Pezullimi i Ballukut?/ Gazetari: E njëjta drejtësi liroi Berishën nga arresti se kishte “një punë” për të bërë…

29 Nëntor 2025, 09:00Politika TEMA
Pezullimi i Ballukut?/ Gazetari: E njëjta drejtësi liroi Berishën

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora e fundit”ABC News, ku u pyet lidhur me një prej shkrimeve të tij të fundit, ku krahasoi rastin e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku me figura të rëndësishme politike botërore që kanë vijuar detyrën edhe gjatë kohës që janë hetuar ose janë gjykuar.

Duke u ndalur tek vendimi që pritet të martën nga Gjykata Kushtetuese, Rada tha se pezullimi i Ballukut bëhet edhe më i debatueshëm kur merret parasysh rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u lirua nga arresti shtëpiak me argumentin se është lider i opozitës.

Sipas Radës, fakti që Balluku është një ministre që iu shërben të gjithë qytetarëve nuk është marrë në konsideratë në të njëjtën mënyrë.

“Të njëjtët që u revoltuan për Berishën kur gjykata ia rrëzonte kërkesat, sot janë ata që kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të Ballukut. Krahasimi im lidhet pikërisht me këtë standard të dyfishtë të drejtësisë dhe opozitës” u shpreh Rada.
Ai theksoi se nuk paragjykon drejtësinë dhe se vetë Balluku nuk ka bërë deklarata kundër institucioneve të drejtësisë, madje është treguar e gatshme të përballet me akuzat.

“Fokusohuni tek fjala e Ballukut në Kuvend ku ajo është shprehur se do të jetë bashkëpunuese me drejtesinë.Në këtë kontekst, as unë nuk mund t’i lejoj vetes të paragjykoj hetimet. Por rasti i saj bazohet kryesisht në mesazhe telefonike, pa një ekspertizë teknike apo prova konkrete të lidhura me veprat penale të pretenduara. Ku janë ekspertizat e tunelit që ka kushtuar X leke, por duhet të kushtonte Ypsilon leke? Si provohet kosto e tunelit apo veprave të tjera, që SPAK ka nisur hetimet?” shtoi Rada.

Gazetari solli shembuj nga vende të ndryshme perëndimore, ku figura të larta të politikës kanë vijuar detyrën deri në momentin e një vendimi të formës së prerë.

“Në të gjithë botën, personat që kam përmendur në shkrim kanë qenë në detyrë deri sa janë dënuar. Edhe nëse janë hetuar për vite. Nëse gjyqi ndaj Ballukut zgjat 10 vjet, si mund t’i mbahet peng jeta politike kaq gjatë? Kjo nuk është ajo që ndodh në Perëndim, ku ne mendojmë se duam të shkojmë,” tha ai për “Ora e fundit”

Sipas Radës, pezullimi automatik i zyrtarëve nën hetim krijon precedent të rrezikshëm dhe cenon parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërkohë që në Shqipëri shpesh vendimet e drejtësisë interpretohen në mënyrë politike.  

10 Komente

  1. h
    hila

    Drejt e keni z. Rada por ne perendim nuk ka shpellare ne drejtesi e nuk ka shpellare e hajdute qe pagun mercenare per te marr hak. Sa te jete kerma e krimineli Salih gjalle e njejta gja do jete. Sala ka miliarda e miliarda e pagun killere pa dhim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Opo mbani Salen fort...po iku per 3 muaj iku dhe Edi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tash esht krejt turbull, shpejt fillon te kthjelle

        Bravo. Dumanizmin dhe banizmin e krijoi Saliu e Argita! Duhet vrull i madh dhe nje batalion me ruspa dhe ekskavatore qe ai te crrenjoset. Kjo do ndodhe shpej dhe do marre me vehte edhe Ramem, ket dashnor te thekur te dumanizmit gestapo!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        opinione "gazetari" vari k...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doreheqja

          Ne vendet demokratike te perendimit standarti eshte qe politikanet japin doreheqjen kur akuzohen per vepra penale.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Normalish o Rade ..ajo duhet te jepte doreheqjen. Kaq di une...te pakten ne perendim japin doreheqje dhe per gjera me ordinere. Nje rast ta them une. Nje ministre u akuzua per plagjature. Iku direkt...fitoi gjyqin por nuk u kthye me...sepse u perfol. U rikthye ne universitet petagoge.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alpe

              Po jo pra se ke eric adams ne new york etj, qe as doreheqje skane dhe e asgje

              Përgjigjjuni
            2. Z
              ZOTI PO NA NDESHKON .

              OREEEE, AKOMA S’E KENI KUPTUAR QẼ BERISHA I LUAN TẼ TERA FIJET ? KY ESHTE FUQIA E ZOTIT ORE . ZOTI NA E SOLLI , AI DO TE NA SHPẼTOI PREJ TIJ . TE TJERAT , LLOGJE KAVAJE .

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maro

                Pra ai luan gjithe fijet e nuk vjen dot ne pushtet. Skane faj kur klasifikimet na nxjerrin me IQ me te ulet ne Europe. Mjaft te lexosh ty. Ai luan fijet e keta ngelen ne pushtet e vjedhin pa cak. E shperdorijne pushtet pa kufi. Deri sa te perfundojne te gjithe brenda.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Skerdhatokracia malokare 7501

                Ju trimat qe tregoni shembujt e doreheqes ne perendim , Berluskoni , Trampi dhane dorheqen ? Zhak Shirak ishte kryetar bashkie i Parisit nga 77 deri 95 ku u akuzua per 2 milion dollare pune fiktive duke i perdorur per fushate per partine e tij dhe nuk dha doreheqe por fitoi dhe presidencen dhe pse ishte nen akuze , gjyqi vazhdoi me dekada dhe dosja u mbyll pas vdekjesse tij , keni rastin e Sarkozise me 50 miljon dollare te Kadafit per fushaten e tij presidenciale dhe gjyqi vazhdoi me vite pas presidences , Sarkozi nuk dha doreheqe dhe pame kohet e fundit denimin e tij simbolik , francezet nuk u plas se çfare ben drejtesia sepse secili ka punen e tij e hallet e veta , boll me demokracine hipokrite perendimore .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje