Përmbytjet në vend, Rama: Në krye të detyrës ditë-natë! Keqardhje nga llumi i shpifjeve

21 Nëntor 2022, 11:16Politika TEMA

Përmbytjet në vend, Rama: Në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend, ku më problematike gjendja është në Shkodër.

Në një sqarim të gjatë, Rama i është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të opozitës teksa sqaron se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

 

Reagimi:

NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit)

Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.

Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.
E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Sasia e rreshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi rreshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.
Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve ne këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosja me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i zi dhe i bardhë, po akumulohen prej ditësh në liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.

4 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Po o Edo nuk ke pas kohe e as pare per 9 vite ta zgjidhesh si problem....ka radhe perpara qytetet me piktura,... bolevare,.. kulla e rruge te shtrenjta e e java 7 e ti tete dite jashte shteti per te rregulluar dynjanë. Fajin e ka Saliu

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Parisi ne Beograd ene pastaj Tunizi.

      Mashtrus...ske faj Bunkerin tat se lag shiu.... = Si dhjete vjet Berishe, si dhjete vjet Rame, Shkodra loke si Venecia....lol = Cfare ndryshimi ka sjelle qeveria e Liderit Global per mos mbytjen e Shkodres ne keto 10 vjet? ZERO = lol

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito i Orneles se Varuzhanit

        LEGEN, si kaloi fundjava ne Tunizi? Linden e kishe me vete?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O komentues cuf dabjoni ,nga parisi ne beograd dhe ti i vitos nga komentet tregon se jeni analfabet ,kush i shtyu shqiptaret te ndertonin ne toka ku kalonin kanalet kulluese ,i graboten keto toka dhe ndertuan kuturu ,tani te mbajne ate qe bene vete keta maskarenj . E çfar fai ju ka qeveroa ? Te jem une ju le te mbyteno o te pa bese qe nuk dini te dalloni te zezen qe ju la saliu dhe te bardhen qe kerkon tu japi Edi ,mblidhni ment se nuk jeni kalamaj se edhe ata flasin me mire se ju .ju jeni turpi i kombit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje