Atë që nuk e bënë vitin e shkuar kur u miratua buxheti i 2024, opozita e bëri këtë të enjte me aktin normativ që qeveria ka sjellë në parlament për rishikimin e këtij buxheti.
Çështja që ka shkaktuar më shumë debate ishte kërkesa e qeverisë për të financuar nga buxheti i shtetit projektin për ndërtimin e portit në Porto Romano.
“Doli Rama në fillim dhe tha do ta bëj investim privat, pastaj do jetë me kredi. Në një moment tha dhe do ta bëj me të ardhurat e portit. E di që porti nuk ka këllqe ta bëjë këtë histori, ishte gënjeshtra tjetër”, tha Oerd Bylykbashi.
“Zanafilla e krijimit të Porto Romanos fillon në vitin 2009 nga qeveria juaj”, tha ministrja Balluku.
Ministrja e Infrastrukturë kërkon nga opozita të mos sulmojë një projekt, i cili është dhe rajonal, por që ka kërkuar dhe mbështetjen e NATO-s për të qenë në një pjesë dhe port ushtarak.
“Kjo retorika boshe me NATO-n, kundër zhvillimit nuk ka vlerë për t’u diskutuar”, tha Jorida Tabaku.
“Këtu preket interesi kombëtar dhe kjo nuk është një çështje për ta kthyer në një lojë politike”, tha Balluku.
Balluku përgënjeshtroi opozitën se kompania që do të ndërtojë projektin tjetër atë të portit turistik është përjashtuar nga të gjitha taksat.
“Nuk ka asnjë përjashtim nga taksat përveç taksës së infrastrukturës”, tha Balluku.
Por pse i intereson NATO-s porti i Durrësit?
Kapiten i rangut të parë Artur Meçollari, tha për Dritare TV se Sazani është një pikë e rëndësishme strategjike për aleatët në Shqipëri, ndërsa shtoi se të njëjtën rëndësi strategjike ka për NATO-n edhe porti i Durrësit.
“Sazani mund të kthehet në një pikë turistike dhe një vend të banueshëm sepse i ka mundësitë.
Është një sipërfaqe prej 6.5 km katrorë dhe ka një hapësirë të mjaftueshme. Mënyra e qasjes sonë te Sazani është e gabuar sepse është e njëashme. Një pjesë e shikon vetëm nga qasja ushtarake, tjetra vetëm nga ana turistike. Sazani është pjesë e një historie moderne 200 vjeçare përplasjesh së fuqive të mëdha detare dhe e tillë do të mbetet për shkak të pozicionit strategjik që ka.
Bëhen llogaritje ekonomike, por në fakt politika sot nuk është shprehje e koncentruar e ekonomisë, varet nga siguria kombëtare. Sazani, Gjiri i Vlorës dhe Karaburuni janë pikat më strategjike të Shqipërisë.
Kjo sepse kontrolli i kanalit të Otrantos, Mesdheut Qendror, Jonit Verior dhe të Adriatikut, është i rëndësishëm. Që të ushtrosh kontrollin detar, duhet të kesh disa cilësi. Të kesh autoritetin, e dyta të dish çfarë është duke bërë kundërshtari yt, dhe Gjiri i Vlorës ose lartësitë e Karaburunit dhe Sazanit ta japin këtë mundësi. Një sistem vëzhgimi të jep mundësinë të shikosh çfarë bën kundërshtari.
Kontrolli i kanalit të Otrantos, është i rëndësishëm sepse e kthen Adriatikun në një liqen të NATOS. Është i rrethuar nga vendet e NATO-s, dhe nëse bllokohet Adriatiku atëherë kthehet në një liqen të sigurtë. Pse NATO-s i duhet Durrësi dhe jo Porto Romano?
Pse NATO nuk investon në portin e Aleksandropolit në Greqi? Pse nuk përdor atë si korridor drejt lindjes, por kërkon Durrësin? Sepse Aleksandropoli ndodhet në detin Egje, në një hapësirë detare jo të sigurtë nga kundërshtari.
Kurse gjiri Durrësit dhe Vlorës, nëse bllokon kanalin e Otrantos, janë pjesë e enjë zone të sigurtë detare.
Momenti më i vështirë i çdo lloj lëvizje trupash, është momenti i zbarkimit nga deti në tokë. Prandaj porti i Durrësit është i rëndësishëm sepse lejon kapacitet zbarkimi masive drejt lindjes”, u shpreh Meçollari.
Arturi shume gjera i thote mire por konkluzjonet per zonat strategjike i ka te gabuara .Mos gaboj ky e ka kundershtuar vendbazimin e anijeve luftaraken te NATOs ne Porto Romano .Sot eshte dakort . Pytja eshte sa i nevojshem eshte ky mini basen per anijet e NATOs ne PortoRomano? .Ne detin Jon dhe Adriatik ka me dhjetra baza detare ku Fllota e NATOs ka kushte shume here me te pershtatcme se ajo qe do te ngrihet ne Porto Romano . Te ngrihet por jo per klaset e renda te anijeve te NATOs .Te jet per anijet e lehta luftarake te Rojes Bregdetare Shqiptare me prespektiv modernizimi e zgjerimi .Te ngresh nje port ushtarak per klasin e anijeve te NATOs kerkohen fonde te medhaja .Por pse pikerishte tek ne kur dihen kapacitetet ekonomike?
Ramsesi nuk eshte vetem i babezitur per para por mbi te gjitha eshte i semure nga pushteti. Ia fal portin (se è ka proveniente e babes) arabit qe ja mbush thaset me leke ,por i fal Sazanin dhendrit te Trump per te mbajtur pushtetin. Nuk ka per tu ndalur para asgjeje.
…dhendrrit te Tramp pas te cilit eshte oligarku Rus i cili ka ne pronesi “Aman”
Eshte opozite ordinere....a mbami mend qe kjo opozite te kete qene dakort per punet qe ka bere qeveria...filloheni me liqenin,me parkun e lojrave ,pazarin e ri,sheshin,stadjumin rrugen te astiri e cte kujtosh me pare....eshte opozite NON GRATA ...
Nuk behet opozite me Komuniste o Romeoooo,ata Jane te njetes fare e Kane firmosur te baba I tyre ndaje Jane te gjithe bashke.
ulini breket