Berisha kritikon Palokën, Bylykbashin dhe Nokën: Turp që nuk folët në protestë!

20 Nëntor 2022, 22:31Politika TEMA

Berisha kritikon Palokën, Bylykbashin dhe Nokën: Turp që nuk

Në një nga mbledhjet e thirrura me drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike pas protestës së 12 dhjetorit, Sali Berisha është shfaqur i kënaqur me pjesëmarrjen, por i pakënaqur me tre emra.

Kreu i demokratëve ka kritikuar tre figura qendrore, që u rreshtuan në krah të tij që prej nisjes së foltores në shtator të vitit të kaluar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së me një vendim të Lulzim Bashës.

Burime të Voxnews.al tregojnë se Oerd Bylykbashi, Edi Paloka dhe Flamur Noka janë kritikuar nga Sali Berisha se përse nuk u ngjitën në podium. Burimet thonë se gjatë fjalës së tij, ai në një moment ‘u ka thënë që kishin nxjerrë fëmijë të flisnin para protestuesve dhe ata si figura qendrore të partisë nuk dolën’.

“Bëhuni burra dhe dilni të flisni. I vetmi zë i fuqishëm që foli ishte Luçiano Boçi’’, mësohet t’u jetë drejtuar Berisha tre bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Në protestën e 12 dhjetorit lista e folësve qe e gjatë, ku Ilir Meta dhe Sali Berisha folën në fund. Ajo që ra në sy ishte fjala e 3-4 figurave të reja, që vinin nga auditorët e universiteteve si dhe e aktivistëve që publikisht nuk kanë pasur një lidhje të fortë me Partinë Demokratike.

Me përjashtim të Luçiano Boçit, i cili ka njoftuar edhe kandidimin për kryetar bashkie në Elbasan, asnjë figurë qendrore e Partisë Demokratike nuk iu adresua pjesëmarrësve në protestë. 

7 Komente

  1. B
    Besniki

    O Sale maloku,cfare te flasi thuthuqi Paloka,maloko injoranti doctor,Mul Noka,apo familjari komunist Bylykbashi?Ato nuk bejne per kete pune,o Sale dreqi.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qim AbdyleQimSumQimShumi

      Foli Luqi Boqi, thotë Qim Pëjka e Mul Nokari….

      Përgjigjjuni
    2. w
      www.youngtribune.com

      Ka ikur koha kur Sali Efendi I detyroje te merrnin fjalen me urdher nga ju politikanet e djathte.Lulzim Basha ishte nje nga te paret qe tu kundervye.

      Përgjigjjuni
      1. d
        demo

        Ajo qe di te beje Paloka eshte te shaje Ramen me liber shpie.Nuk eshte per tu kritikuar,por per tu lavderuar.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tata luigj

          Saliu qe kur e. ka kuptuar vertet se luli basha i ka shkerdhyer Argiten dhe super mbesen eshte terbuar,tani e mori vesh se eshte familje burdello dhe flet pa kuptim

          Përgjigjjuni
          1. N
            Normale

            Te ka ikur koha o Sali Berisha Lere rehat kete popull I perket se shkuares Nuk bind njeri ti Vetem forcon pozicioni e Edi Rames Sa me shume del ne protest sa me shume shan aq me shume simpatizante Te largohen Kuptoje je I mbaruar politikisht

            Përgjigjjuni
            1. K
              KOCKA

              Jemi ne NENTOR s'ka ardhur 12 dhjetori akoma apo po beni nxemjen per dt 6 dhjetor

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje