Gogu thumbon opozitën: Këtu jemi për të punuar, jo vajtuar humbjen! E vetmja vjedhje ishin Primaret

26 Qershor 2025, 11:40Politika TEMA
Gogu thumbon opozitën: Këtu jemi për të punuar, jo vajtuar

Deputeti socialist Toni Gogu thumboi opozitën se po vajton humbjen në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Gogu tha se e vetmja vjedhje është ajo e Primareve në PD, dhe se 200 mijë demokratë bojkotuan partinë në zgjedhje.

"Ndërsa ne diskutojmë projekte konkrete që kemi sot, të marrin në konsideratë se jemi këtu për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen se shqiptarët e dinë se çfarë u ka ndodhur kolegëve tanë opozitarë.

Ka ndodhur një vjedhje, e primareve në partinë e tyre dhe ndëhskimin më të madh e kanë marrë nga demokratët. Janë 200 mijë demokratë që mungojnë më mbështetjen tuaj ndërkohë që shqiptarë progresistëq që ui janë bashkuar PS vetëm janë shtuar.

Sot që flasim vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon.

Pra nuk është rruga e vajtimit të humbjes, së një force të caktuar politike, të një të ardhme të dikujt, pra është e ardhmja e shqiptarëve dhe e fëmijëve tanë në diskutim dhe dritarja e mundësisë që ne kemi, për këto dy vite nuk do të jetë atje gjithë kohën", tha Gogu. 

2 Komente

  1. z
    zgjohu gogu

    Or gogu, rumbullaku, ti ke kaq tru, sa ta kuptosh, se nga ajo mender opozite, eshte i siguruar, per me tej sundimi grotesk i kllounit karikaturesk demokrat rami, qe i ka shndrruar dhe gjithe aferndenjesit e tij ne cingi dhe dylbera pervers. Prandaj mor gogu, meqense prezantohesh si fetar, dhe nqse te ka mbetur, ndonje fije humanizmi, gryken e topit, duhet ta kthesh, kundrejt ketij lloj sundimtari, qe po vazhdon ta rrukullise kete vend, gjithmone dhe me thelle andej nga kemi ardhur, kjo thjesht, per trurin e tij te semure, per nje lavdi te cmendur.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku

      Ton moterciri. Edhe prift edhe hajdut vetem kte kam pa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje