Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikojnë në ardhjen në pushtet të një partie të caktuar.
Analisti shprehet se fakti që Sali Berisha është non-grata, është një disavantazh i madh për PD-në në zgjedhjet e 11 majit.
“Është e vërtet që Amerika nuk të sjell në pushtet, por edhe po e pate kundra nuk vjen dot në pushtet. Këtë po e vërteton PD-ja sot.
Pavarësish se në tre vjet na ka thënë që nuk ka rëndësi se çfarë thonë ndërkombëtarët, e vërteta është që në Shqipëri ka rëndësi çfarë thonë ndërkombëtarët, sidomos SHBA-ja.
Unë mendoj se qenia non-grata e Sali Berishës është një minus i madh dhe në këto zgjedhje, PD-ja është futur me një disavantazh të madh. Shpeshherë, PD-ja akuzon qeverinë për manipulim zgjedhjesh, gjë që bëri dhe në 2023, por s’ka pasur kur të trokiste.
Nuk takonte dot një ambasador. Berisha nuk takonte dot as ambasadorin kosovar, e jo më atë amerikanë.
Këta duhen. Kjo është real-politika. Nuk mund të jesh idealist pa qenë realist. E gjithë sforco që po bënë PD-ja është sepse e di që nuk ecën dot pa mbështetjen. Kush nuk normalizon sjelljet me Amerikën, nuk vjen dot në qeveri”, tha Iljazaj në “Top Story”.
Ore ju jeni injorante apo beni vete!???? Problemi I Berishes nuk eshte problemi i PD! Nuk eshte PD non grata, por Sali Berisha dhe familja e tij. Se do Sali berisha te rrije perjetesisht kryetar i pd dhe pas tij te lere femijet per te mbrojtur gjene e vjedhur, ky nuk eshte problemi i PD. Se eshte kthyer pd në nje çete me nje çetnik ne krye, ky eshte problemi i pd. Opozita nuk eshte apriori pd. Kemi pare shumë parti ne europe qe kanë qene ne pushtet e jane zhdukur sa kohe ndryshimin e kerkon nga jashte ne vend te reformës se brendshme. Mos na e shfaqni problemin personal te nje njeriu si problem te nje kombi. Mos manipuloni popullin, fare e keqe!
E keni gabim të gjithë edhe sikur Amerika tja heqi “non gratën” atë ja ka vënë populli në Shqipëri, ky është problemi sepse ato të zeza që i ka bër këtij populli Sali Berisha nuk ja ka bër askërkushi. Motua e tij është: kur të vij në pushtet do të prish çdo gjë që është ndërtuar këto 12 vjet, mos e harroni si u prish mbikalimi tek Zogu i Zi, apo si u shkatërrua çdo uzine fabrike shkolle kopesht etj etj se të gjitha janë parat tona e djersa e prinderve tane. Prandaj Sali Berisha dhe PD duhen çuar për skrap sene SPAK nuk po i çojnë dot.