Përplasja e opozitës me gardën jashtë Kuvendit, Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre, ndodh sa herë jemi afër BE-së

3 Tetor 2024, 11:17Politika TEMA
Përplasja e opozitës me gardën jashtë Kuvendit, Balla:

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla foli për gazetarët pas mbylljes së seancës së sotme plenare.

Balla komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.

Ai thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.

"Pjesa më e madhe, e njoh, nuk është situatë që ndodh për herë të parë. Është bërë dhe çdo vjeshtë, edhe para 1 viti ishte e njëjta situatë. 

Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit.

Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.

Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Nëse do isha deputet i opozitës do  e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit. Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori. PS nuk komenton vendimet e gjyqësorit.

Është ndryshe të komentosh një fenomen dhe ndryshe një vendim gjykate. Ai fenomen duhet të marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien në kundërshtim me njëra tjetrën kemi një autoritet mbi palët Venecian'', tha Balla. 

 

3 Komente

  1. c
    ce

    E pate sheikun taliban me 13 vila sa i ngazelluar ishte ne darken e 30 shtatorit pasi Flamut Geringu dogji parlamentin. Zgerdhihej perbindeshi 80 vjecar Hu Xhintao nga maja e tyrbes se katit te 8t taman si Neroni qe buzeqeshte kur shihte Romen qe po digjej me urdher te tij para 2000 vitesh.Perseritet historia dhe me trushplaret bushkolas morragjinj poshte tyrbes se katit te 8 pas 2000 vjetesh.fundi i botes .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lilo

      Po se na dolën ca shkrime që xhahai kishte vila me shume se Saliu dhe e shoqja notere deklaronte 90€ të ardhura mujore

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dulqinja e Tabozes

      Eshte shume e turpshme situata qe ndodhi 2-3 ore me pare tek Hotel Karlsberg,ketu ne Tirane.Ishte nje aktivitet tek Hoteli,ku pjesmarres ishte Ministri i Mbrojtjes dhe ndoshta atashete ushtarake te vendeve te NATO-s.Nje burre i vjeter po kalonte ne trotuar,por Gorillat e penguan.I kerkuan qe te vinte rrotull e te zbriste ne rruge ku kishte trafik e kishte varg makinash!!!!Eshte e turpshme ta detyrosh plakun qe te ece ne rruge,te kaloje neper makina dhe ky eshte nje nga turpet e ketyre riosheve qe behen ministra….

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje