Biblik mund te themi per Babalen e Lozhanit!!! Po c'fare prisnit ju?? Tja u sheronte Partine e dhjere ashtu si eshte prej kohesh ne faze terminale?? Tja u shumfishonte buken e "Peshqit" jezusi pe Lozhani??!! Ore mjeshtra, kur pema eshte e ikur per lesh, qe ta rekuperosh, duhet te pakten te kete rrenjet e mira, dhe e sharton me diçka te re e te paster, jo prej te njejtes peme, perndryshe, eshte vetem çeshtje kohe qe te mos kete as rrenje, e perfundimisht kthehet ne nje trung te kalbur, qe sherben vetem per humus, kurse ne rastin ne fjale, Saliu me banditet e tij nuk hyjne ne pune as per humus, jane mbetje e pariçiklushme, e shume ndotese per ambjentin, duhet te izolohet ne vende te pasaçme, madje duhen trajtuar si te kontaminuara edhe ata qe kane qene e jane ne kontaktme ta. Thjeshte muhabeti o njeres, Partia e dhjere, jane mbetje te rrezikshme per njerezimin e ambjentin dhe duhet trajtuar si te tilla.

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Korcari

                    Mire ta bene o surrat mut. Dashkan te behen skurrat e 5 dyqaneve komandante te Lirces!! Yt, hale gjirizi. Korca e korcareve!

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Y.H

                      Valla Rama nuk na beka zgjedhje te ndershme, i ben farse. Po ti o Sale qenke me keq, se ti te perjashtoke fare nga gara.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        ..

                        Ti paske qelluar Brava e prishur si duket

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evgjit muti mbetje sperme otomane

                          ...shko mblidh kanoce

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Saljani

                            Shikojani surratin, eshte kelysh i pese dyqaneve, felliqesirat qe hiqeshin zvarre karshi xhamise. Dhe qe tani u bene ushqim per krimba ne Shen Triadhe.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Plehre dhe coban muti je ti, maskara

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Toni M.

                              Jemi ne 2026.. normale per perjashtime nga udb-sti sb.. nuk duan njerez te dijes.. respektit.. ndergjegjes... etj por njerez arrogante te tipit fn.. vazhdon tradita ne pd... dikur( kure qeverisnin) vrisnin.. zhduknin njerez pa lene gjurme... tani i perjashtojne me mire keshtu.. dmth.. kemi nje diference te madhe mes nje krimi dhe largimi nga pd.. sidoqofte pd e sb dhe fn s'vjen me ne pushtet pasi s'kane elektorat.. dmth.. jane kryqzuar me kohe nga qytetaret shqiptare per jeteeee... "lufta" e brendshme ne pd do vazhdoje... pasi nuk konsiderohet liria e fjales nga sb.. pra pd.. s'eshte parti demokratike por nje parti e izoluar dhe komanduar nga nje ish-ppsh qe dashurine e pare se harron kurre gjer ne vdekje.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dire Straits /////////////

                                O Xhsfka po ti nuk e shikon qē partia wc qelbet era mut e ti do qē tē kandidosh pēr ktē lloi qenefi. Po Krijo mor burr Gruppe tēnd e dili kundra plakut mere Sali Bajgēs.

                                Përgjigjjuni
                                1. Ms.

                                  Ivi Kado I biri I nje graduati te larte te Partise se Punes , andej nga Fieri , ka marre detyren nga sekretari I Partise se Punes , sh. Sali Berisha , te estetizoje te djathten e Parisit shqiptar , Korces !!! Qeneria berishiste shtyjne e shtypin njeri-tjetrin per te qene sa me prane gerracit berishist !!! Kjo eshte Shqiperia jone dempkratiko - berishiste , kjo eshte demokracia jone e pakthyeshme , per here , me Partine e Punes ne krye , sic na e LA amanet sh. Ramiz Alia .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demokrati i vertete.

                                    Mos u merzit vella,ky eshte mentaliteti idjot qe kane drejtuesit e kesaj partie.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkodrani

                                      Nuk dukesh se je shqiptar?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje