Deputeti i PS, Gogu bën humor me Bashën: Numrat të shënohen në procesverbal, zysha ime po më dëgjon

21 Mars 2024, 13:19Politika TEMA
Deputeti i PS, Gogu bën humor me Bashën: Numrat të shënohen

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kujtoi Lulzim Bashës pikën e tij të dobët, Matamatikën.

Në një replikë të shkurtër në Kuvend, Gogu tha se Basha s’mund të fliste në emër të shumicës kur vetë është një pakicë teksa po diskutohej për reformën zgjedhore.

Gogu kërkoi të fiksohej se për 9/10 e shqiptarëve nuk mund të flasë 1/10.

“Sepse 1/10 bën 10% thotë zysha ime e Matematikës, nuk bën 90%”, deklaroi Gogu duke kërkuar ndërkohë shënimin e numrave në procesverbal.

Pas zaptimit të foltores për disa minuta, kryetarja Lindita Nikolla përjashtoi Bashën nga seanca.

1 Komente

  1. M
    Mare Nostrum

    Gogu e ka shpalosur talentin e tij si humorist kur i thurte lavde komandantit turk Hajredin Pasha te cilin na e beri hero shqiptar te kryengritjes antiosmane te Dibres. Tani po shpalos dhe guximin e tij si figure publike sepse pas asaj megagafe qe ia fut dore me dore dhe thikave me helm dhe çadrave pistolete te Qoftelargut, duhet me te vertete shume guxim qe te besh humor me lajthitjet e te tjereve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje