Përse Sali Berisha gjithnjë e më shumë është duke përmendur SHISH-in?

20 Shkurt 2023, 18:16Politika TEMA

Përse Sali Berisha gjithnjë e më shumë është duke

Nga Muhamed Veliu

Sali Berisha gjithnjë e më shumë është duke e përmendur SHISH në deklarimet e tij publike. Një prej burimeve të mija në inteligjencën shqiptare më tha se:

 “Në aparatin Qendror të SHISH në Tiranë ka shumë lëvizje. Disa drejtor që konsideroheshin të paprekshëm që nga koha e Visho Ajazit dhe Helidon Bendos e të palëvizshëm, tashmë kanë lëvizur.

Zëvendës drejtori Kanushi,  po i transferon në detyra periferike. Ata që  po ndjehen të rrezikuar, i  shkruajnë Berishës.

Më pas Berisha i përdor në konferenca për shtyp, Kjo është diçka e pritshme duke parë situatën në SHISH.

Berisha ndjehet i  rrezikuar pasi nuk ka kush i  kalon informacion të klasifikuar tashmë që ka nisur fushata lëvizjeve.

Është vënë nën dyshim për dërgime informacioni Berishës,  një punonjëse e SHISH në departamentin........., e punësuar që në kohën e Visho Ajazit”........tha një zyrtar i SHISH

A.I  drejtor i departamentit më të rëndësishëm në SHISH,  atij të kundra-zbulimit është çuar inspektor në Vlorë.

Si inspektor i thjeshtë në Tiranë shkon G.B, ish- drejtor i Drejtorisë të Sigurisë së Personelit.

R.C nga drejtor anti-terrori është emëruar inspektor i thjeshtë në Dibër.

E.L, drejtor i spiunazhit, është transferuar specialist drejtoria e personelit.

E.M, ish- drejtor kabineti i Helidon Bendos emerohet inspektor ne Sarande.

E. B nga drejtoreshë e institutit kalon tek kartoteka

F. A, drejtori per  Tiranen transferuar ne Fier.

Ka dhe disa punonjës problematikë.

J.R drejtor i një dege, investim direkt për t’u punësuar në SHISH nga një eksponet i botës së krimit me inicialet K.M

-Nipi i kapur në 2008  me 1 kg kokainë kur ai ishte drejtor kundra nakotikëve

-I vëllai banues në një shtet fqinj me Shqipëri i skeduar me informacion A1 si i përfshirë në trafik droge

-Kunati i kapur me shtëpi bari në një vend të BE-s me 450 rrënjë kanabis.

-Kërcënuar një drejtor hipoteke në këtë qytet pasi bashkëshortja ishte vënë nën hetim për aferë korrupsioni.

-Kërcënon bizneset me dosje, nëse nuk paguajnë do ti coj në prokurori

 E. L, departamenti narkotikeve

-Lidhje me një grup kriminal në Shkodër drejtuar nga E. B në shitjen e drogës

-Me armën personale të punës ks kërcënuar xhaxhallarët për çështje pronash dhe një vreshti.

-Emri tij del në një përgjim telefonik mes një bosi krimi dhe ushtarit të tij me inicialet L.Z  i cili i thotë:

“E.L po na shet tek të tjerët”

T.P, ish- drejtor në këtë qytet, sot në aparatin qendror lidhje me një familje kriminale në këtë qytet.

Drejtori kësaj drejtorie A. A mbyll probleme sepse është i lidhur me njerëzit e krimit. I vëllai oficer policie  ndihmoi në mos kapjen e një prej subjekteve të operacionit “PLUMBI  ARTË” me inicialet D. C.  Pjesë e dosjes Dumani.

K. M, një bos krimi mundi të punësojë në degën rajonale të SHISH një vajzë e cila sot punon në një drejtori të rëndësishme në aparatin qendror, me një volum të madh informacionesh sekret. Babai kësaj zyrtareje me lidhje të forta me njerëz në trafikun e drogës. Shqetësimi zyrtarëve lokal të SHISH nuk është marrë në konsideratë.

