“Ç’punë kanë policët me bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër?”, Braçe: Fostoksina po shitet hapur, institucionet të veprojnë

26 Qershor 2025, 14:33Politika TEMA
“Ç’punë kanë policët me bujqit që

Deputeti Erion Braçe mbajti fjalën e tij sot në Kuvend, teksa po diskutohej projektligji për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve. Ai përmendi dhe disa raste ku policia ka thirrur bujqit në komisariat.

Kjo lidhet me tokën ku ata kanë mbjellë shalqi dhe pjepër gjatë sezonit, hapësirë të cilën nuk e kanë zaptuar, thekson Braçe, i cili denoncon një ish pronar, i cili ka regjistruar tokën e shtetit në Kadastër.

"Nuk është ministri i Brendshëm këtu, ore kam një pyetje, ç’punë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri, ç’punë kanë policët me këtë punë? Rasti është i freskët, 5 bujq, mes tyre dy gra, njëra 35 vjeç dhe tjetra 32 vjeç duhet të paraqiteshin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim po Mjeshtër në mbiemër.

Ata mbjellin shalqi dhe pjepër në sezon në pjesën e lumit të Imshtë, ç’punë ka policia këtu. Atje është ngritur një shqetësim, mendoja se ishte zgjidhur, por tani pas zgjedhjeve është riaktivizuar, e ka marrë mbi kurriz Policia të merret me këtë gjë. Thuhet qartë që të gjitha burimet ujore janë në pronësi të shtetit. Toka që mbjellin ata buzë lumit është e parashikuar me këto nene.

Ua marrin bujqve, për ta bërë panele fotovolatike, për ça është kjo dhe ku hyn policia këtu, duhej të ishte angazhuar se si ka mundësi që organet e njohjes së pronës dhe zyrat e Kadastrës janë regjistruar tokë shteti në emër të një ish pronari që merr përsipër ta tregtojë si dorë e dytë. Në vend që të merren me tokën që i merret shtetit, shkojnë e merren me bujqit që mbjellin dhe e kanë mbrojtur se edhe atje mund të kishte ndodhur fenomeni i marrjes së tokës publike. Policia po bën punën e përmbaruesit", tha Braçe. 

Ai replikoi dhe me demokratin Tritan Shehu, i cili ngriti problematikën se po shiten fostoksina dhe preparate të tjera të rrezikshme hapur. Braçe tha se institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë.

“Tregu çam nuk është treg që duhet të shesë produkte për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Është një treg tjetër si kushdo. E ka të ndaluar shitjen. Duhet të veprojnë institucione. Gjithçka vjen nga shkelja e protokolleve. Shkelen kudo. Dhe të veprojnë institucionet ligjzbatuese. Janë përgjegjëse. Nuk është fotoksinë, janë dhe preparatet të tjera që i shesin nën dorë në farmaci dhe vende të tjera. Duhet të veprojnë institucionet ligjzbatuese. Pasi dëmtojnë shëndetin tonë”, u shpreh Braçe. 

4 Komente

  1. W
    Welcome to the ZOO

    …….dhe delet shqiptare hane produkte “bio”, pransaj 1 ne 5 veta tundin kembet nga semundje qe ky vend nuk i ma patur me perpara

    Përgjigjjuni
    1. D
      DS

      Kisha menduar se ti Brace i regerohesh ligjeve kur flet, por ketu je totalisht jashte binaresh. Nese dikush ka arritur te rregjistroje nje pasuri sipas ligjit nuk mumd te jesh ti sot ta vesh ate ne diskutim sot. Apo e ben pupilistin qe te dukesh i bukur me ata qe duan te punojne te njejten pasuri. Ai me shalqiqenka ok, ky me panele fotovoltaik qenka i mbrapshti. Yyyyyt rrace e qelbet!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Shqiperia ka saline me te vogel te tokes se punueshme ne Europe. Ate pjese we ka ngelur po e mbushim me ndertime e fotovoltaik. Pastaj thone pse rriten cmimet e produkteve bujqesore.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muhamet

          Mos flisni kot. Tojat qe jepen per parqe voltaike jane toka pa frut, te kripura dhe te pakultivueshme. Te pakten te shfrytezohen per prodhimin e energjise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje