Nga Ylli Pata
Vendimi i kryetarëve të shteteve për mbajtjen e samitit të NATO-s të 2027-s në Tiranë, është një vulë e thatë. Që do të thotë se as nuk ka dyshim që do të zhvillohet.
Ka shumë gjasa që ky vendim, të komentohet e rrotullohet në panelet televizive shqiptare, në logjikën e polarizimit politik brenda nesh, të provincializohet konteksti politik, e mbi të gjitha gjeopolitik i ardhjes në Tiranë të 32 krerëve të shteteve e qeverive, të organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të planetit, plus kreun e NATO-s dhe kryekomandantin e saj.
NATO ka zhvilluar deri tani, 36 samite të rregullta vjetore dhe 5 të jashtëzakonshme, me një tematikë të veçantë.
Numrin më të madh të samiteve e ka Brukseli me 12 të tilla, ku NATO ka kryeqendrën e saj nevralgjike, politike e ushtarake. Siç u pa dhe për Hagën, në historikun e samiteve, duket se ka pasur peshën e saj, edhe vendi i origjinës së sekretarit të Përgjithshëm. Ku përgjithësisht samitet “rastisin” me kryeqytetin e CEO-s së saj.
Kështu si në Hagë, ku NATO u mblodh në vendin e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte(holandez), edhe në 1997, ajo u mblodh në Madrid, kur drejtohej nga Havier Solana, e kështu me radhë.
Përveç Brukselit, SHBA dhe Britania e Madhe zënë vendin e dytë me 4 samite, Franca me 3, Italia me 2 samite, Gjermania 2, Spanja 2, Holanda 1, Polonia 1, Lituania 1, Letonia 1 dhe Portugalia 1 samit.
Në këtë histori që ka nisur në Paris në vitin 1954, nga vendet e Ballkanit të vjetër që sot quhet “Europa Juglindore”, dy janë ata që kanë mikëpritur samitet e NATO-s.
Turqia, anëtari themelues i Aleancës së Atlantikut të Veriut, një shtet super i rëndësishëm në gjeopolitikën e kohës së Luftës së Ftohtë, por edhe në hartën e sotme gjeopolitike. Vend që ka një nga ushtritë më të forta në botë, deri tani ka mikëpritur vetëm një samit të NATO-s.
Atë të vitit 2004, ku mikëpritës ishte Rexhep Taip Erdogan, atëherë kryeminister, dhe vitin e ardhshëm-2026, ku president me fuqi ekzekutive është sërish Rexhep Taip Erdogan.
Tjetër vend i Europës Juglindore që ka mikëpritur një samit të tillë të rëndësishëm është Rumania, në vitin 2008, samit që është shumë i paharruar për Shqipërinë.
Pasi pikërisht në samitin e Bukureshtit, u dha ftesa zyrtare për të pranuar vendin tonë në Aleancë. Rumania, është një vend me pozitë të rëndësishme strategjike, pasi bashkë me Turqinë janë në kufrin lindor të Aleancës së Atlantikut Verior.
Përveç këtyre dy vendeve, asnjë shtet tjetër i Ballkanit, nuk ka mikëpritur ndonjëherë krerët e shteteve të NATO-s në një samit zyrtar. As Greqia që është anëtare e saj që prej vitit 1952 dhe ka gjithashtu një pozitë të lakmueshme gjeopolitike, si dhe një nga ushtritë më të mirë-armatosura në kontinent.
As Bullgaria, që gjithashtu është një vend me ushtri të fortë e gjeopolitikë të rëndësishme, as Kroacia e Sllovenia, të cilat janë demokraci të konsoliduara dhe ekonomi stabile, me aleanca të rëndësishme në Europë.
Sikur duke u nisur vetëm një aspekt i tillë krahasimor (edhe pse mund të duket provincial), vendimi për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë, është zhvillim super i rëndësishëm.
Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut, ngaqë pesha politike, gjeopolitike, strategjike, ushtarake e sidomos ekonomike, është më e rëndësishme sesa një “vanity fair” mes ballkanasve.
Në logjikën e një shteti të vogël, për të cilin janë shumë të rëndësishme lidhjet dhe imazhi i tij, vendimi për mbajtjen e një samiti të NATO-s, përbën “kërcim cilësor”.
Me fjalë të thjeshtë, në vitin 2027, nëse do të presim ashtu siç thuhet edhe mbylljen e negociatave me BE-në, Shqipëria zyrtarisht e mbyll tranzicionin e saj tmerrësisht të vështirë e të gjatë, një kalvar dërrmues, dhe nis rrugën e një vendi përfundimisht të stabilizuar perëndimor.
Ndërkaq, injektimi i këtij lajmi në ato qarqe që shikojnë me lupë gjithçka dhe me kujdes të tëpërt, pra tek investitorët, ka gjasa që të jetë nxitës i rëndësishëm.
Përfitimi i parë, sipas të gjitha gjasave do të vijë tek turizmi, sidomos ai cilësor, tek një rritje e tij siç thuhet në panele: “eksponenciale”. Pasi kjo shtresë është ajo që vlerëson më shumë shkallën e sigurisë. Një shkallë që Shqipëria e ka kaluar në disa sezone turistike, por një samit i NATO-s, shërben më shumë se çdo fushatë publicitare në mediat e rëndësishme botërore. Posaçërisht për atë lloj turizmi të shtresës së pasur.
Po a do të japë pasoja ky zhvillim edhe në modernizimin dhe europianizimin e politikës shqiptare? Sipas të gjitha gjasave do të ketë ecje në këtë drejtim, megjithatë katalizatori i një revolucioni që tani duket më mirë, ka qenë reforma në drejtësi. E cila, sipas gjasave, është vlerësuar shumë nga fuqitë e mëdha perëndimore, të cilat hapur, edhe me fjalë edhe me vepra, kanë vlerësuar autorin dhe garantuesin e saj, i cili do të ketë rastin për të organizuar një “new party”, ku siç është treguar nga samitet europiane, pjesëmarrësit e kanë marrë mjaft me qejf.
Po ky eshte lajmi me i rendesishem per Shqiperine dhe dhurata me e bukur per qeverine e Edi Rames pas fitores historike te mandatit te 4t me 11 maj 2025 dhe konfirmim i njohjes se zgjedhjeve nga gjithe BE dhe USA pas takimit historik te 16 majit 2025 me 52 burra shteti ne Tirane presidente e kryeministra. Tashme Edi Rama ne 2027 pret 35 burrat me te fuqishem te shtetit me Trupin ne krye. . Nuk e di si di ndihet sonte Vampiri i vicidilit me 7 koke ne gjendje te mjeruar pas braktisjes shembullore qe i beri sovrani me 11 maj 2025 duke e lene me 50 deputete.
Bile edhe ato i ka shumë!Unë realisht nuk kam pritur t'i kalojë 30 mandate!Ndoshta në zgjedhjet e radhës,do Zoti PD mer 5-6 mandate dhe të shpërbëhet!
Ai vampiri na futi ne Nato. Ky kapardiset. Hoqi dhe vizat e bredh bytha jote. Ky ku na anetaresoi? Ku? Me thuaj nje .Ne BE me kesmet per nja 15 vjet.
Eshte shume lajm i mire per Shqiperine. Fale Edi Rames qe e ka cuar kete vend ku nuk n'a e priste mendja.
Po nuk eshte dakord trularaska e zhulalit me turinjte si te kalit qe ishte bere merak pse Edi Rama nuk takoi njeri nga shtepia e bardhe ne Uashington para nje jave ku ishte i ftuar ne nje feste te djalit te George Soros.shikojeni sa shpirtzeze eshte kjo sharebajge deri aty e vret mendjen, tjetri shkon per dasme ne Uashington kjo trularaska thote pse nuk shkoi per vizite tek Shtepia e bardhe, hajde laraske hajde. Po vicidolin e kane braktisur tere komuniteti nderkombetar moj hunderre. Po harrove cfare poshterimi i beri Micotaqis ne funeralin e Anastas, e kishte 1 m larg vicidolin ne krahun e tij dhe nuk denjoi jo ti jape doren por as nuk ja hodhi syte vampirit qe shkeli protokollin dhe u ul prane kryeministrit te Greqise per te terhequr vemendjen e tij por ai s'ja futi ne teneqe fare A more vesh moj trularaske sa poshte keni rene me 11 maj 2025, ne fund te pusit pergjithmone. Harrojeni pushtetin sa kohe te keni ne krye banden Vicidol, Muli, vokshi, Topalli.
vertet nuk na e priste mendja....
Mire mendja nuk ta priste, po bytha ta priste ty DUCJA, se bytha gjithmone me mire se mendja ta ka prere ty.
Edi Rama pas perfundimit te mandatit te kryetarit ne desire te NATO , zgjidhet Kryetar, 100% . Kryeminister I shqiperise Elisa Spiropali .
Mos ! Do i bjere infarkt Vampirit te Votes se Lire.
Ylla Biba qe nuk do te behesh asnje here Pate, na fl per samitin e NATO-s te 2025 ne Hage, ku Ramaduri vinte verdalle si pordha neper breke, si lengaraq dhe askush nuk e afroj qofte edhe per nje bisede informale. Foto ne shkrim eshte pjese e protokollit ku cdo perfaqesues i cdo vendi ne NATO bente nje poze i ngerdheshur e me pas si puna e Ramoduros i futnin gishtin ne bythe. Ne dy fotot e bera me pjesemarresit Ramaduro nderroj veshjen si ato kurvat qe jane me ato.... zakonet (periodat) . I erdhi verdalle Presidentit Trump, por organizatoret i vinin kufirin me dore dhe i tregonin drejtimin nga duhet te ikte si i dhjere ne breke.
Sa gomar që je mo shoku Ylli Pata. Bashke me Dashnor Kaloçin, Dritan Shakohoxha, Lorenc Vangjeli nese do kisha kohe do ju porosit nga nje samar se dukeni me trendi. Mos haro Mero Gelbazen ?
Serbia nuk ka pas kryeminister me te mire se Ramen prej kohes se Pashiqit. Rama ik!
Ore cdo te thote anetaresimi ne Nato e kur hyme. Per kete o Pate nuk ke thene ndonje llaf te mire. Jo per gje por ai Berisha ju mban ne pushtet po iku...aha.
Lavdi udheheqesit te popullit rilindar sypatremburit dhe trimit te cartur shokut Edvin Kristaq Rama. Marte nga ditet e Ymerit Spirokaripalit, Gonxhes, Bebecit, MaznikAngonit..Lum ish atdheu qe e ka kete Karl Marks te kohes se moderne shqiptare te elakses dhe prostamolit . Populli ne kembe Edvini ne balle. Urraaaaa
Edi Rama eshte nje burre shteti dhe shume largpames..Merita e tij eshte çdo zhvillim ne Shqiperi..Edhe samiti i Natos ne 2027 po merie e tij eshte
Po qe mer fryme nje gdhe si puna jote apo ne te gjithe meritaa e tij eshte?Mos e glorifikoni se e demtoni. Kaq. Kur iku Enveri qe ndertoi ate vend nga zero.
E di mire se cpune kolosale ka bere administrata e atehershme per anetaresim ne Nato e heqjen e vizave por dhe per MSA .Meqe kam punuar ne ate kohe por voten gjithnje e kam dhene per PS e them me siguri qe kjo adm e sotme as I afrohej asaj te viteve 2000-2013.
O njeres, Shqiperine e futi ne NATO Amerika, vizat i hoqi Europa se e kerkonte procesi . Integrimi do te vije se ashtu jane interesat . Boll me me merita te lidereve se keta vetem e kane rrjepur kete vend . Me kaq sa kane ngelur ne Shqiperi , mund te mbahen vetem me te ardhurat qe mund te nxjerre porti i durresit
Ore a jeni mire?! Atehere ishin rrethanat. Pa pune sdo tja dije njeri per rrethanat. Vetem sisteme e ligje sa jane bere vetem per vizat. Takime pa fund. Pee Naton shume me teper. E per msa me teper akoma.Po pse ste fusin ne BE sot? Koha e kerkon? Por pa plotesuar kushtet jo. Mos u beni nihiliste. E solli koha thote ky...