Teksa Kuvendi do t’i kthehet sot normalitetit, në sallën parlamentare janë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave.
Në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman Karl Bergner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov.
Deputetët e krahut të Sali Berishës pas pesë muajsh zhurmë, bilbila dhe kaos do të heqin dorë nga aktet e rrëmujës, ndërsa pritet te bashkojnë votat me socialistët për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, të darkordësuara më parë me mazhorancën.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste që u mbajt në Durrës të dielën që shkoi u shpreh se mazhoranca nuk ka qenë kundër kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, por shtoi se objekti i kërkesës së tyre nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën.
Dy komisionet hetimore që pritet të ngrihen janë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.
Lini një Përgjigje