Portali i familjes Berisha e pranon se mediat amerikane citojnë Këlliçin, për shkrimet që Rama korruptoi FBI-në

17 Shkurt 2023, 11:10Politika TEMA

Portali i familjes Berisha e pranon se mediat amerikane citojnë

Prej ditësh, portali i familjes Berisha nxjerr copa shkrimesh nga media të ndryshme, për të treguar se si Rama ka “korruptuar” FBI-në.

Heqin copa shkrimesh e shtojnë të tjera nga vetja, për të frymëzuar njerëzit që të dalin në protestë.

Por, asnjë media e huaj, nuk ka nxjerrë ndonjë fakt, se Rama ka korruptuar FBI-në.

Ato ose japin opinione, ose citojnë zyrtarët e PD-së së Berishës, që thonë se Rama ka korruptuar FBI-në.

Portali i familjes Berisha e pranon edhe vetë këtë gjë, teksa këtë të premte shkruan se mediat amerikane citojnë Belind Këlliçin, për “korruptimin” e FBI nga Rama.

Me sa duket kanë dashur të mburren se citohen dhe nga mediat e mëdha, por kanë bërë gafën se kanë pranuar të vërtetën e këtyre shkrimeve, që bazohen pikërisht tek denoncimet e tyre, jo tek faktet e gjetura apo investiguara nga mediat e huaja, në këtë rast ato amerikane.

Shkruan portali i familjes Berisha:

Dy nga mediat më të mëdha në SHBA, raportojnë se Charles McGonigal u pagua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për të goditur opozitën.

Të dyja këto media citojnë kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

“Ndërkohë sërish në Shqipëri, McGonigal nisi hetimet për rreth 12 kundërshtarë politikë të kryeministrit shqiptar, sipas Belind Këlliçit, një kundërshtar politik i kryeministrit. Hetimet mesa duket u përdorën për të bllokuar kundërshtarët e kryeministrit që të bëjnë biznes me SHBA, duke përfshirë edhe debankimin e tyre nga sistemi bankar i SHBA,” shkruan portali i të djathtës amerikane, Breitbart.

Këlliçi ka folur edhe për gazetën e njohur njujorkeze, ‘New York Post’.

“Pse e paguanin shqiptarët McGonigalin?

Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike opozitare në Tiranë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarë politikë të kryeministrit socialist Rama, hetime të përdorura për t’i deklaruar persona non grata, që nuk mund të bënin biznes apo të hapnin llogari bankare në SHBA.

Rreth një duzinë politikanësh të opozitës apo njerëz nga biznesi që përkrahnin partitë opozitare u futën në “listën e zezë” të McGonigal.

Ajo përfshinte liderin e opozitës Sali Berisha, i cili u godit me statusin persona non-grata dhe u ndalua të hynte në SHBA me vendim të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken,” shkruan gazetarja Miranda Devine e ‘New York Post’.

16 Komente

  1. t
    titi

    po sic bene saliu bashk me kto te tjeret i gjen gjerat pergjysem te pa sqaruara

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhi

      Po mo po. Citojnë dhe gruan e burrit të gruas (Delina Fico) për non-grata për Salën.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tosi

      po normale te njejten gje ben dhe saliu

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Janë të mbaruar dhe kerkojne sherr. Asnjë pergjigje ketyre plehrave.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shijak

          plehrat duhen hequr....ndryshe te marrin frymen

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          Rrej se rritesh na thonin kur ishim te vegjël per te na hequr vesin e genjeshtres.Por jemi ne vitin 2023, pra kane kaluar 33 vjet liri per njerezit te cilat sidomos sot kushdo qe ndjek internetin nuk ka nevojë te dëgjojme pordhet e politikanëve sidomos te atyre qe genjeshtren dhe shpifjen e kane jetesore.Sot ne e marrim vesh çdo gje qe na intereson midis te cilave edhe çështjen e FBI.Nuk mund te ndjesh kryetar bashkie kur fillon e rren para se te shkosh ne bashki.Ju mund te bashkepunoni me gazeta rrugesh por gazetat e medha nuk japin lajm pa dy burime

          Përgjigjjuni
          1. t
            taulamt

            po ca kelliq kari me at robqir gabell muti

            Përgjigjjuni
            1. G
              Geni

              Na lodhen me kte tem ,ky saliu te mcefi mir hordhiqet e veta

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kevi

                Ky saliu nuk vdes pa i ven nje gj persiper rames nga ato qe ben vet

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noc Rroku

                  Kam pase nje ide per te votuar kete Kellicin familjarisht por tani jo. Ky eshte pwrson qe nxin vendin tone, intrigant shpifes, maskara me te gjitha veset e keqia qe ka nje njeri. Po sikur ky te behet kryebashkiak . Per mua kurre dhe ka per tu djegur si politikan.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbi

                    ku u bo dhe ky kellici o zot i madh

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drini

                      Po kellir/ kelliç evgjiti plus edhe thuthuq pretendon bashkine e Tiranes? Ca behet o zot? Kellira eshte I mire vetem te mbledhe kanoçe.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhuljano Guce

                        Po ca karin thone keta aman...te gjithe njesoj si ai non grada qenkan vk

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          like

                          Pirdh pirdh se karin do hani perseri n 14 maj pa merak hahahah do ikni prap si nje opozite e deshtuar

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fredi

                            Ok, ne dhe mami jot do hame kar.Po mami jot e para(qihen shume grate e ish oficereve).

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Km

                            Autoret e vertete,financuesit e artikujve ne shtypin e huaj Jane ne Shqiperi,ne rradhet e deputeteve te PD,ne rradhet e media e qe kane Dale hapur dhe stimulojne genjeshtrat,shtremberimet e mashtrimet me ceshtjen "FBI-McMc",per FF shi Edhe ndonje gazetar qe eshte ne Amerike ,si Robert Papà.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje