“Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi! Meta s’ka dijeni çfarë ka ndodhur”, avokati Cakrani: S’mund të mbajë përgjegjësi burri për tradhtinë e gruas

26 Qershor 2025, 14:44Politika TEMA
“Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi! Meta s’ka

Pas përfundimit seancës, në GJKKO e cila la sërish në fuqi masën e arrestit ndaj Ilir Metës, avokati i tij Kujtim Cakrani dha një deklaratë për gazetarët.

Ai shprehu qëndrimet që mbajti në seancë si dhe debatin që bëri edhe Meta me prokurorin e çështjes së lobimit Sotir Kllapi.

Cakrani theksoi se Meta nuk ka dijeni se çka ndodhur me lobimin dhe kush ka firmosur.

Sipas tij, Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Shatku për të cilat akuzohet. Kjo gjë sipas tij mund të jetë bërë nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, për të cilën Meta nuk mban përgjegjësi.

"Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e saj.

Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë. Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit.

Nuk prisnim ndryshim të masës. Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Kartat janë përdorur nga ish bashkëshortja. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entiteti të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova. Zoti Kllapi nuk ka dijeni.

Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar", tha avokati. 

 

8 Komente

  1. .
    .

    O avokat robqire, thuaja gjykates jo mediave keto gjera. Apo sje i afte te besh punen tende dhe po kerkon perkrahje popullore duke treguar variantin tend te sajuar te ngjarjeve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Me Kete avokat fshatar injorant, likes do I dyfishohet dēnimi.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Fshataret si ky jane djegur qe te vegjel, ky eshte barkthare, tani jepi buke sa te duash.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sela

      Unë me Enverin nuk dimë gjë,e ka bërë Mehmeti me kokën e tij.(Pal Vata)Edhe kokëkatruvja nuk di gjë.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cuku

        Po normal cpune ka Likja per tradhetine e Mones ..........ku di gje I ziu Like.se cbente.Mona ...........ai I shkreti vetem pershesh me.dhalle di te haje O Avo -KOT trapi po beni dhe lojra me divorce .na hapet barkun me keto gomarlleqe prej Likeje dhe Mone .............kur I shijonin hajdutlleqet nduheshin si Gjeli maje plehuut tani le te. Han MUT ...... e dinin se u be deti kos dhe po lyenin dhe bythen ................ytO rrace e felliqur

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujku 2 Prillit

          Avocat gomar.. dmth ai qe jep urrdhera per vrasje eshte i pafajshem ..... Enveri , Saliu nuk kane vrare me doren e tyre. Ujku Skraparit eshte koka krimit ......

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shigjetari

            Avokati , qe e ka koken si shalqi i shtrembet , mire eshte te merret me cifliqet qe ka fituar . Si bujk i stervitur , kete pune e,ben me mire se ate te avokatit . Siç duket Likja e ka kete per formalitet , se avokat tamam ka Bibilushin qe e ka rritur vete dhe ja ka bere koken sa nje qen stani . Shpresoj qe se shpejti dhe ky , do shkoje ta shoqeroje Liken ne biruce dhe ta lere te qete Monen ne punet e veta .

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              O avokar klienti mbrohet qe mos ti behen padrejtesi ligjore por jo ti mblohen padrejtesite e pislleqet qe mund te kete bere me mynyra te ndryshme te drejtperdrejta ose terthorazi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje