
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga Grupi Parlamentar i PD i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Në një dalje për mediat Meta tha se kjo lëvizje nga Alibeaj është një manovër e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.
Si e komentoni përjashtimin e katër deputetëve nga Alibeaj?
"Nuk më takojnë mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrime të tilla, pasi qëndrimi im se kush është PD, është i qartë edhe ai është në respekt të vendimit të marrë nga populli opozitar më 6 mars.
Së dyti lidhur me këtë, aq sa kam parë nga mediet dhe reagimet e të përjashtuarve, ka ndodhur një paradoks i madh që 4 deputetë që janë shembullorë, paskan bërë një superreflektim për ngjarjet e 8 janarit sepse ata paskan firmosur sipas lajmeve, për të pranuar kryetar grupi të PD, nënkryetarin e këtij grupi, meqënëse Boçi do të kandidojë për kryebashkiak, i cili në 8 janar ka qenë në anën tjetër, e kundërt të “Foltores”, zorin Salianji.
Çdo manovër e Ramës është e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga probleme që nuk ekzitojnë brenda opozitës, përvec atyre që i stis Rama dhe i financon ai. Skandalet e tij nuk i mbulon më asgjë, sic thotë shprehja “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. Ai është një kërcënim për të ardhmen e vendit, ky korrupsion është shkaku i varfërimit.
Çdo lloj lajmi për të krijuar gjoja probleme të opozitës pas 14 majit, është tregues i dëshpërimit. Opozita do të jetë më e fortë pas 14 majit. Ju e shikoni se Rruga “Xhon Belushi” se cfarë korrupsioni ishte, që u denoncua nga Belind Këlliçi", deklaroi Meta.
o Ilir o hajmut i dutit
Po ky floriri pse meret me poturet e pd ky ska ngrit te vetat
vec shembullor ska ne pd se jeni gjithe njerez te ulet
shko mor shif veten se sje askushi
Ikni more budallejne se late nate
O ilir po ti me prap gjalle qenke more i vobegte