“Po provokon”, Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e bëjë arrestin në selinë e PD

15 Dhjetor 2023, 09:10Politika TEMA
“Po provokon”, Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e

Çështja “Berisha” është kthyer në temë debati mes ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Arjan Çani.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani theksoi se shkresa e SPAK është provokim i rëndë për Parlamentin, gjë që u kundërshtua nga Çani.

Ky i fundit, teksa foli për masën e sigurisë theksoi se nëse Berisha zgjedhë të bëjë arrestin në shtëpi, do zgjedhë selinë e PD-së.

Pjesë nga debati:

Manjani: Shkresa e SPAK është provokim shumë i rëndë ligjor që ia ka  çuar Parlamentit.

Çani: Po pse mos të vendos parlamenti.

Manjani: Formalisht, SPAK heq përgjegjësinë nga vetja e vet.

Çani: Berisha edhe pse e dinte se po vinte një armik i tmerrshëm për ta vrarë, nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kishte shumë mundësi, por tani është vonë.

Berisha në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, të vdesë si hero. Ligji e lejon Berishën të zgjedhë vendin se ku do e bëjë masën e arrestit, në shtëpi, në zyrë. Berisha mund të zgjedhë që ta bëjë arrestin në selinë e PD-së.

5 Komente

  1. p
    populli ine trim dhe....

    Per salihin do ishte ne mire ta bente ne HALE,se sipas popullit nuk bie rrufeje ne hale

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik

      Njeri me gomar se tjetri.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        E ka emrin arrest shtëpiak dhe jo partiak dhe behet me qellim nje fare izolimi ku i ka te kushtetuta takimet me te huajt me perjashtim te familjare e dhe avokateve.Si ka mundesi te quash provokim kerkesen e SPAK ut ne kuvend,kur eshte e drejta e tij ligjore dhe i pat dhene mundesi heren e pare vetem paraqitje dy here ne muaj.Mos u mundoni t'a Beni hero Berishen,se ka bere nje jete politike mizerabel edhe si antishqiptar dhe si antipopullore,aq sa simpatia e njerezve per te ka rene nen 20 perqind

        Përgjigjjuni
        1. p
          popull

          Te dy topet e Sali karit

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Po cfurkun e kish marrë me vete ky politikan i pjerdhur !? Ky ka mbetur pa punë dhe shkon si laro në emisionet politike të mbrëmjes nëpër televizione dhe broçkullis idjotësira.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje