Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë, pas ultimatumeve të kreut të qeverisë për shkarkim të drejtorëve të Bashkive në vend, si edhe administratorëve të njësive vendore.
“Ky njeri i pangopur do të ketë çdo pushtet në këtë vend dhe sillet tani si kryetari i bashkisë së Shqipërisë, jo vetëm si kryeministër”, tha Berisha.
Më tej Berisha ka folur për 20 shkurtin, duke u shprehur se Rama nuk e harron atë.
"Nuk e harron Edi Rama 20 shkurtin, kur u transportua me urgjencë me autoblindë në tunelet e diktaturës, nga frika. Nuk i harron këto ai." - tha Berisha.
Kreu i PD u shpreh gjithashtu se Rama e ka tmerr fjalën demokrat se i përmbysi pushtetin e etërve.
Këto deklarata të Berishës vijnë në një kohë kur koalicioni i udhëhequr prej tij ka marrë numrin më të paktë të deputetëve dhe numrin më të vogël të votave që prej vitit 1997, ndërkohë që këto etiketime të Berishës i përkasin një realiteti paralel, jo atij të përditshëm.
Pirdh, pirdh se lirohesh.
Temperaturat e larta te veres nuk ikin kollaj pa lene pasoja.