Sali Berisha ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar nga PD, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit.
"Shtyhet sepse ju, ose kreu juaj Ramaduro, siç po e quajnë tanimë në të gjitha kontinentet, nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë.
Por rregulli ka qenë që Avokati propozohet nga opozita, dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidatëve që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, vetëm e vetëm që një kandidaturë, e cila për ju nuk pranohet, vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike.
Dje unë dhashë një intervistë dhe një gazetar i mirënjohur më pyeti a janë zgjuar demonët e sistemit të vjetër në Shqipëri me Ramaduron. Edhe ai fliste për Ramaduron.
Kjo që po bëni ju është dëshmi e zgjimit të atyre, sepse ju keni hezitim të pranoni një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Besim Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret. Prandaj sot hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë punë.
Kjo është e papranueshme. Ky është një institucion, pavarësisht se në narkoshtet të gjitha institucionet shumëzohen me zero, por për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij", tha Berisha.
Si ka mundesi qe ky dhe Albini ngjajne si dy pika uji.Te dy komuniste,te dy grate jo shqiptare,te dy nuk dine cfar eshte indietro dhe falja te dy jane gati te djegin Kosoven dhe Shqiperine pa asnje problem.
Edhe avokati i popullit i ka mbetur qe te permbyll listen
Nuk e ka keq Berisha, pse jo avokate e popullit te mos behet Argita e tij; ajo asht avokate exelente, demokrate e madhe, por dhe hajdute e dalluar.