Zgjedhjet e 11 majit përfunduan me një rezultat të qartë e dërrmues për opozitën e drejtuar nga Sali Berisha. Humbja e thellë e kësaj force politike nuk lë vend për interpretime. Një refuzim i qartë i një modeli të vjetër të të bërit politikë. Megjithatë, në mënyrë paradoksale, qëndrimet dhe sjelljet e përfaqësuesve të kësaj pakice në skenën politike paszgjedhore të krijojnë përshtypjen se janë ata fituesit, jo Partia Socialiste.
Kjo sjellje, më së pari, është shenjë e një mungese reflektimi dhe vullneti për vetëpërmirësim. Është një sjellje që buron nga mohimi me çdo kusht i realitetit nga një logjikë përjashtuese dhe vetizoluese.
Pamja më kuptimplotë e kësaj qasjeje u pa gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku deputetët e PD-së, përfshirë Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe vetë Sali Berishën, vepruan si të ishin shumicë absolute dhe jo një pakicë e zhurmshme. Ata kërkonin llogari dhe vendimmarrje, sikur të kishin legjitimitetin për ta bërë këtë, ndërkohë që e kanë humbur atë në kutinë e votimit.
Një tjetër shembull i kësaj sjelljeje është ngulmimi i tyre në çështjen e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit. Edhe pse ky post kërkon një shumicë prej 84 votash dhe tradita ka qenë që opozitës i ofrohet mundësia për të propozuar një emër konsensual, kjo procedurë kërkon konsultim serioz, emër me integritet dhe jo imponim të zhurmshëm. Sjellja e këtij grupi politik nuk njeh as rregulla, as realitete, por vetëm refuzim dhe bllokim.
Fatkeqësisht, kjo opozitë e fragmentuar, që sillet si shumicë kur është realisht një pakicë e izoluar, po i bën dëm vetes dhe vendit. Është një model i tejkaluar që vetëm sa thellon krizën e përfaqësimit dhe e largon më shumë shpresën për një alternativë të besueshme. Ky është fati i keq i një opozite që ka zgjedhur gjithmonë rrugën e gabuar. Dhe ky, fatkeqësisht, nuk është vetëm halli i demokratëve./ TEMA
Bashkë me kufomën komuniste po vdesin dhe manekinët paramilitarë.U ka keq shpirti,more njerëz,ndaj çirren dhe ulërijnë.
opozita. e sali kryekriminelit. ika. njerzit. me te uryer. ne. kuvent. i pari flamur. noka. dhe. me radhe