VIDEO/ Kërkesa për votimin e Avokatit të Popullit, Peleshi i përgjigjet PD: Ka ngelur vetëm një seancë, procesi mund të vijojë në shtator

26 Qershor 2025, 10:39Politika TEMA
VIDEO/ Kërkesa për votimin e Avokatit të Popullit, Peleshi i

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi iu përgjigj kërkesës së deputetit demokrat Flamur Noka për të përfshirë në rend dite votimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit.

Noka tha se të gjitha proceduat e nevojshme parlamentare kanë kaluar në Kuvend, dhe do të duhej të ishte në rend dite. 

Ndërkohë, Peleshi theksoi se me vetëm një seancë parlamentare të mbetur para pushimeve verore, është më e mundshme që procesi të vijojë në shtator.

“Unë kam kërkuar që të bëjmë një proces, si gjithmonë në zgjedhjet e krerëve të institucioneve të pavarura.

Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita pro maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë, të bëhet një diskutim dhe të arrihet në dakordësi paraprakisht.

Të gjithë propozimet e ardhura, që kanë kaluar procesin deri në komisione, janë propozuar nga opozita, dhe duhet të zhvillonim bisedime. Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve. Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator.

Gjithsesi ne nuk kemi kundërshtim të vazhdojmë procesin e përmbylljes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit", tha Peleshi. 

Lini një Përgjigje