Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua socialistit Petro Koçi, të cilit i tha se nuk do jetë më në parlament, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia.
Ky i fundit replikoi me Berishën, duke i thënë se është i fundit që duhet të flasë për zgjedhje të lira në këtë vend, pasi më parë ka rrahur komisionerët krerët e PS-së, dhe burgosi dhe kreun e kësaj partie Fatos Nanon për politikë.
Berisha: Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.
Koçi: Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit.
I keni rrahur me bandën që bridhte. Në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia të qendrës së votimit Shkolla Industriale. Banda qëlloi komisionerin e PS, Viktor Mihaj, trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre. Ndërhyri pastaj ambasadori italian.
Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh!
Bravo z. Petro. Harxhon frymen kot me nje fekale
O Petro, çfarë ka bërë Saliu të vërteta janë. Por edhe që shqiptarët janë në frontin e parë për krime e drogë nuk ua heq dot hakun megjithëse nuk na vjen mirë. Megjithëse një pakicë e vogël në krahasim me popullsinë emigrante prapë dëmi është kolosal. Ti thua që kjo mos të thuhet në parlament me të huaj apo në shtypin e partive por prapë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit. Për mendimi tim, ata që shesin drogë duhet të pushkatohen. I bie që një pjesë e mirë e shqiptarëve të shkojnë në ferr por ne ligje të tilla nuk kemi. Kështu që më mirë mos fol fare çër të.
Nano e filloi me burg ne demokraci, Saliu do ta mbylle jeten ne burg, i percmuar nga shumica dermuese e popullit qe vrau, dogji e vodhi.
Ne shume aspekte ke te drejte koci. Po saliu I ka bere te ģjitha te keqiat Shqiperise dhe Shqiptareve , shkateroi uzinat fabrikat, pronat dhe pasurite , shkateroi ushtrine dhe thesarin e shtetit , futi vellavrasjen veri juģ, shkaķtoi gerďecin vrau njerez , 21 anarin et etj. Duhet burg I perjetshem per te , per. Xenin , mediun, vàsilin, rulin , boden, imamin , preshin , vasilin , ĺiken e monen , xhixhon e noken dhe lista nuk mbaron. Por nje gje duhet te mos e thuash o koci I teta ollges- Per nanon. Po ka nje njeri qe nùk duhet te dilte nga burgu ( jo te jetoje si sheik ne vendin mè te shtenjte te Europes) aì eshte nano pijaneci. Installing korupsionin , papergjegjshmeria e tij duke u hedhur nga nje dege ne tjetren , vodhi pa mbarim , la shtetin ne dòre te banďave dhe vete u aratis bashke mè familjen duke e lene vendin ne anarshi te plote , petro , fol drejt dhe munďohu te rish drejt , apo ka levizur bùxheti......!!!!????? Ģjerat duhen thene ashtu sic jane o koci , e siďomos kur njeriu mbushet plot floke te bardhe.......