30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria hap ambasadë në Ukrainë

12 Janar 2023, 12:10Politika TEMA

30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria hap

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Twitter” ka njoftuar se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve që at’herë dolën nga tirania në botën e lirë. Xhaçka po ashtu shkruan se sot jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë.

Njoftimi:

Kanë kaluar 30 vjet që kur Shqipëria   dhe Ukraina   vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë.

Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës   si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria   do të mbështesë Ukrainën  dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë  .

Shqipëria   dhe Ukraina   i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

 Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria   do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë  .

 Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen. 

2 Komente

  1. d
    detajisti

    KOREKTORI Olta Xhaxhka eshte Ministre e jashme tani o gaztare me diploma fallco

    Përgjigjjuni
    1. e
      enter""

      Do furnizoni Zelenskin me droge tani me kollaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje