"PD, parti që shkel ligjin", Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën, asnjë ndryshim në rezultat

26 Qershor 2025, 13:38Politika TEMA
"PD, parti që shkel ligjin", Çupi: Rinumërimi i

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas tij, reagon në mënyrë agresive dhe abuzive ndaj ligjit.

Çupi theksoi se sjelljet e PD-së janë në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe po dëmtojnë rëndë zhvillimin e demokracisë në vend. Ai akuzoi opozitën për përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, në një kohë kur mazhoranca, sipas tij, po tregon përgjegjësi dhe përkushtim në këtë proces.

Analisti e cilësoi sjelljen e liderit të opozitës, Sali Berisha, si një formë tiranie që po izolon politikisht Partinë Demokratike dhe po e çon atë drejt shpërbërjes.

“PD është tipike muxhahedinë që reagon keq me ligjin, abuzon me ligjin dhe ligjin e vë në kundërshtim me të drejtën. Pasojat janë këto që zvarritet demokracia, që çohet askund reagimi qytetar. Duan ta bëjnë njeriun dhe rendin që të vuajë.

Këto janë ato që ata ofrojnë. Nga vjen këto, vjen nga një kujdes i mazhorancën në prag të Bashkimit Europian. Dhe në derën e BE nuk shkohet si Berisha me Tabakun, me gurë kundër vendit tënd, por shkohet me përkushtim për vendin tënd, si maxhoranca, dhe këtë kërkesë PD e sheh si dobësi.

Berisha nuk merret seriozisht, nuk është marrë seriozisht kur ka qenë me postin, jo më… Ai nuk merret seriozisht për shkak të qëndrimeve të tij. Thotë tani që nuk e ka partia, por kandidatët, e zhvesh veten nga partia. Kjo është sjellje e një tirani, të një shoqërie”, tha Çupi në “News Line” në ABC News.

Sipas Çupit, përpjekjet e Berishës për të shkëputur përgjegjësinë nga partia dhe për ta zhvendosur te kandidatët, tregojnë mungesë serioziteti dhe mungesë vizioni.

Rinumërimi i votave në zgjedhjet e fundit, shtoi ai, rezultoi në një tjetër humbje për opozitën, duke nxjerrë në pah dështimin e saj për të bindur qytetarët dhe për të ofruar alternativa reale.

“Rinumërimi i votave ishte një “boomerbang” për Sali Berishën. Rinumërimi nuk ka ndikuar në rezultat dhe kandidatët e PD kanë humbur akoma më shumë vota. E di që nuk ka ndryshime, dhe i vë shkopinj nën rrota shoqërisë. Janë në provën ekzistenciale.

Të jesh njësoj si Sali Berisha do të thotë që nuk votoheshin dhe nuk i ofron më gjë shoqërisë. Në gjithë këtë që ndodhi shfaqen dy-tre pamje, e para mazhoranca e dalë nga zgjedhjet ishte shumë në rregull, e dyta la për të kuptuar që Berisha edhe në momentet e fundit është i lig, dhe e treta është që PD nuk ka për të dalë”, përfundoi analisti.

2 Komente

  1. s
    sokrat

    Beni dhe thoni cfare te doni por SB nuk i mbushet mendja qe ka humbur. Ky eshte karakteri i tij. Po te ishte lider i vertete do te kishte dhene doreheqjen qe ne 12 maj 2025 dhe do ta linte Shqiperine dhe PD te merrte fryme lirisht. Sejmenet qe ka perreth nuk e lene te jape doreheqjen, dhe SB nuk i largon sejmenet qe ka perreth, se vetem keshtu mbulojne humbjen madheshtore dhe demet qe i kane bere ketij vendi me plot halle.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Sa kohe ne foltoren e vicidolit jane 4 fytyrat me te urryera te planetit per shqiptaret , Vampiri 81 vjecar me 27 akuza penale mbi kurriz dhe 10 humbje mbi kurriz ne 12 vjet, Flamut geringu qe dogji parlamentin si sozia e tij Herman Goaring qe dogji Rajshtagun ne 1933 ne Berlin, qe u tregoi gishtin e mesit nga foltorja e parlamentit 2.9 milion shqiptareve,gerdalla Vokshi sygerdoqja me 12 funksione ne foltore qe ka 12 vjet qe ne Bruksel nxjerr mut, shurre, zjarr, helm, molotove, shpifje monstruoze kunder Shqiperise, dhe Xhozi dezinjatorja me 1 milion vota te diaspores ne xhep qe nuk i ka dorzuar akoma ne KQZ, foltorja e vicidolit i ka lare duart nje here e pergjithmone nga endrra per pushtet me zgjedhjet historike te 11 majit 2025 qe konfirmuan Edi Ramen me mandat te 4t per te futur Shqiperine ne BE brenda 2029. Ne 2027 gjigandi Edi Rama do prese ne Tirane Donald Trump ne takimin e NATO duke u bere njeriu qe ka sjelle me shume burra shteti ne Tirane ne historine 113 vjecare te shtetit tone.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje