Debat në Kuvend/ Basha: Koha ti tregoni shqiptarëve jeni pro apo jo listave të hapura. Spiropali: Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura

21 Mars 2024, 11:12Politika TEMA
Debat në Kuvend/ Basha: Koha ti tregoni shqiptarëve jeni pro apo jo

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është koha që mazhoranca të tregojë nëse është pro apo kundër listave të hapura.

"Për dikë që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të “Zgjedhores” duhet të kishit më shumë durim. Sot duhet të kishit guxim të përgjigjeshit qartë e jo të bënit lojëra fjalësh.


Shqiptarët duhet të dinë qëndrimin për propozimet tona. Nuk mund t’i gënjeni sepse produktin e keni brenda. Në dhjetor 2022 paketën e parë nëntor 2023 paketën e dytë.


Pjesa më e dhimbshme për qytetarët, ëme shtrenjtë në kuptimin e cmimit për demokracinë është pazari i heshtur i interesave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrikes.


Duhet të jemi të sinqertë. Menduam që ndryshimet e 2008 do të përmirësonin situatën por na kthyen në këtë Kuvend ku jemi sot. Ku gjithçka vendoset jashtë kësaj salla. Ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti që t’i jepet fund teatri.

Dihet që vendimi është marrë, duket. Hidhni propozimet instituciooneale të PD e kërkoni votën e Kuvendit që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura, votave të diasporës dhe votimit elektronik", tha Basha. 

Pas këtyre akuzave, ka reaguar në një replikë ministrja Elisa Spiropali. Ajo tha se PS-ja është nga ato forcat që nuk ka frikë nga garat e hapura, duke ironizuar kështu PD-në.

"Ju jeni produkti më ekzemplar i listave të mbyllura. Për lista të hapura pritet për t’u parë. Nëse ka një njeri që ka frikë nga gara e hapur atë shiheni në pasqyrë", tha Spiropali. 

2 Komente

  1. B
    Bureto

    Spiropali: "Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura!". Sa për sot, kaq mjafton për 'lulen' e Sa-lehut.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Po dakort jemi për listat e hapura, ore po kush do ti pregatiti këto mut Lista, ose ça pune ka ky Fatmir Mediu, Kurva që do ishte i kalbur në burg për Gërdeci , po si nuk doli një Avni Rustemi nga Gërdeci e ta shikonte Fatmir Muti Parlamentin, po sa i pa fytyrë që është, kërkon pse është prishur marveshja me OSBE, po mirë o Fatmir Eli Fara Gërdeci se shkove nja 30 vjetë në Politikë, sa votues ka PR, sa vote ke marë ty që je Deputet. Po ta mbajti Suma dil në zgjedhje vetëm si PR e ta shohësh me dylbi Parlamentin se, Piçkën e Sëmës Vota do marrsh, o Rracë Muti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje