Zyrtari i lartë i SHBA mbërrin në Tiranë pas sulmit iranian: Jemi të përkushtuar për mbështetjen tuaj!

9 Nëntor 2022, 17:05Politika TEMA

 

Zyrtari i  lartë i SHBA mbërrin në Tiranë pas sulmit

SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike.

Kështu deklaroi ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick, pas një takimi me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa.

Ai i ka cilësuar diskutimet mbi sigurinë kibernetike si konstruktive.

Dy akademikë zviceranë, Myriam Dunn dhe Cavelty Andreas Wenger, në studimin e tyre kanë folur për sigurinë kibernetike.

Ata e kanë trajtuar dhe situatën në Shqipëri, sa i përket kësaj fushe.

Sipas tyre, debati rreth sigurisë kibernetike është kthyer në një fushëbeteje, ku autoritetet kombëtare kërkojnë të pozicionohen në emër të sigurisë kombëtare.

“Shqipëria është tashmë një ekonomi e shërbimeve teknologjike dhe, si e tillë, varet gjithnjë e më shumë nga infrastruktura e saj e informacionit”, shkruhet në studim.

Në këtë mënyrë, autorët theksojnë se ky nivel i mbështetjes në informacion ka zbuluar edhe dobësitë, veçanërisht kur rastet e shkeljeve të sigurisë së rrjetit po rriten me shpejtësi, duke theksuar nevojën për veprim.

Për ta, Shqipëria është bërë gjithnjë e më shumë vend i origjinës, por dhe objektiv i sulmeve kibernetike.

Rasti i parë i regjistruar i krimit kibernetik në vendin tonë ka ndodhur në vitin 2008.

Vitet e fundit, numri i krimeve kibernetike të zbuluara nga policia është rritur në mënyrë të ndjeshme, me hakerime, mashtrime, vjedhje të numrave të kartave të kreditit, vjedhje identiteti apo maleware si Trojans.

Këto të fundit u mundësojnë kriminelëve të marrin kontrollin në distancë mbi mijëra kompjuterë, duke qenë ndër llojet më të përhapura të krimit.

“Kërcënimet e sigurisë sfidojnë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë dhe e kanë vendosur sigurinë kibernetike në agjendën kombëtare shqiptare”, shkruhet në studim.

Për t’iu përgjigjur sfidave të saj në rritje të sigurisë kibernetike, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar si kapacitetin e saj të brendshëm të sigurisë kibernetike, ashtu edhe bashkëpunimin me partneritetin ndërkombëtar.

Me kalimin e kohës, kuptimi i termit “siguri kibernetike” në Shqipëri ka ndryshuar.

Fillimisht, kuptohej si një çështje e menaxhimit të rrezikut teknik, tanimë si një sfidë kryesore e sigurisë kombëtare.

Pasiguritë teknologjike, fragmentimi i autoritetit dhe detyrimet ndërkombëtare, të gjitha formojnë qasjen e Shqipërisë ndaj sigurisë kibernetike.

Funksionimi i internetit varet shumë nga marrëveshjet e qeverisjes, që përfshin aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë.

Shumë studime kanë vërtetuar se shteti është vetëm një lojtar i rëndësishëm ndër të tjerët, gjë që çon në paaftësinë e Qeverive ose organizatave të sigurisë transnacionale për të zbatuar daljet e preferuara kibernetike, që vjen në mënyrë të njëanshme.

Kontroll de facto mbi komponentët teknikë të internetit dhe të dhënat që rrjedhin përmes tyre ushtrohen nga aktorë privatë.

Shtetet e tjera po i përshtaten kësaj qeverisjeje të rrjetëzuar dhe të fragmentuar me pak a shumë entuziazëm, duke u përpjekur të formësojnë standardet dhe praktikat në një mjedis me shumë palë, por në Shqipëri është ndryshe.

Në konferencën për shtyp, në kuadër të firmosjes së marrëveshjes për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale, kryeministri Edi Rama, ndërsa e vlerësoi bashkëpunimin, ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike e cilësoi si sfidë.

Duket se kjo fushë është e centralizuar në duart e Qeverisë shqiptare.

1 Komente

  1. C
    Cuditem me Shtetin Shqiptare !

    Perse nuk i kerkon Shba-ve Armatime te kohes ,ne nji kohe kur te gjitha Vendet e NATO-s posedojne Aramtime Modeerrne si psh Greqia -Kroacia - ndje edhe vende Arabe ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Si eshte e mundur qe Shqiperia te rrij ala sot pa nji ushtri dhe Armatime si te gjithe vendet si ka pasur edhe dikur para ndryshimit te Sistemit ?- Nji Fuqizim i Ushtrise Shqiptare do vendoste Ekujlibrat ne Ballkan dhe tensionet Politike do sheshoheshin si nga Serbia edhe greqia te cilet e shfrytezojne kte "Dobesi Shqiptare" duke u dukur superiore ne Force Ushtarake - te bejne nji Politike Agresive kunder Shqiperise - sepse na shofin te pafuqishem PaUshtri gje e cila ndikon Psikollogjikishte pse jo Negativishte edhe ke Qeverria por edhe populli shqiptare !!!!!!!!!! - Kekrohet me kte Taktike (lenjen pa Ushtri e Shqiptareve si kane Fqinjet ) qe Shqiptaret ti nenshtrohen keshtu presioneve Politike dhe duke ndjer inferiore vs Serbise dhe Greqise te cilet ushtrojne nji Politike teper Armiqesore kunder Shqiptareve - ti nenshtrohet ktyre Hienave ???????? Mu keshtu me duket se Aleatet tane luajne me disa Karta duke ne len joRastesishte ne kte gjendje disavantazhi por edhe se keshtu i intereson me mire dhe kjo me duket juashtu si interprezthet shpesh ne maredhenjet tona me Miqte si nji Miqesi si e njohim ne shqiptaret Miqesine . ----------- Kerkopheni mer Qeverri Armatime se kan sa per gjithe BOten perse rrini si guake .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje