Video-mesazhi e kreut të FIFA: Shqipëria, i vetmi vend që hapi dyert për refugjatët afganë. Faleminderit miku im, Edi Rama!

20 Nëntor 2022, 21:00Politika TEMA

Video-mesazhi e kreut të FIFA: Shqipëria, i vetmi vend që hapi

Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli edhe për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri. Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta. Ai ndau një mesazh falenderues ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj kryeministrit Edi Rama.

Infantino tregoi para gazetarëve se Shqipëria dhe miku i tij Edi Rama pranuan të strehojnë 160 gra gjatë krizës së refugjatëve. Shumë vende të Perëndimit në fillim thanë po, por vetëm Shqipëria nëpërmjet mikut tim Edi Rama hapën dyert, tha Infantino.

“Të gjitha vendet europiane dhe ato amerikane mbyllën dyer duke thënë nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që tha sillni këtu sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria dhe miku im , Edi Rama më tha ‘janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’. Kështu Shqipëria hapi dyer e saj, ndërsa vendet e tjera nuk e bënë aspak”, do te theksonte kreu i FIFA-s.

8 Komente

  1. B
    Bardha

    Pse nuk tha dicka per Birishen e shpellave te karaxhixhit ky nuk ashte burre i mire

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Nder e respekt për Edi Ramën. Veprim njerëzor, human, xhentellmenash, sikunder është karakterizuar gjithë jetën e tijë. Besoj se edhe “Lilo” do të jetë në një mëndje me mua. Urojmë shendet e jetë

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Dy miq ka ky lanet infantino putinin e edvinin

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Juve vetem gjuha shqipe ju ka mbetur, pasi fjala e vjeter e shqiptarit "buke e krype e zemer te mire" ju ka ikur nga fjalori vite me pare. Mos e perdor emrin "Tropoja" se e perdhos ate krahine me tradita mikpritje. Edi Rama beri ate qe duhet te bente cdo K.Minister shqiptar, te nderoje traditat e te pareve tane.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rexhepi Fiqos

          Or tëj pi trrropordhe, shyqyr që s’ka mik Saliun që ka marë paret e Putinit, por sa për Ramën, ti dhe Saliu, ja rrofshi ato që i varen, ja lafshi e pastroni mirë, dhe pastan futini ndonjë të lëpirë (sigurisht,po ju la i zoti i punës), sepse ju tropojsit, edhe kur puthni, të kafshoni, mbasi jeni si qëntë…….jeni të pabesë, keni vrarë njeri tjetrin, nga sherri që ju futi Saliu Shiqeres, në vëllavrasje…. Turp për ju.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Se cilin ka mik Infantino,e di ai,ti i mesiprmi Tropoja e Saliut.Megjithate Faleminderit Italo -Zvicerani Infantino,qe para Qindra Gazetareve nga e gjithe Bota,e perserite ne menyren me te qarte dhe te bukur,kush jane Albanian ,dhe nje Faleminderit edhe njeriut me Zemer Edi Rama,qe nuk eshte nje Kriminel gjakftohte,si Saliu yt or Tropoja.Behet fjale per 160 femij dhe gra te sportit,qe Kryeministri shqiptar,i tha Bujrum,ku eshte e keqja?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hani te Pasurit

              Ne Burdello Hyjne te Gjithe.Burdello e Rames Hap dyert per afgan e ndjek Shqiptaret.nuk te degjova te thuash Dicka per angline qe ka Fushate kunder shqiptareve.Nuk eshte Shqiperia e Rames o Infantil Froço .edhe pse Koçabashi Edi kujton se i takon e ja la I ati me tapi.

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti 1990

                Por dorzoi gylenistet dhe mbylli kolegjin me prestigjoz ne shqiperi. Kujtoj se ata qe studiuan ne kolegjet "Turgut Ozal" sot kane bere emer dhe pergjithesisht mbajne tituj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje