Balla - opozitës: Nuk mund të vini këtu dhe të thoni duam këtë për Avokat Populli! Të ndërtojmë një proces

26 Qershor 2025, 10:51Politika TEMA
Balla - opozitës: Nuk mund të vini këtu dhe të thoni duam

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Sali Berishës dhe PD-së për moszgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Balla tha se ka qenë vetë PD-ja që e ka zvarritur këtë proces, pasi nuk po ndërton një proces së bashku me mazhorancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar që e kemi respektuar gjithmonë, vetëm në një rast të vetëm që erdhi për pasojë të një marrëveshje politike më 17 maj 2017.

Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri. Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin. Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm.

Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.

 

 

1 Komente

  1. T
    Teo

    Mos ja lini PD se nje si Ballanca do vendosi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje