Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze mbi të ashtuquajturën “paketa e maleve”, të cilën e konsideron si një vazhdim të të njëjtës filozofi që, sipas saj, është ndjekur më herët me ligjin e investimeve strategjike dhe me veprimtarinë e Korporatës së Investimeve.
Në reagimin e saj, Tabaku thekson se modeli i ndjekur nga qeveria ka nisur me ndarjen e bregdetit për interesa klienteliste, ka vijuar me dhënien e trojeve publike në qytete dhe tashmë, sipas saj, po shtrihet edhe në zonat malore. Ajo e cilëson “paketën e maleve” si një ndërhyrje të rrezikshme që cenon të drejtën e pronës dhe krijon potencial për konflikt social në vend.
Sipas saj, kjo nismë nuk përfaqëson zhvillim të qëndrueshëm, por një praktikë të përsëritur që favorizon një pakicë në kurriz të qytetarëve. Tabaku paralajmëron se imponimi i zonave prioritare dhe mënyra se si po përfshihen bashkitë në këtë proces krijon bindjen se do të ndiqet i njëjti model si në bregdet dhe në qendrat urbane.
Deputetja demokrate shprehet se respektimi i të drejtës së pronës është themel i çdo shteti demokratik dhe një kriter thelbësor për standardet europiane. Në këtë kuadër, ajo argumenton se çdo ligj që cenon pronën, injoron vendimet e gjykatave dhe dëmton kontributin e qytetarëve, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe minon besimin tek institucionet.
Në përfundim, Tabaku bën thirrje për ndalimin e kësaj, që ajo e cilëson si “babëzi institucionale”, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të pretendojë të jetë një shtet funksional dhe europian nëse nuk garanton në mënyrë të plotë të drejtën e pronës dhe barazinë para ligjit.
Doli prap bibe satelit,do hedhi vallen e satelit se ndryshe i presin buken
Ah moj mjerane.u fiksove ne trurin e popullit si nje monster e shpërdoruar e njeriut me negativ te kombit
Debile femer.Po na jep leksion si mbrohet prona ,lepirsja e te vetmit njeri ne Shqiperi akoma gjalle qe shkaterroje perfundimisht pronen.
Edhe dashnore ta kishe o Mero i Bazajve, nuk do e duroje dot kete biben te derdellisite cdo jave ne gazeten tende.. Apo..? Se ku i dihet...
Femer e ndyre! Hedh vallen ruse te Saliut sepse Gita e kercenon me dosje per plot horrlleqe. Kjo nuk shkon me dot ne Usa, e njohin per mashtruese.
Eh, moj Tabaku! Paketa e maleve nuk ka qëllim final tjetërsimin e pronave, por është një projekt për t'i kthyer pronarët pretendent në pronat e tyre dhe zhvillimin ekonomik të kësaj prone, deri në zgjidhjen e pretendimeve të tyre, por dhe kthimin edhe në shtëpitë dhe "kullat" e braktisura, për një tjetër mënyrë sigurimi të jetesës. Pronësia mbi tokën - shtetërore apo private - përbën themelet e kombit. Toka djerrë apo pa pronar dhe e braktisur, e "askujt", pavarësisht pretendimeve që si për çdo mosmarrëveshje zgjidhen me gjyq, që mund të zgjasin me dhjetra vjet (zhvillimi i vendit nuk ka kohë sa të zgjidhen përfundimisht çështjet e pronësisë, që janë të përjetëshme), pra edhe një herë, mbajtja e kësaj statukuoje është një qendrim jo kombëtar, edhe nëse bijtë e saj janë të shpërndarë nëpër dhera të kombeve të tjera dhe kanë një pretendim ëndërrimtar për të, është pre e atyre që synojnë ta shfrytëzojnë, bëhet pre e të huajve fqinjë e më përtej. E kur toka as tjetërsohet (të huajve, me kushtetutë) dhe as shfrytëzohet (të huajt apo vendasit), atëhere ç'ndodh? Ku qëndron vlera e saj, patriotizmi për të; as për një gur varri? Apo mjafton të kemi një letër që të na njohë pronar... për shkak të mentalitetit të pronarit, pa ajo më mirë ashtu, djerrë, se sa ta ketë ai që e punon. Kur të zhbëhet ligji 7501, dhe të njihen pronat e vjetra, t'u kthehet ajo pronarëve bejlerë e agallarë, "larifondistëve", kur të gjejnë dokumentat, që nga koha e Skëndërbeut, se 85% e tokës u takonte atyre, dhe kur të gjithë pasardhësit e bujqërve dhe çifçinjve ti kenë bërë naftën tokës shkuar puntorë nëpër botë dhe këtyre "bejlerëve" nuk do të ketë kush t'ua punojë tokën që do t'u kthehet me një anti 7501, do të shohim se sa patriotë do të jenë, që të marrin dhe ti bien qylykes vetë, se edhe me qera, zor se do të gjejnë t'ua marrin, apo do të vënë "turistët" t'ua punojnë. Atëhere një pjesë e tyre do të kërkojnë të rikthehen kënetat, e ti kthejnë tokat në "resorte gjuetije"! Ata që nuk do ta kenë këtë mundësi, do t'i shesin ku të mundin këto "toka belik" kujt të mundin dhe, si gjyshërit e tyre, dikur, të rrojnë vetë në Evropë, duke e kthyer të gjithë shqipërinë në "tok të xanun" prej të huajve. Ka një dallim botkuptimor mes __zhvillimit të decentralizuar të ekonomisë, që e sheh zhvillimin tek prodhimi i vogël individual apo ekonomi të vogla e me përqendrim të kufizuar të kapitalit material e njerëzor __dhe atij të zhvillimit me një koncentrim kapitali dhe përqendrim maksimal të forcave prodhuese. Shteti e drejton zhvillimin e pronës së vet në atë kah që plotëson synimin e forcës politike që drejton e menaxhon ekonominë e vendit. Shtetasit e përcaktojnë drejtësinë e këtij synimi në favor të kujt është. Si në bregdet, si në fusha, pyje, male, nëntokë prona shtetërore me ç'shoh është drejt kapitalit të madh, që kërkon potencial të konsiderueshëm për tu zhvilluar; kurse paketa e Maleve, me sa kam kuptuar, që nuk është vetëm për malësitë e "thella", por edhe për bregdetin malor, është për të nxitur ekonominë e vogël private dhe zhvillohet në kahun e ekonomisë liberale që përfaqëson znj. Tabaku. Që mbetët "tabak" edhe në kuptimin teorik dhe atë politik të shtruarjes së çështjeve që duhet t"ju kishte nxitur, në fakt, imagjinatën dhe kauzat, të dilnit me një projekt më të mirë se kjo paketë dhe të ofronit kështu një zhvillim të mëtejshëm, më alternative dhe më ndjellës tek njerëzit e grupimit politik që përfaqësoni, që presin diç nga ju dhe jo veç: kundra, edhe kur ofrohet një opsion që gjithsesi synon, jo një, por disa të mira... Kundërshtimi në ç'do gjejnë dhe për gjithçka, nuk është një politikë e mirë opozitare; alternativa më e mirë për disa dhe kritikë për disa të tjera por me projekte më të mira, duke mos bllokuar zhvillimin dhe korrigjimi në rrugë e sipër është edhe opozitarizmi i duhur, duke bërë të mundur fitimin e "kartrave" të votuesve, duke ngjallur besim. Politika është kompromis, na kanë mësuar të moçmit, vazhdimi me mjete të tjera, është luftë (qoftë e "ftohtë" apo e "nxehtë").
Te lutem,mos dil me! Me duket se je ne konkurrence me zotin tend Berisha.
Tabak = Punuess lekurash ne turqisht Stergjysherit e saj kane ardhur nga Bursa apo Izmiri me levizjen e popullates se perandorise sulltanate pas renies se Skenderbeut
Si nuk tha njehere nje gje te mire kjo tabakja por vetem vrer dhe genjeshtra nxjerr nga goja. Turp!
Mos ja vini re , e ka nga menopauza këtë lajthitje .