
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, nga ku ka ironizuar në fjalën e tij praninë në këtë aktivitet të flamurit të NATO-s.
“I vetmi flamur që nuk kuptova këtu është ai i NATO e nuk mund të rrija pa ia thënë dhe organizatorëve se deri dje flamuri i BE mirë, por i NATO çfarë do tek 50 vjetori i kongresit të drejtshkrimit. Se shyqyr Zotit, Akademia ka shpëtuar dhe nga ankthi i madh për të luftuar komunizmin pas vdekjes së komunizmit”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli për rrezikun që i kanoset gjuhës së njehsuar shqipe në Kongresin e Drejtëshkrimit, lidhur dhe me debatet që janë ngritur për shkak se Kongresi është mbajtur nën një regjim absolut.
“Faktikisht mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe, se as mund e as dua e as kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku Kongresit të Drejtshkrimit i qortohet si mëkat që vë në diskutim e vetë Kongresin fakti që u zhvillua nën patronazhin e një pushteti absolut.
Nëse Kongresit do i çlegjitimohej puna vetëm se u zhvillua në një regjim absolut atëherë duhet të çlegjitimohet puna që nga Kongresi i Manastirit se nën pushtete absoluta janë zhvilluar të gjitha.
Kundërshtarët e rrezikshëm të Kongresit të Drejtshkrimit janë shumë të rrezikshëm se janë injorantë të mëdhenj që fokusohen në këtë pikë, janë ksenomanë që kanë fiksimet e tyre më shumë se sa meraqe të mirëfillta gjuhësore që nuk kanë kulturën që t’i kenë”, u shpreh ai.
Rama nuk i ndali ironitë as për Institutin e gjuhës shqipe, apo Akademinë e Shkencave, ndërsa tha se sot, në radhët e personaliteteve që merren me gjuhën shqipe nuk gjën të ngjashmit e atyre që e njehsuan atë, nga Kongresi i Manastirit tek Kongresi i Drejtëshkrimit.
”Ku është Instituti i gjuhës shqipe sot? Me siguri është por fakti që nuk e di unë ku është, nuk më dënon mua. Me gjithë respektin e kujtdo që mund të jetë në krye të atij Instituti nuk besoj se kushdo qoftë i garanton Eqerem Cabejit një gjumë të qetë në varreza në raport me standartin.
Fjalori i shqipes së fiolur përditë me këto (telefona) është 1 e 1000, “tdsh”, “klm”, “pqf”. Fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e Kongresit të Drejtshkrimit e pasuria e tij sot janë në pikëpyetje të madhe.
Më në fund Akademia e Shkencave e ka celur siparin e rishkrimit të fjalorit e u desh një komunist në krye të Akademisë që ta fillonte punën me themel e mos u shqetësoni ca do thonë antikomunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që lanë komunistët
unë Skënderit nuk i vë faj që ka qenë komunist por i lë faj se na la Saliun”, tha Rama.
“Ndonëse pa një shtet tonin, që dhe kur e patëm s’e patëm me mundësi e mjete të konsiderueshme fati ynë ka qenë mendja e ndritur e talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore e karaktere të hatashme shqiptare, personalitete me një vizion shumë më të madh se sa gjeografia e ngushtësia e Shqipërisë.
Më duhet ta them kur hap faqet e fundit këtu e kur lexon emrat e kur kërkon të ngjashmit e shumëkujt prej tyre që sot nuk janë më është e pamundur të mos ndiesh një ankth të thellë sepse me gjithë respektin por të ngjashmit e Eqerem Cabej, Androkli Kostallari Aleks Budës e me radhë, e jo vetëm ata që kanë ikur, por të ngjashmit e gjeneratës së re, profesor Emilit, vështirë. Shumë vështirë, nejse!
Një nga pikëpyetjet në rrugën tonë të të ardhmes e boshllëqet që kërcënon kulturën dhe integritetin tonë si komb se kërcënon drejtpërdrejt gjuhën e njehsuar shqipe.
Kushdo që ka sy e gjykim të kthjellët, të gjitha këto nga momente nga 1879 deri tek 1972, mund ti shohë që janë një zinxhir në koherencë me një amanet të brendshëm që e kanë mishëruar njerëz specifik në kohë të ndryshme e secili prej tyre ka përmbuhur një objektiv të kohës e ka shfrytëzuar deri në fund hapësirën që lejonte kufiri i përparimit të përgjithshëm.
Në asnjë nga këto momente s’ka pasur nxitim për të shkuar me cdo kusht në qorrsokak, duke guxuar të tentohen shtrembërime të frikshme të një arritje që mbase pas Pavarësisë më 1912 e pas ndonjë ngjarje tejtër është arritja më e madhe e shqiptarëve, gjuha e njehsuar shqipe.
Provoni ta bëni sot një Kongres se është e vetmja shpresë që Cabej të cohet nga varri, pasi i ka lënë kësaj bote një thesar pasuri kombëtare me të cilin nuk mund të lejojmë të luhet hajgare. Imagjinoni sot një punë përgatitore shkencore për 20 vjet.
Më falni, se jam dhe kryeministri i këtij vendi është një volum sikur të mblidhen sot dotkorët e profesorët e gjithë llojeve të shkencave të pas komunizmit nuk e bëjnë dot jo në gjithë voluimet e veta por as në 1/100 e volumeve të veta.
Përtej gjithë këtyre mbi kryet e Kongresit rëndon si mëkat që u mbajt në Tiranën, kryeqyteti i Shqipërisë Komuniste.
Mezi e kam pritur këtë ditë duke shfrytëzuar e postin se nuk do më vinte ndonjëherë radha se unë vetëm anëtar Akademie nuk bëhem dot se skam asnjë gradë shkencore e nuk e kërkoj një të tillë sot që kush nuk ka gfradë shkencore i bie të jetë akademiku i vërtetë nga këta të demokracisë flas.
A mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën ne s’do kishim dot as një Abetare, e atë do e kishim si tekstet alternative që solli demokracia ku në fillim të rrugës në një shkollë data e Clirimit është 28 nëntor në fund të rrugës shkolla tjetër data e clirimit është 29 nëntor.
Do kishim Abetare që Zoti e di me cfarë sharrash do sharronte Shabani, por do ishin sharra që do sharronin trungun që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit.
Imagjinoni integrimin, me cfarë dokumentesh do i shkonim, si do mereshim vesh për të përkthyer në gjuhen e Brukselit 7 palë gjuhët tona, se do kishte dalë gegnisthja e Shkodrës e ajo e Pukës, do dilte toskërishtja e Vlorës dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë, keni parë reforma tërritoriale”, tha ndër të tjera Rama.
Saliu ka mbaru pune me kohe , ai e ka shkaterru shqiperine me gjuhe shqipe e me shqiptar
E vërtetë e filloi me pronën me 7501 qe na vuri te vriteshim vella me vella edhe e vazhdoi ne 2005 me arsimin e larte kur na vuri te vriteshim edhe me gjuhen tone... Beri me shume pune ne 30 vjet se ne 1300 vjet lufte te sllavëve pushti i UDB... E ka aferim monumentin si Esadi ne mes te Beogradit
Je i pazvendesueshem e i paarritshem!
Me ne fund tregoi Edvini se e di mire qe ne krye te rebelimit komunist te 1997 ishte Gjinushi-vetull tënda. Por që nuk ja mbajti prapanica as Uren e Mifolit te kapercente, me bandat qe komandonte.
Hahahahaha saliu ishte servili i gjith nderkombetareve
Taman ka thene duhet pune e madhe per tja rikthyer dinjitetin gjuhes shqipe
mir e eka thwn kot pa lidhje ai flamuri aty
po mir ee ka then natoja eshte organizat luftarake c lidhje ka me drejtshkrimin tone
organizimi i gjenushit dhe vendosja e flamurit te natos me te vertet ishte pa kuptim ne ate mbledhje
Po ate flamur per ca e mbajn apo jua kan len amanet
O Ramiz po te ishte ndonje flamur Turk nuk do cuditeshe fare, madje do ta penalizonit ndonje qe do te tentonte ta ulte, sic ndodhi me Mirdotorin plazhist te Gjiri i Lalzit. $$$$$$$ Keto ironit e tua jane si fënd e ftoht, pa asnje vler, vetem per budallenjt militant. $$$$$$$ Nuk e di nqs 50 pervjetori i drejtshkrimit eshte me i rendesishem me 550 vjetori i vdekjes se Skenderbeut, qe ti per hater te vizites se Erdoganit e anulove dhe mbushe Tiranen me flamuj Turq, e lave Erdoganin me llap dhe me levdata te pa shoq (shikoni ne internet videon e turpit). $$$$$$$ Edhe nje here te provokoj .... "Bë trimin me Sulltan Erdomutin e jo me Greket, Britaniket dhe Evropianet tolerant".
Shum mir e ke thene kryeminister Edi,Saliu na e la vendin ne erresir dhe per cdo gje ai e ka fajin ndyresira
Kemi besim qe me ju ne krye do e rikthejme dhe dinjitetin e gjuhes shqipe
Saliu i vetmi qe i ka fajet qe Shqiperia nuk eshte zhvilluar ashtu sic duhet,por fat per ne tani qe kemi nje lider si ju Edi
Te ishte akoma saliu gjuha jon pale me cfare gjuhe tjeter do ishte perzier
Mir jua ben qe i ironizon madje pak e kan
Eh, fol Edi Rama fol. Vesh çorape të kuqe to? Vesh kollare seksi? Je i gjatë? Je piktor? Epo nuk ke pune me ne. Ne jemi demokratë. Ne kemi Doktor. Shikoni si ligjeron nga Foltorja Doktori yne Katunaro-Komunist. Ka lezet. Edhe Enver Hoxha vete do ja kishte zili Doktor Katunarit per luften kunder Imperializmit Amerikan. Fol ti fol. Se nuk me ka thene Keli i Melissa Palmës mua, qe ty te rrihnin tek lagjja. Kalo nga lagjja ime po ta mbajti. I kam thene Kelit, sa ta lajmeroj qe ka ardhur Rama, të niset menjehere. U bone ti. Ajo Foltorja jone ka doktora dhe professora si Xhelal Mziu, Ed Paloka, Nul Noka, i madhi Nard Ndoka. E di si e flasin gjuhen shqipe këta apo jo? Ujë fare.
Mos i vë faj Gjynushit të lutem sepse ka qënë komandanti apo më mirë "gjenerali" i viktimave të 97-tës. Asnje ndryshim me babain e tij Etem Gjinushin, kriminelin e luftës partizane duke vrarë popullin e tij sepse i dukej si pushtues vetem e vetem per te marre pushtetin, prandaj, jemi këtu ku jemi sepse komunizmi, banditizmi, fashizmi etc. me perfaqesuest e tij si Berisha-Gjinushi-Rama e Kritaqi etc. kane qene dhe janē ne krye te vendit. Shqipatr largouhni sa më pare sepse ne çdo vend te botës po te shkoni do të jetoni ma mirë. Në Shqiperi jetoni vetem per te punuar per keto bandita.
Më pliaçë , shijon kjo lugë , gurrëgullon ujët safi kroi , e gërmat perlë rruazë shkuar gjerdan .Tridhjetë e gjashtë ngushtica që të vaitojmë me ëoi si që e si vajtoi moti , e maca për macë .Kush s'mbiell nuk pret të korrë veç , një i marrë endet në terr e shteromë e e korr i marri farën e mjaltë me ënde .
E tha mire Edi Rama se Sali Vuk Karaxhicin e la gjalle Skender Gjinushi kur e pati ne dore ne vitin 1997!
Po un nuk e di, nuk e di si kam me u ni Nuk e di si per tjeter m‘ke lon Edhe sot un po du me ta thon Edhe 1 edhe 2 1, 2, 3 Ta Marrsha! Ma kadalë, ma kadalë, hey Ma kadalë, ma kadalë, hey Ma ke bo jeten si lojna Avion! Po un nuk e di, nuk e di si kam me u ni nuk e di si per tjeter m‘ke lon Flamuri i nato-s prish pune ne konferencen e drejtshkrimin. Jam dakord. nuk i shpeton gje syrit te K.Minisytrit tone. Po ky teksti qe prodhohet ne Radio Televizionin Shqiptar, ne eventin me te rendesishem kulturor ne vend, qe kushton mijra euro,qe perfaqeson kombin, a e degjon K.Ministri yne. Edhe 1 edhe 2 1, 2, 3 Ta Marrsha! Ma kadalë, ma kadalë, hey Ma kadalë, ma kadalë, hey .
Pomo po shumë mirë po e flasin Shqipen brezi i ri, po si tja bëjmë hallit gazetarucëve të Tv që flasin gjysëm Shqip dhe gjysëm Anglisht?! Duke menduar që ato fjalë Anglisht i fusin për pordhë, për të treguar që janë të lexuar dhe shkatërrojnë gjuhën e bukur Shqipe që na lanë amanet të parët. Këto shiko ti o Edi Kryeministri dhe jo ça është Gjinushi dhe kë na la në derë.
ME KETE LLOJ DEMOKRACJE KU SISTEMI I VLERAVE KOMBETARE ESHTE PERDHOSUR ASNJE QEVERI MAJTAS APO DJATHTAS NUK TE BEJE ATE QE BERI KOMUNIZMI . TE PAKTEN DERI ME TANI NUK MUND TE MATENI ME KOMUNIZMIN NE ASNJE FUSHE TE JETES EKONOMIKE SHOQERORE DHE ARTISTIKE PERVES SE E KENI VENE NE GJUMIN LETARGJIK KETE POPULL .ZHVILLIMIN E SHQIPERISE E MATNI ME VILAT TUAJA NE MAL DHE NE BREGDET DUKE U KUJTUAR NJE HERE NE VIT PER PENSIONISTET DHE PERKRAHJEN SOCIALE.
Z. Kryeminister, Si mund të vihet shenja e barazimit midis absolutizmit marksist-leninist dhe atij ottoman?! I pari kishte per liri të merrje frymë dhe të punoje kazme nga mengjesi deri ne darke, pa të drejten e levizjes së lire, mu si sklleverit ne Lashtesi... Kur ne perandorine ottomane sundonte liria e prones private, e besimit, e levizjes se lire etj Ne kuptimin e lirive, perandoria ottomane ishte shumë më përpara se absolutizmi m-l i shokut Enver... Nejse, cfare pjell macja, gjuan për minj...
Absolutizmi enverist ishte bujkroberi e stolisur me lulka e dokrr marksiste-leniniste dhe patriotizma të rreme...
NJEHSOJ do të thotë NUMËROJ NJËSOJ (folje) do të thotë BARAZOJ
Gjuha Shqipe drejte vdekjes.Te parét qé abuzojné me gjuhén shqipe jané Parlamentarét,politikanét,Petago e mesues, gjithashtu edhe gazetaret. Gjuha shqipe drejt zhdukjes nga perdorimi i fjaleve te huaja.Si pershembull ,turqizmat ne te folurin e perditshém rrugeve por edhe ne instituticione.Anglishtia qe fshataret apo te pa diturit nuk kuptojné asgjé.Teknologjia dhe globalizmi ç"do dité béhet me i pranishém ne vendin toné,por qeverité nuk duhet té pranojné etikimet,tregtare té teknologjis ne emratimet apo fjalèt e tyre.Gjithçka duhet te zévendesohet ne fjal shqipe.Shpesh her gazetar nga shqiperia shkojné né Kalabri pér té intervistuar ARBERESH .Té vjen keq kur gazetari shqiptar i drejtohet ARBERESHEVE me fjal turke apo ingleze.3fjal ja thon né turqisht,2né shqip,e 1 né anglishte.Perfundimi jemi shqiptar por s"meremi vesht! turp i madh.E vetmja vler e identitetit apo e vertetésisé qe na ka mbetur eshte gjuha te cilen vet ne shqiptarét po e vetekzekutojmé.
Flamuri i NATO-s, si rrota e Piro Manit në një teatër. Fjalimi I Edi Ramës një perlë nga thellësia e mendimit dhe stilistika gjuhësore, një nxënës i denjë i Nolit dhe Konicës. Urime Z. Kryeministër. Me apo pa dashje po ndikoni edhe në zhvillimin e gjuhës shqipe, të shkruar e të folur.
Nganjëherë , dua të hesht .Vetëm të hesht , të kupoj ç'thonë . Ç'duan të thonë a kur heshtin , duan , e s'di në duhen ? Veç të duhen , a ti shonë të duhen , e n'a dijnë ç'është , kurë kjo heshtje a heshtë ?! Lëndon heshta , heshtja ime nuk di n'a , si gjuha tonë , e rëndë , si Amforë antike . Arkondë e rreptë e më e dlira ninullë q'hesht gurrët . Ndrin si hesht'e Elektrës , lëndon ama . Arma që kuron , farmak , si heshtja që lëndon kur s'ka ç'më thotë më e më flet në gjuhën tonë por s'flet heshtjen e s'kafshon gjuhën e më zgidh nga prangat atë lavborronjë . Si një salamandër kjo glujkhë .