Emërimi saj nga Visho Ajazi,  në kundërshtim me rregulloren pasi nuk kishte vitet e duhura për tu emëruar drejtore.

Në SHISH ndërkohë ka dhe raste korrupsioni.

K.P bashkë me disa persona të tjerë të mos ndëshkuar me kallëzim në prokurori për abuzime disa mijëra euro, me dietat dhe pagesat e burimeve të informacionit.

E. G, drejtori më jetëgjatë një drejtorie sponsorizuar nga një vend aleat për abuzime me fondet thjesht larguar nga SHISH e jo kallëzuar në prokurori.

Një drejtor i rëndësishhëm departamenti krimeve ekonomike përdorte informacione të marra nga terreni për gjobvënie-larguar-jo kallëzuar prokurori

Çfarë duhet të ndryshojë në SHISH?

1-Ndryshimi ligjit përshtatja me situatat aktuale.

2-Rishikim urgjent i pagës të punonjësve.

3-Përmbysje e piramidës aktuale, më shumë person në terren më pak në aparatin qendror.

4-Ndryshimi kulturës të pandëshkueshmërisë (pra jo Vetëm largim nga puna për ata që kapen me shkelje por kallëzime penale.

5-Nepotizmi

Por problem ka dhe në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Nga viti 2016-2023 janë ndërruar 6 drejtorë të përgjithshëm dhe 5 drejtorë kundra zbulimi.

Kjo brenda AISM shihet si kthim i këtij institucioni në trampolinë për të marrë gradën e gjeneralit.

Shumica drejtorëve në AISM janë emëruar jashtë cdo kriteri duke shkelur ligjin.

Të gjithë drejtorët e AISM pas 2016 s’kanë kursin bazë të SHISH sikurse ish drejtorët e kundra zbulimit përvec ish drejtuesit të fundit të kundrazbulimit i dorhequr pak kohë më parë.

19 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Vetëm i kanë transferuar? Ata duhen futyr në burg të gjithë..... Spajunat e Salës....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Mos.Ja mbyllen edhe rubinetin kryesore te informacionit.Tani presidencën nuk e ka se Iliri mbaroi ,drejtesine pothuaj ja kane hequr nga duart,tani edhe SHISH in.Desherojme qe pak nga pak te gjitha t'a behen te pavarura e ti sherbejne vetem ligjit dhe kushtetutes

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dule gjylja

        Noc rrocku

        Përgjigjjuni
      2. L
        Logu

        Kjo ka qene nje nga cerdhet e informimit te Qofte Largut,qe Rama me ne fund e ka kuptuar.Njerez te emruar jashte kritereve,mbledhur lart e poshte me bindjet politike te Berishizmit nga i famshmi Visho Ajazi

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari.

          Ne qofte se keta e kan bere kete gje duke nxjere informacione jo vetem qe duhen levizur por duhet te pergjigjen edhe para ligjit.Pra situata qenka alarmante ne shish.Organet kopetente duget te veprojne me urghence.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shikasi

            Sdo men e kalem spiunet e shishit i ka pergatitur me doren e spiunit te serbit Gazidedes.Te gjithe drejtuesit e keztij mender sherbimi jane trashegimtare te Gazidedes ose te rekrutuar rishtazi nga Serbia e Greqia.Qifshin nenat e tyre inshallah,bashke me Nano bythen e Ed trapin te cilet vetem spiune te ketyre dy sherbimeve kane vene ne krye

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali krimi

              Shish eshte arma e fundit qe Demoni Berisha po e shtrengon fort. Ata duhen shkarkuar te gjithe biles shumica e tyre duhet te futen ne burg e te kontrollohen per krimet qe kane bere nen urdherat e demonit Berisha. Jane vrare e pastruar shume shqiptare te ndershem nga kjo vegel qorre e Saliut vetem se mendonin ndryshe, biles jo vetem ne Shqiperi po kufo ne bote.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kocaqet

                Çerdhe zogjsh me mision korruptues, ç'mund tç pritet me këtë amulli, shumë von janë kujfuar, apo e ruajnë të bëhet si ish SHIKU

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                  Ja , keta jane " qytetaret dixhitale " te dobicit serb te Vicidolit !

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    prikurori

                    Sipas kërij shkrimi Shish na qënkish një institucjon i kalbur i shtetit. Realisht duhet të jetë instirucjoni ku njerëzit që punojnë aty duhen kaluar në një zinxhir të gjatë filtrash. Paska nevojë për një qilizëm më se të thellë.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arqile

                      KRIMINRL SALE E SHENDROI SHIKUN NE KRAHUN E TIJ SANTAZHUES E VRASES TE KUNDERSHTAREVE POLITIKE.NJERZIT QE PAT ŔEKRUTUAR SALA NE SHIK DHE QE SHUMICA E TYRE JANE AKOMA I KANE DUART ME GJAK.POR ESHTE TURP I MADH QE AKO.MA ATA NJOFI E FURNIZOJNE ME CDIO TE DHENE KRIMINEL SALEN .E VESHTIRE SIC RSHTE NISUR TE QEROBEN KRIMINEL SALIU DHE SHIKSAT KRIMINELE PER ARSYE TE FUQISE SE MADHE EKONOMIKE TE SIGURUAR NGA KOHA E KRIMINELIT.PERENDIA BESOJ DO I JAPI HAKUN CILTDO PAK ME VONESE POR DO PEFGJIGJEN

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zgalem

                        Kjo analize duhet te trondisi kete departament te thashethemeve . Ndonjeri , ose disa , duhet te marrin denimin kapital . Zgalem

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          alphade

                          Pse nuk thoni se SHISH-i qenka bere qenef ku ka dhjere Sali Berisha pergjte 30 vjeteve Turp per “Mark Shalegjatin …..!

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            alphade

                            Te me fali nje mije here lexuesi por ketyre do qire nena te gjithve duke filluar nga Visho Ajar e Bendo der tek i fundit ?! C’be- het Keshtu more Edi Rama ? Nuk duam as pordhet e Konices dhe derdellitjet e Nolit qe na tregon Ti por zhdukni bandat e Beri- she’s dhe Gazi Dedes ! Si more mavri e ho- qe Vishon dhe i vrave barkum e cove ne NATO ne vend qe t’a rrasjje ne qeline e Koto Hoxhit …..Turpi te mbulofte ! I ke borxhe ketij populli ! U kujtove pas 9 vjetesh….!

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shigjetari

                              Eshte ULERITESE nevoja e pastrimit te SHISH ! Si ka mundesi qe Mafioze dhe Trafikante droge kane investuar ne emerime ne SHISH te cilet ju kane sherbyer pastaj atyre sipas nevojave....njelloj si kamerat e rrugeve montuar nga mafiozet..

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                specialisti

                                I nderuar gazetar! Te pergezoi per temen qe keni trajtuar ne kete artikull. Eshte per te ardhur keq por sherbimet tona sekrete por e them me plot bindje se mbas ndryshimit te sistemit ne vitin 1991 e mbrapa sherbimet sekrete te shtetit shqiptar jane kthyer pothuajse plotesisisht ne leva te partive ne pushtet dhe jane perdorur ne menyren me te keqe te mundeshme. Ka kaluar nje periudhe e gjate nga periudha ndryshimit te sistemit dhe problematikat e sherbimeve sekrete jane te shumta, prandaj duhet nje kohe e gjate per te dhene vleresimet e duhura qe lidhen me kete problematike. Une mendoj se mbas emerimit te ne krye te SHISH-it (ish SHIK-u), te Gzededes ky sherbim mori tatpjeten, mjafton te permendim vetem rastin e ngjarjeve 1997 kur Gazidede vihet te krye te operacionit per te shtypur "rrebelimin" ne zonat e jugut etj. Emerimi i tij ne krye te operacionit ishte ne kundershtim me kushtetuten etj. Kjo te kujton pikerisht periudhen ne ish Jugosllavi kur Rankoviçi ne krye te UDB-se kreu genocid ndaj shqiptareve ne Kosove etj. Bazuar ne ditarin qe disponoj te periudhes 2010 deri 2015 e them me bindje, bazuar ne fakte, se sherbimi informativ ushtarak SHIU (aktualisht AISM) eshte keqeperdorur ne menyren me te keqe te mundeshme nga drejtues te njerez te caktuar per interesa partiake dhe personale. Nderkohe ne kete sherbim jane emeruar dretues kryesore dhe inspektore pa nivel, por militante te marre me njohje e rekomandime. Ne rast se shikohet me vemendje, te pakten nga viti 2009 e ne vazhdim ne kete institucion (AISM) jane emeruar drejtore krejtesisht jashte profili e specialisteti (oficere logjistike, oficer nderlidhje, kembesorie etj) te cilet nuk plotesonin kurrfare kriteri etj. Pa u ndalur ne detaje e hollesi, ndonese i disponoj, duhet theksuar fakti se ky sherbim filloi te degjeneroi me emerimin e drejtorit Y. Z i cili u perfshi ne skandale si pergjim te opozites te asaj periudhe, lidhje me bashkeshorten me biznese fishkesh, perdorim te forcave speciale ne operacione jashte detyrave te tyre funksionale etj. Megjithe largimin e tij (Y.Z) nga funksioni i postit te drejtorit, ne vijimesi vazhduan gabimet dhe skandalet me radhe duke filluar qe nga emerimet ne postin e drejtorit (jashte specialiteti etj), specialisteve te sektoreve etj. Ne vitin 2013 ne kete sherbim filloi nje i ashtuquajtur reformim, mirepo ne fakt vetem reformim nuk ishte. Reforma e "bujeshme" u krye, por u kryen largime nga puna specialiste me eksperience shumevjeçare, u sollen militante te marre nga rruga pa kurrfare njohurishe dhe u shkelen te gjitha kriteret e emerimeve etj. Disa u larguan edhe per shkelje, flagrante siç ishte rasti i oficerit B. Shehu i cili u angazhuar direkt ne fushate elektorale ne Kukes ne shoqerimin e kandidatit per deputet Flamur Noka dhe me kete rast kane shtypur edhe nje lope (lexo gazeten Tema sepse ka shkruajtur posaçerisht ne ate periudhe per rastin konkret etj). Mirepo nuk kaloi shume kohe dhe perseri ky oficer u kthye ne detyre (skalndal tjeter ky) etj. E them me pergjegjesi se reforma u krye nga persona te veçante dhe ne bashkepunim si E. B, A.B, S.SH, P.S etj, te cilet kane perpiluar listat per largim e zevendesim etj. Ne rast se ndonjeri ankohej tek drejtori perse i kishin larguar ai pergjigjej: "Kur kam ardhur une kam degjur listat e gateshme etj". Ka skandale te tjera pa fund por me nje mesazh eshte e veshtire te sqarohen, ndonese une disponoj te evidentuara me shumice, madje me detaje.

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Shume e rende gjendja nga sa lexova. O Zot, si ka mundesi qe vegjeton akoma monstra perbindshme ?...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    shigjetari

                                    Y.Z = Ylli Zyla, ne vend qe te jepte llogari per shume skandale (ku me ulerites eshte ai i biznesit ushtarak te se shoqes me firmen polake UNIMESKO), rikonfirmohet ne detyre me graden Kolonel....eh sa ka pare e do shohe akoma ky vend...!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Arjani

                                    Dmth kryesori qe duhet te futet ne burg esht sali krimineli fytyra me e urryer e kombit shqiptar .ky e beri kete vend katrahur ,duhej enveri qe ky te ishte ne burg te dhiste ne teneqe b.q.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje