
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur strukturat e PD-së së Durrësit për të diskutuar në lidhje me dështimin e negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët të kësaj partie në zgjedhjet lokale të majit.
Xhaferaj tha përballë demokratëve se ishin mbledhur për të dhënë disa të vërteta, ku njëra prej të cilave sipas tij ishte se PD e ndarë nuk i shërbente askujt, por edhe një PD që nuk mund dot Ramën, po ashtu nuk i shërben kujt.
Xhaferaj tha se është e dukshme tashmë që Berisha arrin të mobilizojë shumicën e anëtarëve të PD-së, por ka dështuar një mobilizimin e të gjithë demokratëve. E nëse ndodh kjo, thotë Xhaferaj, si do të mundet që Rithemelimi të mobilizojë të gjithë elektoratin e pavendosur për të risjellë PD-në në pushtet?
“Foltores i thonë Rithemelim, por rithemelimi s’mund të ketë themele të forta nëqoftëse bazohet në metoda të vjetra. Metodat e vjetra i kemi parë prezente në çdo pseudo-garë të bërë brenda PD-së rithemeluar. Kujtoj garën më të fundit për kreun e Forumit Rinor të PD-së. Metodat e vjetra i kemi ndjerë të gjithë kur propaganda e Foltores baltos çdokënd që demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishën, je bashkëpunëtor i Ramës.
Kjo menyre e të folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor të fshehë të vërtetat me metoda të vjetra. Sot, po je kundra Berishës, atehere sipas këtyre je me Ramen. Por, nëse nesër bie dakord me Berishen atëhere papritur nuk je më me Ramën. Kjo politikë e pështirë baltosje duhet të marrë fund. Në të kundërt, kuptojme që vetë Foltorja nuk është aty për të fituar zgjedhje në të mirë të çdo demokrati dhe shqiptari, por për të krijuar zhurmë në mbrojtje të interesave personale“, tha Xhaferaj duke shtuar se demokratët e Durrësit do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, pasi sipas tij, ata nuk ndahen me Berishën në idenë e nevojës për të rrëzuar regjimin, por te strategjia dhe lidershipi që duhet për të fituar kundër Ramës.
Fjala e plotë e Xhaferajt:
Nje PD e ndare nuk i sherben askujt, per kete mendoj se ka dakordesi brenda kesaj salle dhe pertej saj. Por, edhe nje PD qe nuk e mund dot regjimin gjithashtu nuk i sherben askujt. Edhe per kete jemi dakord te gjithe brenda kesaj salle dhe jashte saj. Daljen me kandidate te perbashket ne zgjedhjet lokale te pranveres, e pame si domosdoshmeri per te qendruar fort dhe fituar perballe kandidateve te regjimit te Rilindjes.
Nese kthejme koken mbrapa, zgjedhjet politike te 25 Prillit e provuan se sa e veshtire eshte te perballesh me regjimin. Nga patronazhistet tek punesimi parazgjedhor, tek votat e blera nga parate e inceneratoreve, tek ndarja e fondeve te termetit, dhe deri tek perdorimi i te gjithe burimeve te shtetit ne funksion te Partise se pushtetit. Durresi ishte epiqendra e keqperdorimit te shtetit nga ana e pushtetit me rreth 20 miljone dollare te shperndara gjate fushates zgjedhore.
Mbas zgjedhjeve te 25 Prillit kishim shpalljen non grata te liderit historik, Z. Berisha dhe kjo coj ne ndarjen e Partise Demokratike duke filluar nga grupi parlamentar. Keto muaj kane provuar me fakte se z. Berisha, per te cilin cdo demokrat ka mendime komplekse per te mirat por edhe per te keqijat qe i ka sjelle PD-se, arrin te mobilizoje shumicen e anetareve te Partise Demokratike. Por, nqs. Foltorja po deshton te mobilizoje dhe bashkoje gjithe demokratet, si do arrije te mobilizoje elektoratin e pavendosur? Nje figure si z. Berisha serish ne krye te PD mobilizon shume mire dhe shume fort nje pjese te PD, por kurrsesi nuk mobilizon Shqiptaret e pavendosur, te cilet ZGJIDHJEN NUK E SHOHIN ME TEK E KALUARA.
Foltores i thone rithemelim, por rithemelimi s’mund te kete themele te forta neqoftese bazohet ne metoda te vjetra. Metodat e vjetra i kemi pare prezente ne cdo pseudo-gare te bere brenda PD se rithemeluar (kujtoj garen me te fundit per kreun e Forumit Rinor te PD-se). Metodat e vjetra i kemi ndjere te gjithe kur propaganda e Foltores baltos cdokend qe demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishen, je bashkepunetor i Rames. Kjo menyre e te folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor te fshehe te vertetat me metoda te vjetra. Sot po je kundra Berishes, atehere je me Ramen. Por, nese neser bie dakord me Berishen atehere papritur nuk je me me Ramen. Kjo politike e peshtire baltosje duhet te marri fund. Ne te kundert, kuptojme qe vete Foltorja nuk eshte aty per te fituar zgjedhje ne te mire te cdo demokrati dhe shqiptari, por per te krijuar zhurme ne mbrojtje te interesave personale.
Dikush me pyeti kur po hyja ne salle per protesten e 12 Nentorit nese do marrim pjese apo jo. Pergjigja ishte se ne nuk ndahemi me z. Berisha ne deshiren dhe nevojen per te protestuar kunder regjimit, ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi qe na duhet per te fituar kunder regjimit.
Domosdoshmeria qe kandidatet demokrate te mundin kandidatet e regjimit ne zgjedhjet lokale na detyroi qe ne negociata te ishim te hapur dhe tolerante duke pranuar edhe primaret e shpallura nga z. Berisha. Por, pame qe ndersa ne na tregohej statuti i 11 Dhjetorit, me z. Meta hartohej marrveshje. Propozimi yne, qe ka vetem nje synim, te nxjerre kandidate te perbashket qe mobilizojne gjithe votat e demokrateve dhe pertej, eshte aty. Gara lokale nuk eshte beteje e brendshme e statuteve te PD, por eshte beteje per te mundur regjimin dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone per nje te mire te perbashket.
Te shkosh ne anen e te veremosurit Sali este njesoj skur te ka zene ZGJEBJA.Qe ka idiote e trushpelare ne vendin tone te dashur nuk diskutohet.Qe fshatari Sali eshte kusar bashke me familjen nuk diskutohet.Pra ne kohen qe USA nepermjet ambasades e nxjerr te padeshirueshem per shume arsye qe edhe ne i dime Saliu duhet te shkoj para drejtesise dhe ti sekuestrohen sarajet dhe parate e vjedhura me gjithe familjen hajduterore.Neve me ameriken jemi si miza me elefantin.Sa me shume krekoset e kakaris Sali kerma aq me shume do tia fusin hurin brenda. E kane provuar burra ne shtete te medha ti dalin kundra US the kane ikur me turp e jo me gomari Sali.
Ik mor i pa burre sdoli nje trim te thot tamam ate qe eshte e vertet .qe te zgduket maloku se ju mori ne qaf mor race e poshter.
Edhe ky paska lajthit nga nje ane shan Foltoren nga ana tjeter do i bashkohet foltores ne proteste. Shikoni cfar politikanes kemi pa asnje ide qe te beje nje opoxite konstruktive qe ti japi shpresa elektoriatit te djathte se do vijne se shpejti ne pushtet, te gjithe politikanet e djathte si puna e tij qe kur ka ardhur demokracia idete e tyre jane se si te bejne protesta per te rrezuar qeverine. I them ktij Tyci se pushteti nuk meret me revolucion ka ikur koha e Leninit, pushteti meret me vota. Dhe i them k’tij Tyci mos u mundo ti ngrejsh njerezit ne protesta se e ke kot, se nuk do t’ju ndjekin nga mbrapa me idete tuaja dhe te plakut Mere duke bere protesta
Pse ky tifozllek ne pd?dhe nuk shohin programin
Ky eshte nje rrote kari qe se ka shokun. Nuk di te flase vetem te bertas.
KY ESHTE CAMI QE DO TE NDRYSHONTE EDHE DIELLIN NE SE FITONTE P D NE ZGJEDHJET E 2017 .
Shiko..eshte"pidh seme", thonin me pare edhe I ha dhe I djeg,i vjen rrotull,I merr ere dhe ...sja fut dot. Epo cti thuash ketij,...mor aman. Keshtu popullorce I shkon me mire.
Mall i rralle ky plehra Spiuni i regjur nuk heq dore kurre doktorri nga model iku me Pollon Berisha e beri Minister, kandidat per bashkine Durres me budalla ska tani kretare i P.D- se ky i duhet vetem nje njeriu Saliut , pastij Serboboshnjaku Oketovici ...turp turp turp marrin dhe hapsire mediatie e televizive mortja qe si ha qelbesirat e botes....