Rama nderon me medalje komandantin e Guardia di Finanza

9 Nëntor 2022, 16:40Politika TEMA

Rama nderon me medalje komandantin e Guardia di Finanza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar me Yllin e Madh të Medaljes për  Mirënjohje Publike, komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.

Në fjalën e tij Rama vlerësoi maksimalisht mbështetjen italiane në luftën kundër krimit.

“Ky moment solemn i mirënjohjes përmes një dekorate simbolike për gjeneralin është një moment falënderimi për të gjithë të tjerët. Puna e të gjithëve që ka shërbyer në një qëllim të përbashkët për ta bërë hapësirën që ndan dhe bashkon dy vendet në një hapësirë më të mirë është pa diskutim një arsye shumë e fortë për të qenë mirënjohës”.

Ai theksoi se është rritur besimi i njerëzve te këto institucione.

“Shqiptarët kanë pasur fatin të kenë pranë këta përfaqësues të shtetit italian”.

Nga ana tjetër, Zafarana, tha se do ta mbaj këtë dekoratë me krenari.

“Mirënjohjen më të thellë për mikpritjen dhe për këtë medalje prestigjioze. Do ta mbaj me krenari dhe me të gjitha nderet. Si një Italian është për mua nder i madh që ta marr këtë medalje të rëndësishme. Ceremonia e sotme është për mua një mundësi për të konfirmuar angazhimin e ‘Guardia di Finanza’ në aksione të përbashkëta. Ne kemi qenë gjithmonë pranë popullit shqiptar, që prej vitit të largët 1997”.

3 Komente

  1. l
    lover

    falemibderit qe na solle avione per te transportuar ashash :)

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajro Lula

      Guardia di Finanza nuk ishte ajo qe pa asnje lloj reziku per jeten e tyre nga emigrantet shqiptare , coj ne fund te Otrantos reth 90 vete midis tyre dhe femije ???? Sa ironi tragjike .....eshte njesoj sikur te dekorosh nje pasardhes se Benito Mussolinit sot .....Nga Like pordha qe kish dobesi per dekorimet pa kritere po , nga Rama nuk e prisja ....nejse

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eva

        Ishte marina ajo njisho dhe u denua ai agua...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje