“Fshehja” e çuditshme e gjeneralit që drejton Republikën

9 Nëntor 2022, 19:10Politika TEMA

“Fshehja” e çuditshme e gjeneralit që drejton

Nga Ylli Pata

Herën e fundit që Shqipëria u drejtua nga nje gjeneral, atmosfera u ndje menjëherë. Jo vetëm nga protokolli ushtarak i presidentit Alfred Moisiu dhe nderimit të tij mitik me dorën e djathtë pranë kokës, por edhe me eskortën e tij, e cila i tregoi vendit se këtu ka një President me të cilin nuk bëhet shaka.

Prej fundit të korrikut, një koleg i gjeneral Moisiut, Bajram Begaj është president i Republikës, por pak është ndjerë pesha politike e tij.

Deklarata e tij nga Kukësi dy ditë më parë, u duk e arsyeshme, ku foli mbi polemikën e hapur në Britaninë e Madhe me shqiptarët, ku dha edhe një propozim interesant për një konsullatë të Mbretërisë së Bashkuar për të dhënë viza (termi minikonsullatë u duk e çuditshme).

Pas një presidence të çmendur të Ilir Metës për 5 vjet, e cila u kthye në një kjoskë që ushqente panelet e darkës me material shpërthyes afatshkurtër, ka gjasa që të ketë frenuar pasardhësin e tij për një profil më të qetë, më të butë që të mos lodhë njerëzit.

Por një President Republike sido që të jetë nuk ka sesi të pranohet si profil i ukët, ngaqë ai është kreu i shtetit, posti më i lartë i Republikës.

I cili sipas Kushtetutës duhet të jetë pasqyrim i unitetit kombëtar. Një President duhet të jetë natyrisht një zjarrëfikës kur ka tensione të larta, e arbitër kur ka sherr, por duhet të shërbejë edhe si katalizator për të nxitur procese të domosdoshme që shqiptarët i mirëpresin.

Një nga këto është natyrisht drejtësia. SHBA, Bashkimi Europian, me anë të zyrtarëve të tyre në Tiranë janë mjaft aktivë në aktivitetin e SPAK dhe gjykatës së posaçme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një ditë më parë, në Tiranë u zhvillua një aktivitet shumë i rëndësishëm ku buajtën emra të mëdhenj të drejtësisë italiane. Zyrtarë që kanë prangosur baronë e vip-a të mafias jo vetëm italiane por ndërkombëtare. Ee gjithë kjo lëvizje, duket se si objektiv ka mbështetjen e SPAK-ut shqiptar që të lëvizë fort në misionin që njerëzit e presin: goditjen e ndërtesës së pandëshkueshmërisë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, para pak ditësh ishte në SPAK, pikërisht pas disa sulmeve e kërcënimeve të rënda që kishin ndodhur ndaj një gjyqtareje, e rikonfirmoi mbështjen e qeverisë amerikane.

E në këtë linjë, njerëzit presin që presidenti i Republikës të jetë më prezent, në një temë si drejtësia, pasi është kreu i ri i shtetit që nuk ka asnjë konflikt interesi as me drejtësinë e vjetër e as me drejtësinë e re.

Bajram Begaj është presidenti i parë në vend, që të paktën në këtë periudhë nuk ka pasur asnjë inat me drejtësinë e vjetër as me drejtësinë e re, as ka emëruar gra e burra mbështetësish në kushtetuese si pasardhësi, e as ka kërkuar shkarkime.

Duke u nisur pikërisht nga kjo “liri”, Presidenti i ri do të duhet të flasë më shumë, për pandëshkueshmërinë, për luftën ndaj korrupsionit, për atë që presin njerëzit; kush ka pasuri të fituar pa të drejtë, tu konfiskohet.

Profili intelektual dhe njerëzor i Bajram Begajt si mjek e ushtarak i bashkohet natyrshëm lidhjes me atë pjesë të komunitetit që ndjehet jo miqësor me elitën politike. Por pret nga Presidenti që t’i qëndrojë afër. 

Nëse Ilir Meta ka bërë namin duke dekoruar edhe bare e restorante, presidenti Begaj mund ta bëjë duke e rikthyer institucionin e dekoratës në nivelin e vlerës për njerëzit e vërtetë. Natyrisht mund të ketë shumë e shumë rrugë apo shtigje për të vepruar, por në këtë polarizim e sherr masiv, njerëzit e duan një zë të tretë që të paktën t’i flasë ndryshe, e të bëhet ndërmjetës. Ku ka më mirë se presidenti i Republikës…

14 Komente

  1. s
    sapa

    Shqiperia ka pjerdhur dhe nuk con peshe fare a flet nje President apo jo.Pse pak shan Rama cdo dite prej 10 vitesh te korruptuarit?dhe cfare kane sjelle keto sharje?ASGJE!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hekuran

      Shifni ke ka mar shef kabineti dhe sekretar te pergjithshem dhe e kuptoni ça presidence do ket. Do degjoni nga te tera. Duke fillu nga "kriteret" per punesim deri te "kriteret" per qoka. Kot nuk e zbrazi ndërmarrjen baromi. Duhet mbush tashi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Po pse duhet te mbante stafin medioker dhe spurdhiak te Ilir Metaj?

        Përgjigjjuni
      2. t
        tirona

        Aman se çfarë profili ka ky presidenti duket në zbrazësinë e syve të tij kur mundohet të artikulojë fjalë pompozë që do ti shkonin për shtat pozicionit prestigjoz që i dhuroi Rama. Baromit dhe shpurës së tij i kanë var në qafë ca këmbore që sdinë as ta tundin e as ta mbajnë.

        Përgjigjjuni
        1. a
          ana

          Korigjoje pak paragrafin e mesiperm, postin nuk ja dhuroi Rama. Ishte zgjedhje e Amerikes. Fisoje kete, se do te te duhet per neser.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katnari

            Do msoje dhe do ja kaloj te gjithve

            Përgjigjjuni
          2. K
            Km

            Akoma nuk ka filluar pune, lereni te punoje, PASTAJ flisni. Ka bere shume mire qe pastori administrate we presidence. Mbushur me spiunet ruse, italiane, iraniane,Shishas. Mos duhet ti mbante ata? Se fundi, zoti Pata Ylli, I thone "bujtur", jo "buajtur".

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Haha, ky Pata e di se çfare ka ndermend te beje president Bajrami.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati 12

                Mire e ke o Tironci , ky Pata ka marr persiper ti jap direktiva dhe orientime se çfare duhet dhe çfare nuk duhet te bej Predidenti . Shkrim koti

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tropoja

                Çfare eshte ky kapterr tru thare? U tregon britanikeve si t'i ndalin shqipot mos hyjne ne Angli? Me nje fjal ky si presilesh nuk ka asgje ne dore te ushtroje presion mbi qeverine per kushte me te mira minimale per qytetaret mos shpopullohet vendi por,u kerkon britanikeve te hapin konsullat te japin viza te gjejne pune shqipove te japin para financime per shqipot kuptohet parat i vjedh gjitha qeveria bandite dhe ky kapterr del u meson britanikeve se si duhet te veprojne dhe u ben nje lloj presioni na jipni para pune konsullate ose perndryshe ne ju pushtoe juve?? Ç'eshte ky torollak kapterr meson britaniket so te veprojne ara kane pjell boten,ky i meson babait ku jane arat eh kapterr u fshehe boll po rri rri ti e ha nga nji te madh kot katundar dreqi fodull njeri

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Semi

                  O Pata ka dhe ky prob kur ishte shef shtabi....lexo Artur Mecollarin.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Himarioti

                    Baromit, në postin e presidentit, duket se i buzëqeshi fati, jo mendja. Lereni mavrinë të sillet vërdallë në presidencë,. Ai është mjek gjeneral dhe, jo ushtarak gjeneral. Kaq mundet ai.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Ne

                      Shqiptaret kane presidentin qe u takon te kene, sikurse patoku ka grua paten.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        E tmerrshme!!! Ti autor do qe edhe presidenti te ushtroje presion mbi nje pushtet te pavarur???? Ne vend qe te thuash qe partite te marrin shembull nga presidenti, thua te kunderten!!!! Tmerr. Askush, as ti, as ne, as presidenti nuk duhet te "nxise" drejtesine o zoteri!!!! Ky eshte mentaliteti qe nuk lejon forcimin e shtetit ne kete vend!!! Sa keq.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje