
Nga Ylli Pata
Ilir Meta, siç pritej, do ta trajtonte në mënyrë sipërfaqësore për shpalljen e largimit të Agron Çelës nga aleanca e gjatë politike me të.
Në fakt ky ka qenë zhvillimi më i rëndësishëm politik i javës, por që nuk e ka marrë në asnjë rast rëndësinë e analizës në emisionet politike, apo edhe mediat e tjera në vend. “Nuk komentoj një çështje që e mbulon Erisa Spiropali”, tha Meta pak a shumë në konferencën me gazetarë. Përtej batutës, që edhe mund të hidhej, kreu i PL-së, mund të kishte thënë dy fjalë politike për këtë zhvillim. Qoftë e tipit: Çfarë të them, zoti Çela zgjodhi PS-në, ndërkohë që ne jemi në opozitë të fortë me Edi Ramën, për shembull.
Po pse Ilir Meta nuk ka folur sot për një nga pjesët më të rëndësishme politike të partisë së tij? Sepse nëse Ilir Meta do të fliste, atëherë do të hapej si vaji në lakra një diskutim i gjatë. Ikja nga Meta e Agron Çelës nuk u bë tani, pasi ka kohë që flitej, ka pasur shenja, madje edhe të forta të një mosdakordësie mes të dyve që prej djegies së mandateve. Por ndryshe nga Lefter Koka, i cili qëndroi në Kuvend, Çela u largua dhe vijoi aktivitetin politik si drejtues i LSI-së për Shkodrën.
E në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI e Shkodrës e drejtuar nga Çela, mori thuajse të njëjtin rezultat si në zgjedhjet e vitit 2017, 2013 apo dhe 2009.
Agron Çela nuk është një politikan klasik, ai vjen nga biznesi, por realisht gjatë drejtimit politik të LSI-së në Shkodër, ka treguar të jetë politikani më i suksesshëm lokal. Ka ruajtur thuajse gjithmonë pozitën e forcës së tretë politike në qark, si para reformës administrative por edhe pas saj. Në Shkodër, Tom Doshi dhe Agron Çela janë dy qarqe politike me rëndësi jo vetëm lokale. Ndërsa PSD e Doshit merr dhe jep si enë komunikuese me PS-në në qark, LSI-ja e Çelës, thuajse ka qenë e blinduar që në fillim.
Nëse shikohen me kujdes të thënat e votimeve në Shkodër kryesisht pas vitit 2013, vihet re një ulje e votave të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme, të cilat nuk i kanë shkuar PD-së. Përfituesja më e madhe që nga zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë PSD e Doshit, ndërkohë që LSI e Çelës, ka një rezultat thuajse stabël, nga viti në vit, ku dhe është rritur.
Baza e LSI-së në Shkodër, është një elektorat që vjen nga zemra e qytetit; nga Parruca në Xhabije, e si qendra votimi njihen si QV e Biblotekës, shkollës Ndre Mjeda, Shkollës së mesme Pedagogjike etj etj.
Deri përpara se Agron Çela të hyjë në mënyrë aktive në politikë, ky komunitet që ai e tërhoqi drejt LSI-së, në pjesën më të madhe të tij, ka votuar për Partinë Socialiste. Rregullisht. Por menaxhimi nëse mund të quhet, apo afrimi i këtij komuniteti zgjedhësisht drejt LSI-së është thjeshtë rezultat i punës së Agron Çelës. Ilir Meta në Shkodër nuk ka fansa direkt, siç ka Sali Berisha.
Në vija të trasha shifra e këtij elektorati që Agron Çela ka arritur të marrë në qarkun Shkodër ka shkuar nga 7 deri në 11%. Përveç fitores së një deputeti në zgjedhjet e përgjithshme, pesha e LSI ka qenë e rëndësishme edhe në zgjedhjet lokale. Ishte devijimi politik i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2015, që dëmtoi Keti Bazhdarin, e cila ishte kandidatja socialiste që mori më shumë vota historikisht në garën për kryetare bashkie. Por fuqia reale e LSI-së së Shkodrës u tregua në zgjedhjet e 6 marsit të vitit të shkuar.
Ilir Meta deklaroi me nerva e sipër se “doktori fitoi i vetëm, pa seli e pa vulë”. Por e vërteta është krejt ndryshe. Berisha fitoi sepse kishte mbështetjen e Voltana Ademit që jo vetëm kishte seli e vulë, por administratë e fonde, të cilat i vuri në dispozicion të “Shtëpisë së Lirisë”.
Ndërkaq Ilir Meta nga Presidenca shkriu të gjithë bronxin e presidencës për të stampuar dekorata “për të tërë”. Ndërkaq, në fund pesha më e madhe u tregua nga mos rënia e votës së LSI-së, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 por edhe më përpara. Një dëshmi e qartë se elektorati që Çela kontrollon, gjendet në territorin administrativ të bashkisë Shkodër.
Në fjalë të thjeshta, nëse Ilir Meta dhe partia e tij e ka humbur në vitin 2017 pozitën e kingmakerit politik, dega e Shkodrës e tregoi edhe më 6 mars që e zotëron ende këtë pozitë.
Kjo sa i përket peshës lokale, por për një forcë politike, shkëputja e një gjymtyre të rëndësishme jo vetëm organizative jep efekt në tërë strukturën. PL-ja sot përveç selisë qëndrore, të vetmit asset në bazë ka Lefter Maliqin, i cili ndryshe nga Çela ka lëvizur shumë nga LSI në PD e më pas në PS për tu kthyer në LSI.
Megjithatë, në 14 maj zhvillohen zgjedhje vendore, kështu që më të rëndësishme është pesha e një grupi apo force në territor. Ikja e Çelës, të paktën referuar 6 marsit, i ka “prerë krahët”. Natyrisht nuk është dramë, sidomos për PD-në që e ka bastion atë bashki.
Qyteti, si dhe disa zona pranë tij si Dajçi, janë hambare historike të Partisë Demokratike. PS-ja synon të marrë vota në zona si Dukagjin, Anë e Malit, Velipojë apo Rrethina.
Por PD-në si strukturë në qytet dhe në Dajç, e kontrollon dega zyrtare e Shkodrës që drejtohet nga Xhevdet Amuli dhe Xhemal Bushati.
Cela pa para eshte nje i pavlere.Njihet si rekordmeni i cili nuk diskuton fare po fare si politikan.
Analize interesante. Nuk i njihja raportet e forcave politike ne Shkoder. Me kete levizje, PS ka nje shans te marri Bashkine e Shkodres? Shkodra duhet te kaloj nen drejtimin e PS per 4 vjet, kjo do e bej ndryshimin. Shkodra eshte shume mbrapa, e ka lene PDja ne varferi, dhune, njesoj sic ishte Kavaja nen dhunen e Saliut. Shikoni ku eshte Kavaja sot, me nje vije bregdetare te lakmuar, po te behet edhe autostrada Kashar Gose e Kavajes, behet lagje e Tiranes.
Ore ne Shqiperi jeton ti? Shkodra e varfer thote e pjesa tjeter po shkelqen....u pikaaaaaaa...ky ka lek ky nuk eshte politikan
Ju socialistet vazhdoni te mbeshteteni te nje kryemafioz dhe kryekriminel si tom doshi. Bravo
O ylli pata. Ca halli ke. Ha pershesh te rama. Opinioni yt ska pike vlere
Vari trapin o pate. Shqiperia ka ikur ne drejtim te paditur. Pijini lengun. Beni termet tani se ska me rendesi. Mjere ky vend ca i bejne politikanet qe e udheheqin.
Ja ke fut kot o YLLI... Agrin Çela futi lekun ne Shkoder, model qe LSI e Like hajdutit kishte ne gjithe Shqiperine. Asnje vote nuk ka Agroni ne Shkoder. Ka lek e vote. Ketu do te jemi. Bashkine e fiton perseri Bardh Spahia i PD-se. Edhe me lehte bile. Agroni blen vota per Keshillin.Atij i intereson vota ne Keshill, jo kryetari. Nga ana tjeter demokratet nuk shiten, bile behen me te forte me largimin e ushujzave te LSI. Nga ana tjeter bashkimi i Agronit me PS nuk ia jep fitoren ne bashki. Thjesht e turperon me shume PS e Shkodres. Tani Agroni fillon kerkon haraç, 3 poste drejtoresh te rendesishem qe kane lek. Ne fund e hane socialistet e thjeshte.
Aty ku qeverisë PD, është ferri. Prandaj Shkodra ka mbnetur për tri dekada "ferri" i kombit. Me kryekriminelin e kombit, Sali Shpellar Berishën, nuk bëhet as Shkodra, as Shqipëria. Duhet zhdukur ky përbindsh.
Shkodra as nuk i ka votuar e as nuk i voton kurre perfaqesuesit politike qe i sjell Partia Socialiste sepse nuk e harron kurre 2 prillin 1991 kur nga selia e kesaj partie (atehere me emer te Partise Punes), u qellua me arme e vrane 4 djem te rinj.
O ti qenke KOQE! U vrane nga zyrat e ps??? I vrau Sala o trap. E di gjithe Shqiperia.